pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalbetpipomatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobetholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Zeqirija Ibrahimi: Enveri i fali Titos, Kosovën. Sot Ali Ahmeti po i jep Zaevit, Shkupin

9 vjet ago
in Të Gjitha

Kandidati i Lëvizjes “Besa”, për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi thekson se kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk po përfaqëson interesat e shqiptarëve dhe se po vepron njësoj si dikur diktatori Enver Hoxha, kur i fali Titos Kosovën. Ndërsa komuna e Çairit, sipas tij, kërkon që të shohë të zgjidhura çështjet e qytetarëve.

“Bota sot”: Në kohën kur mediat perëndimore dhe veçanërisht ato gjermanofone shkruajnë gjithmonë e më rrallë për Ballkanin perëndimor, ju jeni marrë në intervistë dy herë nga “Der Standard” dhe është shkruar me ditirambe për ju nga “Freie Presse”. Mendoni se meritonit të ishit më shumë sesa kryetar komune i Çairit?

Zeqirija Ibrahimi: Vetëm në Maqedoni t’u shërbesh qytetarëve mund të merret si degradim. Mendoj se detyra më fisnike është të jesh kryetar komune dhe t’u shërbesh qytetarëve. Natyrisht, kjo nuk të pengon të merresh edhe me politika madhore. Në fakt, unë më i lumtur do të isha po t’i zgjidhja një problem të përditshëm një qytetari në Çair sesa të kem një fjalim të mirë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Mendoj se njerëzit e marrin atë që e meritojnë. Mua më mjafton Çairi im.

“Bota sot”: Nëse udhëton përmes Çairit, sheh plot vende ku nisen ndërtimet e reja të ndërtesave. Ç’po ndodh me Çairin dhe cili është projekti yt për ndërtimin e ndërtesave?

 Zeqirija Ibrahimi: Gjatë këtyre 12 vjetëve të qeverisjes së BDI-së në Çair ka ndodhur një kaos ose shok urban, që ka bërë që edhe vetë kryetari i deritanishëm i Çairit ta braktisë Komunën e Çairit. Janë ndërtuar dhjetëra ndërtesa, është shtuar numri i banorëve, ndërsa infrastruktura ka mbetur njësoj dhe tash kemi probleme me ujësjellësin, me kanalizimin, me parkingjet, me vendet e gjelbra, me vendet për rekreacion… Synimi jonë është që, fillimisht, t’i shqyrtojmë ndërtimet pa leje, që pastaj bëjnë kërkesa për legalizim, që gjithçka të bëhet me plan dhe ta kemi parasysh se njerëzit nuk do të jetojnë në ato banesa sikur në hotele – një ose dy net, por do të duhet ta kalojnë jetën aty. Për këtë arsye ne jemi shumë të interesuar që të bëhet një prerje e gjendjes së lejeve për ndërtime të reja, e që vetëm pasi të kemi një plan të mirëmenduar, që e merr parasysh gjendjen e infrastrukturës së Çairit, të mund të krijojmë mundësi të reja zhvillimi.

“Bota sot”: Kur jemi te Komuna e Çairit, mendoni se ajo është e falimentuar me këtë ndarje territoriale dhe lypset sa më parë një rishikim dhe ndarje e re territoriale komunale?

Zeqirija Ibrahimi: Janë dy faktorë që e kanë sjellë Çairin në këtë gjendje: e para është ajo që e thoni ju, pra ndarja territoriale, që praktikisht e ka getoizuar Çairin, duke e bërë komunën më të pazhvilluar në Shkup dhe komunën më të dendur në Europë, me gati 20.000 banorë në 1 kilometër katror, ndërsa faktori i dytë është menaxhimi i keq, që nuk ka arritur të prodhojë infrastrukturë minimale dhe mirëqenie elementare në Çair. Zaten, faktorit të parë nuk kemi çka i bëjmë hëpërhë – duhen 81 vota në Kuvend që të ndryshohet ai ligj, megjithëse fajtorët janë po këta që janë sot në pushtet, por faktorit të dytë nuk mund t’ia falim. Sot Komuna e Çairit ka borxh 2.3 milionë euro, ndërsa gjatë kësaj kohe disa që sillen rreth Komunës aty janë bërë milionerë. Dhe, nëse ndarjes së keqe territoriale ia shton korrupsionin, i bie të konkludojmë se kjo është mënyra më e mirë që ta shkatërrosh një komunë, siç është Çairi.

 “Bota sot”: Shpesh flisni për një luftë mes Lëvizjes BESA dhe titistëve e enveristëve të BDI. Çfarë kuptoni konkretisht kur akuzoni BDI si pasardhëse e komunizmit?

Zeqirija Ibrahimi: Nuk është e fshehtë ajo se lidershipi i BDI-së është krijuar nga lëvizjet leniniste-marksiste të mërgatës shqiptare, që – duke qenë në armiqësi me komunizmin jugosllav, kishin admirim të flaktë për komunizmin shqiptar, pra për Enver Hoxhën. Dhe, përveç adhurimit që ia bëjnë Enver Hoxhës edhe sot disa “dajallarë e nipa” të kësaj partie, është edhe matrica ideologjike ajo që flet për këtë. Ajo shprehet në mënyrën e artikulimit politik, në perceptimin e kundërshtarëve si armiq që duhet zhdukur, qoftë edhe me shpifje nga më të ndryshmet, ndërsa edhe qasja që kanë ndaj arsimit, ndaj kulturës, ndaj artit, ndaj fesë dhe ndaj ekonomisë, duket sheshazi se është matricë tipike enveriste. Ndërsa titistët janë pasardhësit e Partisë Komuniste të Maqedonisë, të shndërruar në LSDM, e cila sot po synon ta përsërisë Partinë Komuniste të Jugosllavisë, duke gjetur heronj të rinj, “shqiptarët e ndershëm”, e duke i shpallë tradhtarë shqiptarët që nuk u nënshtrohen. Këto dy struktura, pra enveristët dhe titistët, sot janë bërë bashkë dhe prodhojnë vepra njësoj si në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Atëbotë Enver Hoxha ia fali Titos Kosovën, ndërsa sot Ali Ahmeti ia fal Zaevit Shkupin. Reprizë e pastër me nja 80 vjet dallim.

