E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Historia tragjike e jetës reale të Al Pacinos (VIDEO)

Alfredo Xhejms Pacino, është padyshim një ikonë e kohërave tona. Me një karrierë mbi gjysmë shekullore si aktor, ai ka frymëzuar breza të tërë me talentin dhe personalitetin e tij unik në ekran.

Por fillimi për të nuk ka qenë i lehtë. Prindërit u ndanë kur ishte vetëm 2-vjeç. Edhe pse i varfër, nuk hoqi dorë nga ëndrra për t’u bërë aktor. Kur ishte vetëm 16-vjeç, braktisi gjimnazin dhe familjen, për të jetuar si i pavarur dhe ndjekur një kurs aktrimi. Humbja e nënës kur ishte vetëm 21-vjeç, ishte një goditje e fortë për të.

Ai paragjykohej në audicione si një italo-amerikan. U refuzua nga shumë regjisorë, por nuk u dorëzua. Edhe kur nisi të ketë sukses, Al Pacino, i kthehej alkoolit për të përballuar presionin.

Kjo i shkaktoi jo pak probleme në lidhjet e tij me gratë. Një nga rolet më ikonike të tij në kinema, është ai i Michael Corleone tek “Kumbari”, për të cilin u pagua vetëm 35 mijë dollarë. Për të ishte një rol kaq i vështirë, sa që kur mbaruan xhirimet, nisi psikoterapinë për të menaxhuar shëndetin e tij mendor. Seancat me psikologun do të vazhdonin për 25 vjet të tjera.

                                          TIRANA TODAY

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA

BE i ka ofruar Presidentit të ardhshëm të SHBA Biden një fillim të ri në marrëdhënie. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel foli...

Detaje nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid, raportohet për 2 viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një ndërtesë në Madrid duke lënë të paktën dy persona të vdekur dhe disa të plagosur. Kryetari...

Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Njerëzit janë lodhur prej tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i quajti memexhinj aleatët e demokratëve. Basha thotë se...

Ndodhej në arrest shtëpie, arratiset këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila ndodhet nën masën “arrest shtëpie” është arratisur nga banesa në të cilën qendronte. Mësohet se një patrullë e policisë së...

Nuk i lejohet kandidimi, Kurti: S’jam në dijeni, kryesoj listën e Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është ka reaguar në lidhje lidhur me përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ-së për...