Djali i ish-deputetes Luiza Xhuvani është liruar nga burgu. Këtë informacion e përcjell qytetari digjital, i cili njofton ish-kryeministrin Berisha se Kostandin Xhuvani, ndonëse ka vrarë, ai është liruar nga qelia.
Një qytetar njofton se Konstandin Xhuvani, para dy javësh është shtruar në spital, ku dhe ka kryer një ndërhyrje. Në dallim nga të burgosurit e tjerë, atë e kanë marrë familjarët brenda ditës nga spitali. Skandali thellohet edhe më tej, pasi djali i aktores nuk është regjistruar në regjistrat e spitalit të burgut. Ai është liruar me pretekstin e operacionit.
Kujtojmë këtu se ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 4 nëntor të vitit 2014, ku Kostandin Xhuvani, i biri i regjisorit Gjergji Xhuvani dhe aktores dhe njëkohësisht ish-deputetes Luiza Xhuvani, vrau me armë shokun e tij Arbër Demiraj, si dhe Edison Jahon, Enea Xhajin dhe shtetasin italian Giampaolo Azzolo.
Kostandin Xhuvani u mundua të largohej nga vendi i ngjarjes, duke bërë edhe kundërshtim me armë ndaj forcave të policisë. Vrasja tronditi opinionin publik, ç’ka do të sillte edhe dorëheqjen nga posti i deputetes së Luiza Xhuvanit.