Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Zero konkurrencë për garën shumëmilionëshe të rrugës Kardhiq–Delvinë

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Zero konkurrencë për garën shumëmilionëshe të rrugës Kardhiq–Delvinë

Tre tenderët shumëmilionësh për ndërtimin e segmentit rrugor Kardhiq – Delvinë përfunduan me konkurrencë të ulët dhe me oferta fituese fare pranë fondit limit, bëhet e ditur nga publikimi i shpalljes së fituesit në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Tenderi për lotin 4 u fitua nga oferta e përbashkët e dy kompanive, Cobial dhe Gjoka Konstruksion, me ofertë prej 2.36 miliardë lekë, ose sa 99% e fondit limit. Një ofertë konkurrente nga kompania Alb Building shpk ishte edhe më e lartë se sa oferta fituese, ose e barabartë me 99.6% të fondit limit, por gjithsesi, kjo ofertë u skualifikua. Komisioni vlerësimit argumentoi se “kompania nuk ka realizuar punë të ngjashme në tre vitet e fundit”, një nga kriteret përjashtuese për të marrë pjesë në tender.

Segmenti i përfshirë në lotin 4 është 6150 metra i gjatë dhe në të përfshihen dy ura me gjatësi të përbashkët prej 207 metrash. I gjithë segmenti pritet të kushtojë 18.7 milionë euro ose 3045 euro për metët linear.

Në tenderin për lotin 5, pati gjithashtu dy oferta, një prej të cilave u skualifikua, megjithëse ishte më e lartë se sa oferta fituese. Tenderi u fitua nga kompania Alb – Star për 1.79 miliardë lekë ose 2.2% më pak se sa fondi limit. Oferta tjetër nga GPG Company  ishte e barabartë me 98.8% të fondit limit, por ajo u skualifikua pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar vlerësoi se GPG Company ka sakaq në zbatim kontratën e by-pass të qytetit të Tepelenës me vlerë 2.8 miliardë lekë dhe sipas rregullave të qeverisë shqiptare, ajo nuk mund të fitojë tender të ri pa përfunduar 70% të punimeve të kontratës në vijim. Loti 5 do të ketë një gjatësi të përgjithshme prej 3058 metrash dhe do të kushtojë afërsisht 4.6 milionë euro për kilometër.

Për tenderin e lotit 6, oferta fituese u hodh nga kompanitw Agbes shpk & Arberia shpk dhe ishte afro 2.38 miliardw lekw, e barabartw me 99.6% tw fondit limit.

Të tre tenderët e marra sëbashku do të kushtojnë rreth 51 milionë euro sipas rezultateve tw tenderwve. Kjo do të thotë se çdo kilometër rrugë do të kushtojë afro 3.7 milionë euro dhe çdo metër linear do të kushtojë 3700 euro. Për çdo metër katror rrugë, kostoja e pritshme është rreth 393 euro.

Përveç loteve 4,5 dhe 6, rruga Kardhiq Delvinë ka edhe dy lote të tjera të cilat përfshijnë një tunel afro 900 metra të gjatë. Këto dy lotet e fundit nuk janë planifikuar të financohen këtë vit, por pritet që tenderi për to të hapet në vitin 2019. Tuneli pritet të kushtojë 2.8 miliardë lekë ose 22.2 milionë euro dhe do të ketë kosto për metër linear prej 26,700 eurosh.

Aktualisht nuk është publikuar ndonjë studim fizibiliteti për leverdisshmërinë e këtij segmenti rrugor. Nëse do të realizohet deri në fund, rreth vitit 2022 nga Tirana për në Sarandë do të mund të udhëtohet duke u kthyer në drejtim të fshatit Kardhiq, 9 kilometra para se të mbërrihet në Gjirokastër. Nga kjo pikë, Saranda është 46 kilometra larg. Alternativa tjetër nga rruga ekzistuese përmes Qafës së Muzinës është rreth 65 kilometra, me një shkurtim prej rreth 20 kilometrash./BIRN/

Tags: garënKardhiq–Delvinëkonkurrenceshumëmilionëshetë rrugëszero

TË LIDHURA

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, GJK mban sot seancë
Aktualitet

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, GJK mban sot seancë

09:34 | 10/02/2026
Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!
Aktualitet

Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!

09:15 | 10/02/2026
FOTO nga Brukseli/ Rama shfaqet krah Presidentit të Këshillit Europian: Miku im i çmuar…
Aktualitet

FOTO nga Brukseli/ Rama shfaqet krah Presidentit të Këshillit Europian: Miku im i çmuar…

09:13 | 10/02/2026
Next Post
Ndarje e shkëmbim territoresh? Thaçi e thotë fjalën e fundit

“Kosova s’mund të sakrifikohet për të shpëtuar ‘kokën’ e Thaçit”

Germans “occupy” Albania, INSTAT: German tourists increase by 82.5 %

Germans "occupy" Albania, INSTAT: German tourists increase by 82.5 %

‘Dorëzohet’ Vuçiç: Politika ime për Kosovën ka dështuar

‘Dorëzohet’ Vuçiç: Politika ime për Kosovën ka dështuar







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Skandali, dy diplomatë të lartë norvegjez nën hetim për lidhjet me Epstein
Bota

Skandali, dy diplomatë të lartë norvegjez nën hetim për lidhjet me Epstein

by mirseda
09:37 | 10/02/2026
0

Dy diplomatë të njohur norvegjez po hetohen nga autoritetet norvegjeze për shkak të lidhjeve të tyre me...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, GJK mban sot seancë

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, GJK mban sot seancë

09:34 | 10/02/2026
‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët

‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët

09:25 | 10/02/2026
Abuzonte me fëmijë të vegjël, arrestohet punonjësi i çerdhes në Britani

Abuzonte me fëmijë të vegjël, arrestohet punonjësi i çerdhes në Britani

09:17 | 10/02/2026
Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!

Protesta e PD, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën!

09:15 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com