Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Zbardhet jeta personale e Hasan Prishtinës, nga mbiemri deri te martesa

5 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet jeta personale e Hasan Prishtinës, nga mbiemri deri te martesa

Në rubrikën “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua vepra dhe figura e Hasan Prishtinës, jeta dhe veprimtaria e tij.

Rrjedhur nga një familje e madhe dhe mjaftë e nderuar spahinjsh vendas, Hasan Prishtina lindi në Vushtrri më vitin 1873. Gjyshi i tij Haxhi Aliu nga Polanca e Drenicës kishte tre djem! Një ndër ta ishte dhe Ahmeti i cili lindi Hasanin. Babai i Hasan Prishtinës në ortakëri me Ismail Pashë Saraçin grumbulloi pasuri të madhe.

Por Hasani i kreu studimet e para në vendlindje, më tej vazhdoi gjimnazin frëng të Selanikut e më pas në Stamboll u diplomua për drejtësi. Nga aty ai u angazhua dhe u lidh ngushtë me nacionalistët shqiptar dhe më pas bashkohet me xhonturqit për besimin që kish në vetvete se fitorja do të bënte që kombi shqiptar të merrte autonominë brenda Perandorisë Osmane . Hasan Prishtina pas mbarimit të shkollës punoi në Shkup. Një ndër udhëheqësit e mëdhenj të disa kryengritjeve gjatë periudhës parlamentare Osmane, nga ku me kryengritjen e vitit 1912 fitoi autonominë e Vilajetit Shqiptar. Ai mori pjesë në Kuvendin e Ferizajt ku paria shqiptare u mblodhë për të përkrahur rikthimin e kushtetutës dhe ishte pikënisja e Revolucionit Xhonturk.

Më 1908 u zgjodh deputet  i Sanxhakut të Prishtinës,
Në nëntor të vitit 1909 u bë antar i kryesisë së partisë liberale të drejtuar nga Ismail Qemal Bej Vlora, ishte një ndër organizatorët e kryengritjes së vitit 1910, së bashku me Isa Boletinin, Nexhip bej Dragën, Mehmet Pashe Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin, Sali Gjukën dhe Idriz Seferin. Në fund të vitit 1911 u bashkua partisë “Liri dhe Marrëveshje”parti e cila ishte për Otomanizmin, decentralizim të qeverisjes si dhe për të drejtat e minoriteteve. Më vitin 1912 Pas një takimi

mes tij dhe Ismail Qemalit, më 12 janar u mblodhën në shtëpinë e Syrja bej Vlorës në lagjen “Taksim” deputetët e Beratit Ismail Beu dhe Aziz pashë Vrioni, deputeti i Gjirokastrës Myfid bej Libohova, deputeti i Durrësit Esad pashë Toptani dhe i Prishtinës, Hasan Beu. Deputetët shqiptarë pasi kuvenduan mbi masat që kërkonin nevoja e rrethanave lidhën besën, duke u betuar mbi Kuran për sakrificat e mëtejshme që do të ndërmerreshin në dobi të kombit e atdheut të tyre.

Ky është Hasan Prishtina gjatë viteve. Vepra dhe historiku i tij janë emblemë e kulturës, guximit dhe fisnikërisë që ai dispononte dhe përcillte ndaj kujdo. Të interesuar për vendin ku ai lindi dhe kaloi një fëmijëri e cila edhe ka mbetur edhe nuk ka mbetur në memorien e atyre që sot janë pasardhës të një brezi që ka jetuar sëbashku me fizikun dhe veprën  e  Hasan Prishtinës.  I rëndësishëm është fakti se të gjithë kujtojnë me bindje të plotë se Hasan Prishtina ka ardhur rrethë 8-muajsh, shumë i vogël nga fshati i Polacit, në qytetin e Vushtrrisë, ai lindi  në vitin 1873 në Vushtrri, por familja e tij, ishte nga treva e Drenicës, Polaci . Mbiemri i vërtet i Hasan Prishtinës ka qënë Berisha, por me largimin e gjyshit të tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci në Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci.

Por nga ana tjetër Hasan Prishtina ishte një njeri i cili shkriu çdo pasuri për popullin edhe më gjerë. Ai u martua me Ikballe  Prishtina, e cila rridhte nga një familje shumë e pasur me origjinë çerkeze. Jeta dhe bashkëjetesa e tyre ishte një model, pasi kishin një dashuri të pa përshkrueshme ndaj njëri tjetrit. Ikballe kujdesej shumë për Hasanin dhe gjithmonë ishte pranë tij në të gjitha momentet e jetës deri sa ajo jetoi me të, thuhet nga ata që e njohin mirë historinë se Ikballe ndërroi jetë në vitin 1931 në Nica të Francës, pasi kishte prerë gishtin me thikë gjatë gatimit të një gjeli dhe nga infeksioni humbi jetën. Hasani u pikëllua aq shumë  saqë nga dhimbja i shkruan një miku të tij austriak dhe i rrëfen humbjen e madhe.
Por ky çift i mrekullueshëm nuk pati pasardhës biologjik, në jetën e tyre nuk erdhi në jetë asnjë fëmije, por shpirti dhe dashuria për njrëzit e bënte të dallueshme figurën dhe veprat e Hasan Prishtinës, sipas studimeve gjeonologjike ai birësoi Sadakaten, vajzën nga Shkodra si dhe Musli Ajet Dervinën nga fshati Taraxh i komunës së Vushtrrisë.
Hasan Prishtina  kishte tre mbiemra, i pari ishte Hasan Berisha nga mbiemri i hershëm, Hasan Prishtina u quajt në vitin 1908 për të përfaqësuar vendin, e ndërsa Hasan Polaci, prej origjinës së fshatit Polac.

TË LIDHURA

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë
Aktualitet

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë

09:32 | 10/12/2025
Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s
Aktualitet

Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s

08:58 | 10/12/2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!
Aktualitet

Lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!

13:23 | 09/12/2025
Next Post
Historia tragjike e jetës reale të Al Pacinos (VIDEO)

Historia tragjike e jetës reale të Al Pacinos (VIDEO)

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

OBSH në Shqipëri lëshon thirrjen e fortë: Mos e teproni me këtë produkt

OBSH në Shqipëri lëshon thirrjen e fortë: Mos e teproni me këtë produkt







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale
Bota

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

by mirseda
21:34 | 10/12/2025
0

Turistëve nga dhjetëra vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, mund t’u kërkohet të japin një historik pesëvjeçar të...

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Fjolla Morina: “Që gjashtë vite nuk mund të dal jashtë Kosovës” për shkak të çështjes ligjore

Fjolla Morina: “Që gjashtë vite nuk mund të dal jashtë Kosovës” për shkak të çështjes ligjore

20:56 | 10/12/2025
Mijëra protestojnë në Bullgari: “Dorëheqje”, “Mafia Jashtë” dhe “Për Zgjedhje të Drejta”

Mijëra protestojnë në Bullgari: “Dorëheqje”, “Mafia Jashtë” dhe “Për Zgjedhje të Drejta”

20:46 | 10/12/2025
Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA

Bardhi në Kongres: Shqipëria krenare për aleatin e çmuar, SHBA

20:44 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com