Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zbardhen lëvizjet e Vuçiç në Kosovë, në orën 14 shkel në tokën shqiptare

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Zbardhen lëvizjet e Vuçiç në Kosovë, në orën 14 shkel në tokën shqiptare

President serb, Aleksandar Vuçiç do të nisë këtë të shtunë vizitën e paralajmëruar dyditore në Kosovë, me një agjendë të përcaktuar qartë dhe të ngjeshur.

Ai pritet të shkelë në tokën kosovare në orën 14:00, duke hyrë nga pika e kalimit kufitar të Bernjakut, për të vijuar më pas drejt Zubin Potokut.

Ndalesën e parë, edhe pse ishte në dilemë deri pak përpara darkës së ditës së premte për shkak të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që ia ndalonte, ai do ta bëjë në orën 15:00 në Gazivodë, apo liqenin e Ujmanit siç njihet për shqiptarët e Kosovës.

Rreth 40 minuta më vonë, presidenti serb do të ndalet në Leshak, ku në orën 17 do të ndalet në Shkollën Bujqësore të këtij rajoni, për të vijuar më pas me vizitën në hollin e Pallatit të Sportit në Leposaviç në 17:45.

Në mbrëmje, rreth orës 19:00 ai do të mbërrijë në Zveçan, qytet ku do të kalojë edhe natën.

Agjenda është mësuar e detajuar nga “KosovaPress”, sipas së cilës, dita e dytë e Vuçiçit në Kosovë do të nisë me vizitën 30-minutëshe në Qendrën Shëndetësore të Mitrovicës, të dielën në orën 8:00, për t’u kthyer sërish në Zveçan.

E diela parashikon edhe vizitat në fshatin Banjë, sërish në Mitrovicë, e më tej në orën 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare të Jarinjës.

Vizita e tij në Kosovë vjen pas (mos)takimit të dështuar në Bruksel, duke bllokuar në këtë mënyrë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian mes dy vendeve, pikërisht për shkak të deklaratave të autoriteteve kosovare se nuk do ta lejonin Vuçiçin të vizitonte liqenin e Ujmanit.

Por, pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, agjenda e tij u miratua e plotë me qëllim mospërshkallëzimin e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Top Channel.

AXHENDA

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë.

Në ora 15:40 në Leshak.

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviq.

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje./TIRANA TODAY/

Tags: kosoveLëvizjetshqiptaretokënVuciczbardhen

TË LIDHURA

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes
Bota

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën
Bota

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Next Post
Zemërim dhe turp, rasti i familjes së Adrianit u ‘thyen zemrat’ banorëve

Zemërim dhe turp, rasti i familjes së Adrianit u ‘thyen zemrat’ banorëve

Sarpi heq dorë nga aktrimi, nuk do ta besoni çfarë do punojë tani

Sarpi heq dorë nga aktrimi, nuk do ta besoni çfarë do punojë tani

‘Të ka hyrë vetja në qejf’, aktori shqiptar që çmendi Turqinë fëlliq keq fansen

'Të ka hyrë vetja në qejf', aktori shqiptar që çmendi Turqinë fëlliq keq fansen







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com