Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zëri i Amerikës: Pas vdekjes së dy punëtorëve në vendin e punës, ndalohet pronari i një firme

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zëri i Amerikës: Pas vdekjes së dy punëtorëve në vendin e punës, ndalohet pronari i një firme

Në Tiranë, policia ndaloi sot pronarin e një firme si përgjegjës për vdekjen në punë të 2 punëtorëve në mesin e gushtit të kaluar. Gjatë këtij viti ka shkuar në 25 numri i punëtorëve, që kanë humbur jetën gjatë punës në kantiere ndërtimi dhe firma prodhuese.

Sindikatat ankohen për shkallën e ulët të sigurisë në punë, por sipas tyre, papunësia e lartë është shkaku kryesor, që punëtorët pranojnë të punojnë në këto kushte dhe me paga të ulëta. Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar pronarin e firmës “Skela Syla”, tre javë pas incidentit tragjik në periferi të Tiranës, ku dy punëtorë ndërtimi humbën jetën gjatë punës.

46 vjeçari Petrit Syla është personi i dytë, që mbahet përgjegjës nga prokuroria për vdekjen e dy punëtorëve, teksa skelat e hekurit u shkëputën u shkëputën nga një pallat gjatë rikonstruksionit. Prokuroria kërkoi ndalimin e tij dhe të një personi tjetër pas vdekjes në punë të dy punëtorëve 31 dhe 36 vjeç.

Kompania “Xhimi” me përvojë 3 vjeçare, dhe “Skela Syla” me përvojë 11 vjeçare janë në proces hetimi për incidentin. E para nuk ishte kontrolluar asnjëherë nga inspektoriatet, ndërsa e dyta ishte inspektuar plot 16 herë në një dekadë. Incidentet e punëtorëve në kantieret e ndërtimit dhe firmat prodhuese janë të shpeshta në Shqipëri.

Nga janari deri sot janë regjistruar në 9 muaj 99 incidente, nga këto 25 punëtorë kanë humbur jetën dhe pothuaj të gjitha (21 raste) i përkasin sektorit të ndërtimit. Inspektoriati Shtetëror i Punës ka hetuar 114 subjekte private për mënyrën se si trajtojnë punëtorët, dhe ka vendosur 34 gjoba dhe 29 dënime administrative për të ndikuar sigurinë e punëtorëve dhe ruajtjen e shëndetit të tyre në punë.

Sindikatat e pakta dhe të pafuqishme ankohen shpesh në Shqipëri për masat e ulëta mbrojtëse nëpër kantieret e punës dhe prodhimit.

Pjesën dërrmuese të aksidenteve në punë e ka sektori i ndërtimit, minierat, energjia, uji dhe në funs shërbimet publike. Shqipëria është midis vendeve me nivel të lartë të vdekjeve nga aksidentet në punë.

Mesatarja e BE-së është 1.8 vdekje për 100 mijë punëtorë, ndërsa Shqipëria deri tani e ka praktikisht këtë viti mesataren e vdekjeve në punë së paku 4 herë më të lartë se Bashkimi Europian. Shqipëria gjendet përgjithësisht në vështirësi të mëdha sa u takon kushteve të rënda të punës dhe pagave të ulëta për një pjesë, dhe papunësisë së lartë për pjesën tjetër të banorëve.

Minierat janë sektori më i rrezikshëm me kushte pune minimale dhe ku vazhdojnë të humbin jetën jo pak minatorë. Në 5 vitet e fundit kanë humbur jetën në vendin e punës 42 minatorë. Qytetet pranë minierave shqiptare janë tejet të varfëra dhe shumë të mitur shfrytëzohen për punë të ndryshme.

Studiues të ekonomisë pohojnë se përpjekjet e qeverisë për të hapur vende të reja janë të pamjaftueshme. Sipas tyre, papunësia e vërtetë është së paku 2 deri në 3 herë më e lartë se sa statistikat qeveritare. Papunësia e lartë është shkaku kryesor pse punëtorët pranojnë të punojnë në kushte të vështira dhe me paga të ulëta, nga frika e zëvendësimit të menjëhershëm.

Pjesa dërrmuese e të papunëve po emigrojnë në shtete të tjera për të mbijetuar, dhe jo për një jetë më të mire, duke lënë prapa varfërinë e thellë. Punëtorët në Shqipëri nuk trajtohen me dinjitet, thonë vëzhgues të ekonomisë, mbahenme paga e sigurime të ulëta, me shëndetësi të pagarantuar dhe pa kushte teknike, ndërsa punojnë edhe në ditët e pushimit dhe u shkelen të drejtat të tjera si punëtorë dhe si qytetarë. /Voa

Tags: dy punëtorëvepetrit sylapronariskelat e hekurit

TË LIDHURA

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shtrohet në urgjencë
Politikë

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shtrohet në urgjencë

19:58 | 06/09/2025
Lëkundje tërmeti në Gjirokastrës
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Gjirokastrës

19:28 | 06/09/2025
Pas vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër, gjendet i djegur motori i dyshuar i autorëve; pritet eksperti
Aktualitet

Pas vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër, gjendet i djegur motori i dyshuar i autorëve; pritet eksperti

19:05 | 06/09/2025
Next Post
Lirohet nga detyra drejtori i Tatimeve në Elbasan, ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra drejtori i Tatimeve në Elbasan, ja kush e zëvendëson

Cilësia e dobët e karburantit po dëmton automjetet, çfarë thonë ekspertët

Cilësia e dobët e karburantit po dëmton automjetet, çfarë thonë ekspertët

Skandali i trukimeve/FSHF bëhet me UEFA-n: Të gjithë para ligjit

Shqipëria humbi në Francë/ Duka revoltohet me tifozët VIP, ka një mesazh edhe për ata kuqezi

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shtrohet në urgjencë
Politikë

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shtrohet në urgjencë

by mirseda
19:58 | 06/09/2025
0

Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, është shtruar në urgjencë. Ai u transportua nën masa të rrepta...

Lëkundje tërmeti në Gjirokastrës

Lëkundje tërmeti në Gjirokastrës

19:28 | 06/09/2025
Pas vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër, gjendet i djegur motori i dyshuar i autorëve; pritet eksperti

Pas vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër, gjendet i djegur motori i dyshuar i autorëve; pritet eksperti

19:05 | 06/09/2025
Trump kërkon sanksione ndaj Moskës; BE thotë të ndalet importi i energjisë nga Rusia.

Trump kërkon sanksione ndaj Moskës; BE thotë të ndalet importi i energjisë nga Rusia.

18:46 | 06/09/2025
“Lajthiza” e para me teknologjinë më të fundit ErgoBloc

“Lajthiza” e para me teknologjinë më të fundit ErgoBloc

18:38 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com