Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Zbulohen prapaskenat e Skënderbeut, 300 mijë euro për të rrëzuar UEFA-n

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Zbulohen prapaskenat e Skënderbeut, 300 mijë euro për të rrëzuar UEFA-n

Për të rrëzuar UEFAn, pas vendimeve që kanë lidhje me trukimet e ndeshjeve, duket si një mision i pamundur. Precedentët janë të tillë, pasi sa herë komisionet juridike të qeverisë europiane të futbollit kanë dënuar klube të ndryshme në Europë për manipulime ndeshjesh, thuajse gjithnjë ia kanë dalë të kenë edhe mbështetjen e KAS-it të Lozanës me lënie në fuqi të vendimeve.

Dënimi i Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane pas çdo kualifikimi dhe një gjobë të majme prej 1 milion eurosh nuk erdhi si një rrufe në qiell të hapur për drejtuesit e klubit korçar. Madje, që pas pretencës së inspektorëve të Disiplinës dhe Etikës në UEFA në muajin shkurt, menjëherë Takaj & CO menduan për mbrojtjen që do të bënin në KAS. Ata hoqën dorë nga studioja ligjore italiane që kishin kontraktuar në betejën e humbur të dy viteve më parë në KAS dhe përzgjodhën një zvicerane (më e njohura në shtetin helvet).

SHPENZIMET DHE GARANCIA

Por, çfarë garancish kanë marrë tani drejtuesit e Skënderbeut për të rrëzuar vendimin e UEFA-s ose minimalisht për të pasur një ulje dënimi deri në tri vite? Cila është kostoja e këtij procesi për klubin dhe pse studioja ligjore zvicerane “De PFYFER”, e drejtuar nga avokati Zhan Sedrik Mishel, ka dhënë siguri për fitimin e kësaj beteje ligjore? “Panorama Sport”, nga burime të sigurta pranë klubit korçar, zbardh prapaskenat e klubit me studion zvicerane. “Dosjen e studiuam. Ne jemi të bindur për një mbrojtje perfekte që siguron një ulje drastike të dënimit. Fatura shkon 300 mijë euro. Nëse jeni në gjendje t’u përgjigjeni kërkesave tona, atëherë mund të nisim që tani nga puna”.

Është kjo përgjigjja që mësohet se i ka dhënë klubit korçar që në muajin shkurt studioja ligjore zvicerane. Drejtuesit e Skënderbeut nuk janë menduar dy herë dhe kanë kontraktuar direkt “De PFYFER”. Në kushtet kur gjoba shkon 1 milion dhe dënimi është ekstrem, klubi ka marrë përsipër që të shpenzojë 300 mijë euro vetëm për studion ligjore, në mënyrë që të bëjë një mbrojtje, nga e cila mund të jetë shpresa e madhe. Gjatë kësaj kohe, juristët e klubit, në bashkëpunim me studion zvicerane, janë marrë me përpilimin e dosjes, duke mbledhur fakte dhe prova që do të shërbenin për të bindur Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Masa e paprecedentë (10 vite, si askush më parë) dhe certifikimi i sistemit BFDS kanë bërë që përqendrimi i studios të nisë nga kjo e fundit. Në klubin korçar janë të bindur se argumentet e inspektorëve të Disiplinës nuk janë të bazuara mbi fakte konkrete, qoftë sa u përket përgjimeve të lojtarëve apo zyrtarëve, por edhe transfertave bankare apo të penduarve që mund të ketë në këtë proces. “De PFYFER” po grumbullon materiale që do të bindin KAS-in se lëvizjet e basteve nuk implikojnë zyrtarët dhe klubin e Skënderbeut në tërësi, pavarësisht se indirekt korçarët janë të akuzuarit nga dy inspektorët. Në dosjen e Skënderbeut janë futur edhe deklarata të kundërshtarëve, madje një prej tyre është ajo e ish-trajnerit të Partizanit, Marcio Sampaio, i cili aktualisht është pjesë e stafit teknik të Sportingut të Lisbonës.

Portugezi foli për “Panorama Sport” pak ditë më parë në lidhje me ndeshjen Sporting-Skënderbeu 5-1, e cila është një prej katër ndeshjeve që UEFA e ka cilësuar të trukuar. Në këtë periudhë, korçarët janë marrë jo pak edhe me ata, të cilët mund të quhen “spiunë” në dëm të Skënderbeut në këto 6 vite. Madje, në klubin korçar tregojnë se është përgatitur një fashikull që mund të shkaktojë “tërmet” në opinionin sportiv shqiptar. Gjithçka mbetet për t’u parë, ndërsa shpresa e vetme mbetet KAS-i i Lozanës që, si për ironi të fatit, ishte ai që certifikoi në një- farë mënyre sistemin BFDS, duke lënë në fuqi vendimin për Skënderbeun në vitin 2016./Panorama/

Tags: 300 mijëeuroprapaskenatrrëzuarSkenderbeutUEFA-nzbulohen

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Next Post
Vettingu dhe taksat boshatisin bankat; jashtë sistemit 2 mld euro

Vettingu dhe taksat boshatisin bankat; jashtë sistemit 2 mld euro

Berisha: Rama shkarkoi shefat e SHISH që raportuan për kanabisin

Berisha: Rama shkarkoi shefat e SHISH që raportuan për kanabisin

Prindërit e denoncojnë të humbur, gjendet 18-vjeçarja në Kapshticë

Sherr me thika mes disa të rinjve në Elbasan, 4 të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan
Bota

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

by mirseda
22:32 | 06/03/2026
0

Teksa lufta hyn në javën e dytë, Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, duke...

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com