Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbulohet plani i qeverisë që mund të shpëtojë 100 milionë euro nga Becchetti

6 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbulohet plani i qeverisë që mund të shpëtojë 100 milionë euro nga Becchetti

Zbulohet projektligji i qeverisë për arbitrazhin. Një pikë e rëndësishme e këtij projektligji është njohja e vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar. Sipas këtij drafti, që arbitrazhi ndërkombëtar të njihet në vendin tonë, duhet të marrë “OK” nga Gjykata e Apelit ben te ditur “Report TV”. Kjo do të thotë se arbitrazhi ndaj biznesmenit italian Francesco Beccheti nuk mund te ekzekutohet pa e certifikuar Apeli Tiranë.

Kompanitë tregtare që operojnë në Shqipëri, të huaja apo vendase, në rast të një konflikti mes tyre apo me shtetin në lidhje me të drejta kontraktuale, respektim kontratash apo detyrimesh do të mund t’i zgjidhin konfliktet e tyre jo vetëm nëpërmjet gjykatës tradicionale, por edhe nëpërmjet një arbitrazhi.

Qeveria ka përgatitur një projektligji që në muajt e parë të vitit 2020 do të kalojë për shqyrtim në Kuvend dhe që Report Tv e ka siguruar. Sipas projektligjit është planifikuar ngritja e gjykatës së Arbitrazhit e cila sipas relacionit do të ulë kostot e biznesit dhe rrisë besimin tek sistemi gjyqësor për shkak të mos ndikimit të palëve.

Në rast se deri më tani këto ankime shqyrtoheshin nga dhoma civile Tiranë e cila funksionon me një gjyqtar apo me seksionin tregtar, në gjykatën e arbitrazhit do të jetë me tre arbitër. Dy prej arbitrave përcaktohen nga palët në konflikt dhe më pas këta dy arbitra zgjedhin dhe arbitrin e tretë.

Por në draft një pikë shumë e rëndësishme lidhet me njohjen e vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar. Ligji parashikon në nenin 52 që këto vendime që të marrin nivel ndërkombëtar për të zbatuar në Shqipëri duhet të njihen më parë nga gjykata e Apelit Tiranë. Në pikën 1 të këtij projektligji thuhet: ‘‘Vendimi i arbitrazhit i dhënë nga një gjykatë arbitrazhi të një shteti të huaj ose nga një gjykatë e arbitrazhit ndërkombëtar me vendndodhje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë vihet në ekzekutim në momentin kur njihet me vendim të Gjykatës së Apelit‘‘.

Aktualisht shteti shqiptar ndodhet në një proces arbitrazhi me biznesmenin italian Francesco Bechetti i cili nga gjykata e arbitrazhit në Uashington ka fituar ndaj Shqipërisë mbi 100 milion euro me pretendimin se pas një akuze për pastrim parash të ngritur nga Prokuroria e Tiranës, ai ka humbur padrejtësisht median Agon Channel si dhe i dëmtoi interesat e biznesit përfshirë dhe hidrocentralin e Kalivacit për të cilin vetë Becchetti ka fituar dy dëmshpërblime të tjera marramendës nga Enel italian dhe Deutesche Bank për një shume prej 600 milionë euro.

Vendimi me arbitrazhin e fundit ndaj Shqipërisë në favor të Becchetit ende nuk është i formës së prerë dhe procesi në arbitrazh ku Shqipëria përfaqësohet nga avokatura e shtetit ende vazhdon. Por edhe nëse pagesa ndaj Becchetti do konfirmohet në të gjitha shkallët, me ligjin e ri mbi arbitrazhin, ekzekutimi mund t’i nënshtrohet një kontrolli tjetër nga gjykata e Apelit Tiranë. Ky kusht sipas projektligjit është bazuar në konventën e Nju York miratuar më 10 qershor 1958 dhe ratifikuar nga shteti shqiptarë më 9 nëntor të vitit 2000.

 

Tags: Agon ChannelaktualitetbechetiQeveria

TË LIDHURA

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”
Politikë

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë
Aktualitet

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital
Aktualitet

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Next Post
Kapet trafikanti me tre identitete, ishte dënuar në Itali me 15 vjet burg

Arrestohen dy të rinj nga Kukësi tek "Ura e Drinit të Zi", ja me çfarë u kapën

“Mega operacion”, Turqia arreston 70 anëtarë të dyshuar të ISIS brenda 24 orëve

“Mega operacion”, Turqia arreston 70 anëtarë të dyshuar të ISIS brenda 24 orëve

“Pasaportat e shërbimit”, gjyqtarët humbin çështjen ndaj Ministrisë së Jashtme

“Pasaportat e shërbimit”, gjyqtarët humbin çështjen ndaj Ministrisë së Jashtme







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Administrata Trump pezullon kërkesat për emigracionin nga 19 vende
Bota

Administrata Trump pezullon kërkesat për emigracionin nga 19 vende

by mirseda
08:17 | 03/12/2025
0

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pezulluar të gjitha aplikimet për imigracionin, përfshirë...

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

22:42 | 02/12/2025
I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com