Prokuroria ka nisur një hetim për 10 persona, mes tyre edhe kryebashkiaku Nuredini të cilët akuzohen për lejimin e ndërtimit të rreth 27 lokaleve në bregdetin e Spillesë pa leje të nevojshme nga institucionet. Sipas prokurorisë, ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa patur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka vendosur bllokimin e pasaportës si dhe detyrim paraqitje dy herë në javë te oficeri i Policisë Gjyqësore për kryebashkiakun. Kryebashkiaku Beqir Nuredini u zgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinë si përfaqësues i PDIU, nën siglën e koalicionit ASHE në zgjedhjet lokale të vitit 2015.
Gjykata ka dhënë ndërkohë gjashtë masa arresti me burg për ish-zytarë të bashkisë Rrogozhinë dhe të hipotekave. Sipas njoftimit të Prokurorisë, masa e arrestit me burg është dhënë për Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë, Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë, Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, Shpendi Dema, Juristi Bashkia Rrogozhinë, Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë, Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë.
Gjithashtu, gjykata ka dhënë arrest me burg edhe për biznesmenin Idlir Karkini. Gjithashtu janë kryer hetime dhe në lidhje me ndërtimet e 27 (njëzet e shtatë) lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 (katër) persona (investitorë) rezultojnë të jenë banor të zonës, ndërsa të gjithë personat e tjerë janë qytetar të rretheve të tjera.
Arrest me burg:
Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë
Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë
Shpendi Dema, Juristi Bashkia Rrogozhinë
Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë
Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë,
Idlir Karkin, biznesmen
Detyrim paraqitje:
Beqir Nuredini, Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, detyrim paraqitje – i bllokohet pasaporta
Arben Kaja – Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë, detyrim paraqitje
Arrest shtëpie
Julian Zhelegu – Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë
Pezullim nga detyra
Arbër Aliu – Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës,
Njoftimi i Prokurorisë së Kavajës:
Pas një hetimi shumëmujor të Prokurorisë së Kavajës u mundësua identifikimi i disa shtetasve të dyshuar si përgjegjës për përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë vazhdoi me fazën e dytë të hetimit, pjesë e procedimit penal të regjistruar më parë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në lidhje me ndërtimet në zonën e plazhit të Spillesë. Këtij procedimi penal i janë bashkuar edhe 4 procedime të tjera për të njejtin fakt penal.
Deri tani në këtë hetim të vazhduar janë përfshirë gjithsej në të dy fazat 23 persona, për tjetërsimin e pronave nëpërmjet krijimit të një mekanizmi të njëjtë, duke administruar AMTP të një periudhe mbi 15 vjet, në kundërshtim me ligjin, më pas duke proceduar me konfirmimet nga zyrat e Këshillit të Qarkut Tiranë, duke fshehur dhe zëvendësuar konfirmimet e qarkut me konfirmime që parashtrojnë rrethana të rreme, nëpërmjet falsifikimit të statusit të parcelave apo pasurive të veçanta, duke i bërë pjesë e praktikës (dosjes) të aplikuesve kanë arritur t’i regjistrojnë si pasuri personave të ndryshëm.
Në vijim të hetimeve ka rezultuar se këto pasuri janë regjistruar e më pas janë tjetërsuar nga persona të tjerë, nëpërmjet shitblerjeve në një periudhë tepër të shpejtë, në kundërshtim të hapur me ligjin. Gjithashtu janë kryer hetime dhe në lidhje me ndërtimet e 27 (njëzet e shtatë) lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 (katër) persona (investitorë) rezultojnë të jenë banor të zonës, ndërsa të gjithë personat e tjerë janë qytetar të rretheve të tjera.
Ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa patur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë. Së bashku me procedimin penal N.92 viti 2017 është vendosur bashkimi edhe i procedimit penal Nr.201 viti 2017. Nga ky procedim penal ka rezultuar se:
Nga ana e Komandës së Forcës Ajrore dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë është bërë kallëzim penal. Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth me numër pasurie 368 është konsatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga shtetasi Idlir Karkini, i cili ka çertifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit. Në kallëzim pretendohet se kjo tokë është pronë shtetërore në pronësi të aviacionit shqiptar. Ministria e Mbrojtjes ka aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk i është regjistruar kjo pronë, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit. Nga Këshilli qarkut Tiranë jemi informuar se shkresa Nr.2147 dt.28.12.2015 e Këshillit të Qarkut Tiranë drejtuar ZVRPP Kavajë, që ka shërbyer për ndryshimin e zërit kadastral nuk është përgatitur nga Institucioni i tyre dhe nuk është dërguar në ZVRPP Kavajë. Ndërsa shkresa Nr.5836 dt.18.11.2015 e ZVRPP Kavajë nuk është dërguar fare në Këshillin Qarkut Tiranë as dorazi dhe as me postë.
Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë për:
Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë për nenin 248-25 KP Shpërdorim i detyrës, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.
Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë për nenin 248-25 të K.Penal (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres” në bashkëpunim, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.
Idlir Karkini, Biznesmen, për veprën penale të parashikuar nga neni 287/3 të K.Penal (Pastrim i produkteve të veprës penale), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” me pasoja të rënda, vepra penale të parashikuar nga neni 287/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.
Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, për veprat penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 dhe 186/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale. Gjykata i vendosi arrest në shtëpi.
Arbër Aliu, Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës, për veprat penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 dhe 186/3 te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, që parashikohet nga neni 242 i K. Pr. Penale me afat 3 (tre) muaj.
Beqir Nuredini, Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë për veprën penae neni 248 KP “Shpërdorimi i detyrës”, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” që parashikohet nga neni 233 i K. Pr. Penale dhe masa e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni 234 i K. Pr. Penale.
