Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Zëri i Amerikës: Unaza e Re, hije dyshimi mbi një nga firmat fituese

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Zëri i Amerikës: Unaza e Re, hije dyshimi mbi një nga firmat fituese

Në Shqipëri, dokumentat e publikuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Të Paekspozuarit” në televizionin “NEWS 24” hedhin hije të forta dyshimi mbi tenderin e zhvilluar për ndërtimin e Unazës së Re të kryeqytetit. Fituesi për realizimin e një prej 3 pjesëve të rrugës, është bashkimi mes kompanisë shqiptare Biba X dhe kompanisë DH Albania, kjo e fundit e rregjistruar në muajin korrik të këtij viti, pak përpara se të hapej tenderi, me përfaqësues të saj një 26 vjeçar shqiptar, Avdiol Dobi.

Sipas dokumentave të bërë publikë, të cilët i referohen Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania DH Albania, është degë e kompanisë Dunwell Haberman, themeluar në shtetin Delawere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998. Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, që vërteton aktivitetin e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë.

Emisioni “Të Paekspozuarit” i është drejtuar Departamentit të Shtetit të Delaware për të verifikuar të dhënat mbi kompaninë Dunëell Haberman. Përgjigja zyrtare e dhënë nga drejtori i Marrëdhënieve me Komunitetin Doug Denison ka zbuluar se dokumenti i paraqitur pranë institucioneve shqiptare është i falsifikuar. “Dokumentat që ju na keni dërguar nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Delaëare.

Vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamenti i Korporatave lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentat të cilat na keni dërguar. Gjithashtu, dokumentat që ju na keni paraqitur, theksojnë se Dunwell Haberman LLC, është krijuar në 25 Qershor 1998. Të dhënat e Departamentit të Korporatave, tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 Qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngjitur kësaj letre. Datat dhe numrat e verifikimit, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentat që ju keni dërguar”, shkruhet në përgjigjen që Departamenti i Shtetit të Delaware, i ka dhënë emisionit “Të Paekspozuarit”

Drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi tregoi se i ka dërguar Departamentit të Shtetit të Delaware, dhe aktin e themelimit të kompanisë, dorëzuar në QKB-në shqiptare, ku sërish pretendohet se data e themelimit të kompanisë është 25 Qershor 1998. “Përgjigja e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të Delaware, qe e njëjtë. Edhe ky dokument ishte falsifikuar”, u shpreh zoti Rakipi, duke publikuar dhe çertifikatën origjinale të themelimit të Dunwell Haberman, “ku duket qartë se data e themelimit është pikërisht 25 Qershor 2018”. Për më tepër, kompania rezulton të ketë dorëzuar pranë QKB-ës dhe bilance e pasqyra financiare fallso, të viteve 2015, 2016 dhe 2017, ndërkohë që është themeluar në Qershor të vitit 2018.

Në garën për Lotin I të projektit të Unazës së Re, dega shqiptare e kompanisë amerikane, DH Albania, së bashku me kompaninë shqiptare Biba X u shpallën fitues ndërsa konkurrenti i tyre, kompania Vëllezërit Hysa, vetëm sa ishte rregjistruar në garë dhe nuk kishte paraqitur asnjë dokument. DH Albania dhe Biba X (kjo e fundit rezulton të ketë vetëm 7 përqind në këtë konsorcium) fituan me një ofertë që përfaqëson gati 45 përqind të të gjithë investimit, ose pak më shumë se 18 milion euro (pa TVSH).

Partia Demokratike e cila ka hedhur akuza se e gjithë gara është korruptive, një muaj më parë publikoi dokumenta se kompania BIBA X ka qenë nën sekuestro për çështje borxhesh në momentin që ka marrë pjesë në garë, ndërsa për partnerin amerikan se është kompani offshore, me pronarë të panjohur.

Në kundërpërgjigjen e tij Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) theksonte se “bazuar në veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategoritë maksimale (kategoria G) për 30 nga 32 kategori punimesh të ndertimit, Dunwell Haberman ofron një gamë gjithëpërfshirëse të shërbimeve inxhinierike dhe teknike në botë dhe ka një staf prej mbi 3500 punonjës”.

Ndërsa për kompaninë BIBA X shpjegonte se “plotëson kriteret e dhëna konform dokumentave te tenderit dhe është në perputhje të plote me rregullat e prokurimit publik. Ky operator në asnjë rast dhe në asnjë moment referuar ekstraktit të QKB-së nuk ka qenë në proces falimentimi dhe statusi rezulton aktiv”, u shpreh ARRSH-ja.

Projekti për realizimin e Unazës së Re është shoqëruar me kundërshtimin e fortë të banorëve banesat apo bizneset e të cilëve do të duhet të prishen. Një pjesë e mirë e tyre rezulton të jenë ndërtime pa leje për të cilat, autoritetet kanë premtuar banesa sociale apo një bonus qeraje për tri vite. Ndërsa për ndërtimet që kanë një lejë të rregullt do të bëhet kompensimi sipas ligjeve në fuqi. Por shumë nga banorët nuk e pranojnë këtë zgjidhje. Për gati 5 javë, ata protestojnë duke bllokuar çdo pasdite kalimin në aksin ekzistues, ndërkohë që prishja e ndërtimeve të para ka nisur prej disa ditësh./VOA

 

Tags: projektiUnaza e ReZëri i Amerikës

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Revolta vazhdon. Universiteti kushton sa një veshkë

Revolta vazhdon. Universiteti kushton sa një veshkë

Protesta e studentëve përhapet në të gjithë Shqipërinë (video)

Protesta e studentëve përhapet në të gjithë Shqipërinë (video)

Studentët thirrje gjimnazistëve: Bashkohuni me ne. Sot ne, nesër ju (video)

Studentët thirrje gjimnazistëve: Bashkohuni me ne. Sot ne, nesër ju (video)







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com