Drejtuesit më të lartë të policisë kanë zbarkuar në Shkodër, pas atentatit mafioz ku mbeti i vdekur Fatos Ferracaku, dhe i plagosur Fatmir Mehaj. Drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimi dhe këshilltari i Ministrit, së bashku me pjestarë të Task-Forcës në Policinë e Shtetit, që prej mesditës se djeshme kanë qenë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje.
Burime pranë policisë së Shkodrës, bëjnë me dije se ata kanë qendruar deri në orët e vona të së mërkurës, duke lënë porosi të qarta për zbardhjen e kësaj ngjarje. Po kështu, po administrohen edhe dëshmitë, por edhe provat që janë mbledhur në vendin e ngjarjes.
Uniformat blu kanë shoqëruar deri tani rreth 20 persona për marrjen në pyetje, mes tyre edhe dëshmitarë okularë. Autori i vrasjes dhe bashkëpunëtori kanë qenë me skafandra të errëta. Ekzekutori është afruar pranë viktimës në një distancë më pak se 10 metra, dhe ka shtënë ndaj tij.
https://tiranatoday.com/ngjarja-ne-shkoder-ishte-paralajmeruar-24-ore-me-pare-zbardhen-detajet-tronditese/