“Bota sot”: Si gjuhëtar dhe ish gazetar, çfarë mendoni për mass-median e ditëve të sodit? Ju dukeni mjaft i sulmuar nga militantë dhe gazetarë të afërt me BDI.

Zeqirija Ibrahimi: Kur je i sulmuar, gjithmonë duhet ta kesh parasysh se kush të sulmon. Dhe, kur e kupton se të sulmojnë ata që ua ke dekonspiruar agjendat dhe planet banditeske e kriminale, atëherë të vjen mirë. Mua më shqetëson kur ndonjë mik më shan, qoftë edhe për shkak të naivitetit, sepse kur më shajnë mediat e paguara nga partia në pushtet, atë e marr si kompliment, njësoj siç e kuptonte Hafiz Ali Korça e Gjergj Fishta sulmin që e bënin mbi ta komunistët enveristë, duke i shpallë “tradhtarë të popullit”. Ne sot e dimë mirëfilli kush ishin tradhtarët e vërtetë të popullit shqiptar dhe e dimë se kush kishte pasur të drejtë dhe prandaj jam i sigurt se nëse nuk do të kuptohem sot, jam i sigurt se ndër gjeneratat që do të vijnë më vonë do të gjendet dikush që do ta vlerësojë se në kohën që ndër shqiptarë u kthye diktatura enveriste, që ta përdhosë shqiptarinë tonë, pati dikush që me aq sa diti dhe mundi, pa pretenduar nivele si të Fishtës, doli e tha se “bolshevizma është çkatërrim i njerëzimit” (siç thoshte Hafiz Ali Korça).

“Bota sot”: Lëvizja BESA ka atakuar OBRM-PDUKM të Nikola Gruevskit dhe së fundi edhe LSDM e Zoran Zaevit. Nëse fitoni zgjedhjet e ardhshme komunale dhe parlamentare, si do bashkëqeverisnit me këta dy parti?

Zeqirija Ibrahimi: Për mua nuk ka parti maqedonase të mirë dhe të keqe, por ka parti me të cilën ne shqiptarët mund të realizojnë interesa tona kombëtare ose nuk mund të realizojnë. Dhe, neve nuk duhet të lidhemi kush është para nesh në tavolinë: cilido qoftë, ne e shohim interesin tonë. T’i fitojmë ne zgjedhjet dhe pastaj është krejt e lehtë. Nëse atyre u duhet fuqia jonë politike, do të duhet t’i përmbushim kushtet tona dhe mund të bashkëpunojmë. Ashtu siç ndodhi edhe pas zgjedhjeve parlamentare. Po t’i pranonte LSDM-ja kushtet tona, ne do të ishim në qeveri. Por, neve nuk na mungon asnjë qime edhe pse jemi në opozitë. Sepse, ne nuk jemi në politikë për shkak të pushtetit, por për shkak të idesë. Sepse për ne, ideja gjithnjë është para pushtetit.

“Bota sot”: U frikësoheni kërcënimeve?

Zeqirija Ibrahimi: I druaj vetëm Zotit, Atij që e ka në dorë shpirtin tim.

“Bota sot”: Cilin libër lexoni momentalisht?

Zeqirija Ibrahimi: Në fushatë është vështirë të gjesh kohë për libra, por dy i kam në dorë, edhe pse nuk di kur i përfundoj: Titus Burckard “Arti i Islamit”, që më dhimbset ta përfundoj, dhe Sezai Karakoç “Mendime dhe koncepte”, që sapo ka dalë nga “furra”.

Zoti Ibrahimi ju falënderojmë për intervistën!

Zeqirija Ibrahimi (40) është bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe doktor i shkencave filologjike. Ai është themelues i Lëvizjes BESA dhe mban postin e zv.kryetarit. Suksesi i “11 dhjetorit” të Lëvizjes BESA në Çair lidhet ngushtë me emrin e tij.

Tags: Ali Ahmetienverii faliKosovënShkupinsotTitosZaevitZeqirija Ibrahimi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

18 Maji/ Topi: Rama mbylli llogaritë me Berishën, Bashën nuk e pyet njeri

Zbulohet topi që do të përdoret në “Rusi 2018” (Foto)

Basha: Çdo të mërkurë unë dhe opozita jemi kërcënuar me cuba, një ditë para Parlamentit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Bisedimet SHBA–Iran në fazë vendimtare, 60 ditë për marrëveshjen mbi programin bërthamor

by mirseda
09:21 | 15/06/2026
0

Pas një marrëveshjeje paraprake dhe nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi në Zvicër, SHBA-të dhe Irani pritet të...

Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj

09:18 | 15/06/2026

Detaje të reja nga ngjarja në Mirditë/ U vra me armë zjarri, viktima u gjet brenda automjetit të tij

08:32 | 15/06/2026

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com