Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhen përgjimet e prostitucionit: M’kan ardh dy shoqe…”A janë të mira?”

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Zbardhen përgjimet e prostitucionit: M’kan ardh dy shoqe…”A janë të mira?”

Hetimet në lidhje me prostitucionin që ushtrohej në lokalin “Tata” në Shkodër kanë zbardhur skemën se si funksiononte grupi. Frederik Tata në bashkëpunim me Sunila Mehjan rekrutonin femra të moshave të ndryshme dhe i shfrytëzonin për prostitucion. Përgjimet dhe dëshmia e një punëtori janë edhe provat më të forta të organit të akuzës
Përgjimet janë ato që çuan pas hekurave Frederik Tatën, Sunila Mehja dhe grupin e tyre të cilët përdornin një lokal në Shkodër ku shfrytëzonin vajza të reja për prostitucion. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës, për një prej anëtarëve të grupit, më konkretisht, personit nën hetim Kastriot Musa, ky i fundit ka apeluar masën e sigurisë “Arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, por kërkesa u rrëzua. Nga ky vendim rezulton se pika kyçe e hetimeve në lidhje me grupin janë përgjimet, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me çështjen nga një denoncim të bërë në portalin “Jeta osh Qef”.

Në denoncimin në këtë portal thuhej se në lokalin “Tata” në Shkodër, shtetasi Frederik Tata, e përdorte biznesin e tij për të shfrytëzuar dy femra për prostitucion. Ndërsa hetimet në lidhje me grupin dhe Frederik Tatën, ashtu si edhe seancat gjyqësore që janë zhvilluar për caktimin e masës së sigurisë janë shoqëruar me tensione nga familjarët, të cilët pretendojnë se organi i akuzës nuk ka prova për të akuzuar të afërmit e tyre. Por tjetër gjë pretendon Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, sipas të cilës, çdo gjë është e dokumentuar me prova dhe dëshmi, të paktën të një prej personave të cilët mund të japin shpjegime si persona të cilët janë në dijeni të aktivitetit kriminal. Ndërsa nga përgjimet ka rezultuar se shtetasja Sunila Mehja ka rolin e ndërmjetëses, ajo lidh vajzat me klientët si edhe siguron edhe taksinë për transport.

PERGJIMET
Sipas prokurorisë, në momentin e arrestimit, në lokal ka qënë i pranishëm edhe shtetasi me inicialet M.P, i cili ka dhënë deklarime në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Ai ka shpjeguar para hetuesve se shtetasen Sunila Mehja e ka njohur në lokalin e shtetasit Rinar Tata (Frederik Tata), ku ka punuar si lulishtar. Sunila e ka njohur me shtetasen me inicialet A.N, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës prej 100 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu, organi i akuzës ka transkiptuar disa nga bisedat telefonike që personat e dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë zhvilluar me persona të tjerë. Konkretisht, një nga bisedat e zhvilluara ndërmjet shtetases, Sunila Mehja, e cila ka përdorur numrin telefonik 067 41 54 XXX dhe një personi tjetër, rezulton ky komunikim:

Sunila Mehja: Mkan ardh nja dy shoqe prej Durrsi, durrsake.
Personi X: Prej ka?
Sunila Mehja: Prej Durrsi. Hë po.
Personi X: A jan tmira, a jan tmira?
Sunila Mehja: Po po, hajt pra hajt, do bajm noj gja. Hajde mos vono veq”.

Në një bisedë tjetër Sunila Mehja i drejtohet një prej femrave që dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion duke e pyetur “Ku je ti?” Pasi bashkëbiseduesja i përgjigjet se ndodhet në shtëpinë e të atit, Sunila Mehja vazhdon me fjalët “Ah mkan ardh nja dy, mkan ardh nja dy shokë”. Ajo e sqaron se bëhet fjalë për dy shokë që kanë shkuar në lokal, personat janë turq dhe flasin shqip. Gjatë komunikimit telefonik, Sunila i sugjeron si vend të kryerjes së marrëdhënieve seksuale lokalin e shtetasit Rinar Tata ose një lokal tjetër në Velipojë, që është lokal i shokëve të saj.
Komunikimet telefonike të kësaj shtetaseje përgjatë kohës së vënë në përgjim, konsistojnë në ndërmjetësimin për ushtrim prostitucioni midis klientëve dhe femrave që ajo shfrytëzonte për prostitucion, ku përcaktohet shuma e shpërblimit dhe gjetja e taksistit për transport. Në një nga bisedat rezulton se shuma që merr taksisti është 3000 lekë të reja -“ Po tridhjetmijë lekë taksisti, tpaktën ni pesdhetshe duhet m’ja dhan asaj për tan natën”.
Një nga klientët e lokalit, e merr në telefon Sunilën duke negociuar si klient, për një nga femrat që ndodhej në lokal në tavolinë me të. Sunila Mehja i përgjigjet: “Ja ta gjej ni shoqe tjetër, ta gjej ni shoqe t’vetën.” Këto përgjime, por edhe të tjera, sipas prokuorisë përbëjnë provat kryesore që vërtetojnë se personat e arrestuar kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen./shekulli/

 

 

 

Tags: AardhdyjanëM’kanmirapergjimetprostitucionitSHOQEtëzbardhen

TË LIDHURA

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane
Politikë

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

21:57 | 25/11/2025
UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit
Aktualitet

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
Shqipëria

BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier

17:55 | 25/11/2025
Next Post
Shkrimi i suedezit që çmendi autoritetet komuniste në 1988: Nata e zjarrtë me punonjëse e hotelit në Sarandë

Shkrimi i suedezit që çmendi autoritetet komuniste në 1988: Nata e zjarrtë me punonjëse e hotelit në Sarandë

Bën mrekulli/Pse duhet të pini çdo ditë vaj kanabisi?

Bën mrekulli/Pse duhet të pini çdo ditë vaj kanabisi?

Xhaferi identifikon dhunuesit: Donin të shfarosnin shqiptarët

Xhaferi identifikon dhunuesit: Donin të shfarosnin shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro
Rajoni

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro

by mirseda
22:35 | 25/11/2025
0

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi më 25 nëntor se ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq,...

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

Orinda Huta flet për humbjen e babait: Më mungon shumë

22:04 | 25/11/2025
Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

Spiropali me homologen austriake: Ditë e bukur në Tiranë, po ndërtojmë të ardhmen evropiane

21:57 | 25/11/2025
Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

Plani i paqes/ Trump dërgon Witkoff në Moskë për takim me Putinin

21:12 | 25/11/2025
UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

21:04 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com