Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zbulohet shkaku, nuk ka lidhje me motin. Ja e vërteta e hidhur e përmbytjeve

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Zbulohet shkaku, nuk ka lidhje me motin. Ja e vërteta e hidhur e përmbytjeve

Përmbytjet do të rikthehen sa here që të ketë reshje normale pasi mbi 65 për qind e rezervuarëve në vend u ka mbaruar cikli. Ekspertët e ujit pranë qeverisë e vlerësojnë tejet të rëndë gjendjen në qindra rezervuarët, teksa shpresat për rehabilitimin e tyre shuhen për shkak të fondeve të mëdha që kërkohen në dispozicion.

Nga vlerësimet e bëra për gjendjen teknike të 626 digave, rezulton se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente si përsa i takon sigurisë së digave ashtu edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë.

Në 27% të tyre ka dëmtime në trupin e digës, 29% dëmtime të shkarkuesit katastrofik, 30% dëmtime të ujëlëshuesit, 14% dëmtime njëkohësisht të trupit të digës dhe shkarkuesit katastrofik/ujëlëshuesit. Vlerësimet janë bërë nga këshilli i Kombëtar i Ujit në një relacion të posaçëm për parlamentin në kuadër të miratimit të një strategjie të re për Ujitjen dhe Kullimin.

Ministria e Bujqësie llogarit që në total, kapaciteti ujor i rezervuarëve është zvogëluar me rreth 45%. Kjo për faktin se cikli i jetëgjatësisë së tyre është në përfundim dhe kupat e rezervuarëve janë mbushur me aluvione.

Drama që po krijojnë rezervuarët u shpërfaq dy herë në harkun e një viti, kur hapja e portave të shkarkimit të rezervuarëve pranë autostradës Tiranë-Durrës kanë krijuar milionë euro dëme në bizneset pranë autostradës, për cilat askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Nga ana tjetër riparimi i infrastrukturës mbrojtëse nga përmbytjet kërkon investime shumë të mëdha, që janë përtej mundësive të buxhetit.

Ministria e Bujqësisë raporton se 300 km argjinatura të dëmtuara kanë nevojë për riparime, me një kosto tejet të lartë, por nga ana tjetër buxheti për to është pamjaftueshëm. Gjithashtu investimet në veprat mbrojtëse nuk japin garanci të plotë ndaj përmbytjeve. Mungojnë studime të plota te rrjedhës se lumenjve në kushtet e reja të shfrytëzimit pa kriter dhe intensiv te zhavorreve në shtretërit e tyre, ndërtimit te HEC-ve të rinj, dëmtimeve në ekosisteme e etj.

Mundësia në të ardhmen e mirëmbajtjes së pamjaftueshme dhe amortizimi i shpejtë i sistemeve të ujitjes mund të bëjnë që rehabilitimi të mos japë rezultatet e pritshme.

Rehabilitimi i herë pas hershëm mund të mos përballohet nga qeveria dhe kjo bën që Shqipëria të jetë më e varur nga institucionet kredituese ndërkombëtare.

Ministria e Bujqësisë thotë me fuqizimin e parkut te makinerisë së rëndë për Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit dhe Bashkite, ritmi i largimit të dherave prej 5-6 milion m3/vit është plotësisht i mundshëm dhe brenda një periudhe 3 vjeçare i gjithë sistemi të jetë i pastruar nga depozitimet ndër vite, pas së cilit duhet të vijohet me ritmin normal.

Kjo do të kërkonte edhe alokimin e shpenzimeve operative të nevojshme për mbulimin e shpenzimeve të largimit të aluvioneve. Riorganizimi i tyre në 4 borde rajonale kullimi bazohet në funksionet dhe detyrat kryesore, të lidhura me përdorimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kryesore të kullimit, hidrovoreve, kanaleve të ujërave të larta, 22 kanaleve kryesore të skemave të mëdha ujitëse, 7 rezervuarëve të mëdhenj që u shërbejnë më tepër se një bashkie dhe veprat e mbrojtjes nga përmbytjet. Ndërsa gjithë infrastuktura tjetër e ujitjes dhe kullimit i’u është transferuar në pronësi bashkive së bashku me përgjegjësinë e administrimit të saj./zMonitor

Tags: hidhurlidhjemotinpërmbytjeveshkakuvërteta

TË LIDHURA

U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT
Aktualitet

U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

16:43 | 12/02/2026
Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë
Aktualitet

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

16:30 | 12/02/2026
“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze
Aktualitet

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

15:05 | 12/02/2026
Next Post
“Fundjavë Ndryshe” nis aksionin për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga përmbytjet

“Fundjavë Ndryshe” nis aksionin për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga përmbytjet

Banorët majë çative me sytë nga qielli, nisin evakuimet me helikopter

Banorët majë çative me sytë nga qielli, nisin evakuimet me helikopter

Policia Rrugore, këshilla për të shmangur aksidentet: Kujdes në këto akse rrugore

Policia Rrugore, këshilla për të shmangur aksidentet: Kujdes në këto akse rrugore







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT
Aktualitet

U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

by mirseda
16:43 | 12/02/2026
0

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ai deri para pak ditësh...

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

16:30 | 12/02/2026
“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

15:05 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

14:56 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com