Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zbardhet debati i ashpër në Columbia për Shqipërinë, ja çfarë tha Bushati

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zbardhet debati i ashpër në Columbia për Shqipërinë, ja çfarë tha Bushati

Debat i ashpër në Columbia për Shqipërinë, rolin e Rusisë dhe Turqisë, problemet e Tiranës zyrtare…

“Amerika nuk ka aleat më të mirë se Shqipëria dhe amerikanët nuk kanë miq më të mirë se shqiptarët,” thotë profesor David L. Phillips. Ky është thelbi i një takimi të mbajtur këto ditë në Universitetin Columbia, ku ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati foli për sfidat e Ballkanit Perëndimor. Sfida që prekin marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA. Penetrimi rus dhe penetrimi turk me ngjyrim islamik në Ballkan, janë shqetësimet aktuale të SHBA për këtë rajon, të cilin prof Phillips e quan “rajon të komplikuar me marrëdhënie të komplikuara”.
Rajon që ai e njeh mirë, sepse ka gati 30 vjet që punon me të. Po ai njeh mirë dhe Shqipërinë ku ka qenë me delegacionin e parë amerikan të nivelit të lartë që vizitoi vendin pas hapjes, së bashku me James Baker.
 Rusia në Shqipëri

Shqetësim ka SHBA për rritjen e penetrimit rus në Ballkanin Perëndimor, dhe atë që sipas New York Times, e ka kthyer rajonin në fushëbeteje që të kujton Luftën e Ftohtë, ku rusët kanë akses në infrastrukturë dhe jetën publike. Rusia është shumë prezente në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Serbi. Influenca ruse është e fortë në elitat politike, në biznes dhe në media. “Ne, si Shqipëri e kemi konsideruar veten të jemi imunë ndaj Rusisë. Duhet të them se vitet e fundit Rusia ka tentuar të penetrojë në jetën publike, për shembull në media,” thotë ministri Bushati.

Turqia në Ballkan

David L. Phillips (privat)

David L. Phillips

Prof. Phillips, pyet nga vijnë financimet për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë. “Nga përvoja ime me Shqipërinë, nacionalizmi aty ka pasur vlera më të mëdha se sa islamizmi. A kanë zëvendësuar këto vlera njëra tjetrën?”, është pyetja që ai i drejton ministrit shqiptar, i cili e mbron kështu ndërtimin e xhamisë: “Xhamia është ndërtuar, nuk e di pse kjo duhet debatuar. Për një kohë të gjatë komuniteti mysliman në Tiranë nuk ka pasur xhami dhe klerikët shkonin në shkollat publike.” Ministri konfirmon marrëdhëniet e mira me Turqinë por shton “kjo nuk na ka penguar që të jemi vigjilentë për çështje të politikave ndërkombëtare. Në disa raste ne kemi qenë në drejtim tjetër nga Turqia.” Jo, thotë Prof. Phillips. “Kur Parlamenti Evropian ka mbajtur qëndrim ndaj Turqisë, ju keni mbajtur anën e Turqisë.”

Edhe nga publiku bëhen pyetje për investimet turke në rajon. Gazetarja nga Kosova, Jeta Xharra ndodhet në publik dhe shfrytëson rastin për të treguar qëndrimin e saj, që nuk përputhet me atë të ministrit shqiptar. Gazetarja thotë se në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, Turqia e Erdoganit ka axhendë islamike. Gra dhe burra shqiptarë i janë bashkuar ISIS.

“Nuk ka politika për preferenca ndaj investimeve turke në Shqipëri. Turqia është vendi i pestë për investimet në Shqipëri. Shqiptarët po japin kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit,” mbrohet ministri Bushati.

Një përfaqësuese e diasporës ka qëndrim më radikal kur thotë për politikën shqiptare: “Ju bëni biznes me Turqinë, flini me Serbinë dhe flirtoni me Rusinë”.

Prof. David Phillips këshillon krijimin e një akademije ku të jepen mësime për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, ku Universiteti Columbia mund të ndihmojë me kontributin e vet.

Greqia dhe Shqipëria

Të gjithë këto i dëgjon me vëmendje ambasadorja greke pranë OKB, Maria Theofili. Ajo është e para që e merr fjalën nga publiku për të dhënë një mesazh nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias. “Greqia mbështetet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Secili nga vendet është një rast më vete. Me Shqipërinë, Greqia do i zgjidhë problemet ne një paketë më vete.”

“Dërgoji të fala ministrit, dhe thuaji aty ku ndodhet në Vjenë, që në bisedimet që janë duke u zhvilluar të gjejë një zgjidhje para takimit të ministrave të Nato-s, që pritet të mbahet në korrik,” thotë prof. Phillips i cili nuk e përmend emrin e Maqedonisë, por të gjithë e dinë për çfarë bëhet fjalë.

Albanien Außenminister Ditmir Bushati in Tirana (G. Shkullaku/AFP/Getty Images)

Ditmir Bushati

Paketa si zgjidhje për Shqipërinë përmban me siguri ligjin e luftës, i cili është ende në fuqi midis Greqisë dhe Shqipërisë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe Greqia nuk pranon ta shfuqizojë. Por jo vetëm kaq. Nga publiku ngrihet pyetja për atë që quhet “Çështja Çame”. Një përfaqësues i Oganizatës shqiptaro-amerikane “Çamëria”, pyet a është Çamëria temë e bisedimeve që Shqipëria zhvillon aktualisht me Greqinë dhe kërkon më shumë transparencë për këtë çështje, sepse informacionet nga politikanët e të dy vendeve janë të ndryshme.

Bushati nuk e përmendi Kosovën

Ministri Bushati thotë në tavolinën e bisedimeve flitet për çështje të së kaluarës, por edhe të jetës së përditshme të qytetarëve. Edhe këtu Prof. Phillips ofron ndihmën e shoqatës për dialogun historik të drejtuar prej tij. Ministri Bushati nuk e përmendi Kosovën më vete në pikat për të cilat foli. Ka disa kohë që Shqipëria nuk ka më nevojë të luajë rolin e avokatit mbrojtës për Kosovën. Kosova ka aktualisht avokatë mbrojtës më të mirë se Shqipëria. “Shqipëria mbështet përpjekjet e Kosovës për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me vendet fqinjë, dhe liberalizimin e vizave”, tha sidoqoftë ministri Bushati. DW

Tags: ashpërbushatiColumbiadebatiShqipërinëZbardhet

TË LIDHURA

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën
Aktualitet

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

09:24 | 14/07/2025
Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj
Aktualitet

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”
Politikë

Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

08:20 | 14/07/2025
Next Post
Forca e ligjit/ Ja kush janë pesë prokurorët që marrin në dorë Tiranën

Forca e ligjit/ Ja kush janë pesë prokurorët që marrin në dorë Tiranën

Video/Nga xhamia në mal, manovrat e frikshme të ushtarëve të ISIS

Video/Nga xhamia në mal, manovrat e frikshme të ushtarëve të ISIS

Vëllai i çjerr maskën Meghan Markle, ja detaji që i prishi planet e dasmës

Vëllai i çjerr maskën Meghan Markle, ja detaji që i prishi planet e dasmës

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën
Aktualitet

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

by mirseda
09:24 | 14/07/2025
0

Në takimin me deputetë të qarkut të Tiranës, Kryeministri Edi Rama është ndalur në aksionin për lirimin...

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

08:25 | 14/07/2025
Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

08:22 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com