Shpendi Dema, Juristi Bashkia Rrogozhinë për veprën penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 -25 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.
Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë per veprën penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248-25 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.
Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.
Arben Kaja, Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni 234 i K. Pr. Penale.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në datë 30.11.2017 ka rregjistruar procedimin penal Nr 2250 per veprën penale të ‘’Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’ të parashikuar nga neni 287 të K.Penal.
Nga hetimet e kryera në këtë procedim penal ka rezultuar si më poshtë vijon se:
Në datë 23.11.2017 nga Drejtoria Vendore e Policise Durres nga Sektori per Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar eshte dërguar materiali hetimor pasi disponoheshin informacione në lidhje me shtetasin S.T I vitlindjes 1972, lindur dhe banues në Durrës. Konkretisht ai eshte evidentuar si pjese e nje grupi kriminal te perfshire ne trafikun e lendeve narkotike, ky shtetas eshte arrestuar ne vitin 1999 dhe eshte denuar me vendimin Nr 5 te vitit 2000 nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me 12 vjet burg per “Trafikim te lendeve narkotike” e parashikuar nga neni 283/a të K.Penal e kryer ne bashkepunim te sasise prej 5.6 kg heroine si dhe falsifikim te dokumentave zyrtare.
Sa më sipër rezulton se shtetasi S.T nëpërmjet veprimeve te tij dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale te ‘’Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale, në pasoja të rënda ’’ të parashikuar nga neni 287/4 i K.Penal dhe me vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqësor Durrës Nr 55 date 16.02.2018 është vendosur sekuestroja preventive mbi:
Pasuria me nr.21/86, zona kadastrale 1791, vol.37, faqe 91, lloji i pasurise Pemetore, me siperfaqe 500m2, me adrese Golem.
Pasuria me nr.21/77, zona kadastrale 1791, vol.36, faqe 232, lloji i pasurise Pemetore, me siperfaqe 7167.5m2, me adrese Golem.
Pasuria me nr.21/79, zona kadastrale 1791, vol.36, faqe 234, loloji i pasurise Pemetore, me siperfaqe 2331m2, me adrese Golem.
Pasuria Nr.56/25+1-N6, njesi 78.85m2, vol 30, faqe 191, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-N7, njesi 71.99m2, vol 30, faqe 192, zona kadastrale 1791.
Pasuria me Nr.56/24, vol.30. fq 178, ZK 1791, e llojit are me siperfaqe 3950m2, ndodhur ne fshatin Golem.
Pasuria me Nr.172/10, vol.36. fq 137, ZK 1791, e llojit are me siperfaqe 21000m2, ndodhur ne fshatin Golem. Me bashke pronar Elona Tusha.
Ne pronesi te shoqerise “SAELI CONSTRUCTION” sh.p.k. rezultojne te regjistruara pasurite si me poshte:
Pasuria me nr.56/23, zona kadastrale 1791, vol.30, faqe 177, lloji i pasurise Truall, me siperfaqe 4550m2, me adrese Golem. Ku mbi kete pasuri jane regjistruar dy ndertesa 56/25 dhe 56/26, kjo pasuri e ndare si me poshte:
Pasuria Nr.56/25+1-N1, njesi 63.82m2, vol 30, faqe 186, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-N2, njesi 72.32m2, vol 30, faqe 187, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-N3, njesi 15.85m2, vol 30, faqe 1886, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-4, Ap. 61.93m2, vol 30, faqe 196, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-7, Ap. 85.3m2, vol 30, faqe 199, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-8, Ap. 91.93m2, vol 30, faqe 200, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-10, Ap. 68.44m2, vol 30, faqe 202, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-12, Ap. 61.93m2, vol 30, faqe 204, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+1-16, Ap. 61.93m2, vol 30, faqe 208, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-N9, njesi 62.48m2, vol 30, faqe 221, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-4, Ap. 99.22m2, vol 30, faqe 225, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-5, Ap. 70.67m2, vol 30, faqe 226, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-9, Ap. 70.67m2, vol 30, faqe 230, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-11, Ap. 85.82m2, vol 30, faqe 232, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-13, Ap. 70.67m2, vol 30, faqe 234, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-17, Ap. 70.67m2, vol 30, faqe 238, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-19, Ap. 858.82m2, vol 30, faqe 240, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/25+2-20, Ap. 99.22m2, vol 30, faqe 241, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-N3,njesi 64.44m2, vol 30, faqe 245, zona kadastrale 1791. (kontrate porosie).
Pasuria Nr.56/26+1-N5,njesi 71.99m2, vol 30, faqe 247, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-N6,njesi 78.85m2, vol 30, faqe 248, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-1, Ap. 115.11m2, vol 31, faqe 2, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-2, Ap. 68.44m2, vol 31, faqe 3, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-8, Ap. 61.93m2, vol 31, faqe 9, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-13, Ap. 115.11m2, vol 31, faqe 14, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+1-20, Ap. 61.93m2, vol 31, faqe 21, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+2-1, Ap. 70.67m2, vol 31, faqe 30, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+2-3, Ap. 85.82m2, vol 31, faqe 32, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+2-16, Ap. 99.22m2, vol 31, faqe 45, zona kadastrale 1791.
Pasuria Nr.56/26+2-16, Ap. 99.22m2, vol 31, faqe 48, zona kadastrale 1791.
Ekzekutimi I vendimit eshte kryer nga Oficeret e Policisë Gjyqësore te Drejtorisë Vendore te Policisë Durrës –Seksioni I Krimit ekonomik ne date 19.02.2018 ne bashkëpunim me ZRPP-Kavaje ku prej kryeregjistrueses është nxjerrë urdheri I brendeshem ne lidhje me bllokimin e ketyre pasurive te paluajtshme, ne zbatim te vendimit te gjykates.