Me ndërtimin e Unazës së Re qeveria pritet të ndërtojë edhe by passin e Tiranës. Pjesa e projektit është zbuluar nga zv/ministri i Urbanistikës, Artan Shkreli duke botuar edhe gjurmën se ku do të kalojë.
“Gjatë takimit të parë prezantues me WBIF për by-passin e Tiranës. Projekti fillon së shpejti dhe shpresohet që mbas katër vjetësh mijërat e makinave që hyjnë në kryeqytet, për të vijuar tutje, do të devijohen duke shkurtuar kohën, rritur komoditetin e lëvizjes dhe ulur impaktin mjedisor”, shkruan Shkreli.
By passi pritet të shamngë hyrjen e makinave në Tiranë, duke bërë kështu që të ulet ndjeshëm trafiku.