Tetë kandidatë janë përzgjedhur në mbledhjen e sotme nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për të vijuar garën për në Gjykatën e Lartë.
Nga 22 kandidatë që kishin aplikuar, vetëm tetë prej tyre kanë mundur që të kalojnë fazën e parë të verifikimit. 13 prej kandidatëve janë skualifikuar, pasi nuk plotësonin kriteret, ndërsa një tjetër është dorëhequr.
Sakaq, mes emrave të njohur që vijojnë garën janë Theodhori Sollaku, por edhe Sokol Sadushaj, që është drejtori i Shkollës së Magjistraturës.
Tetë kandidatët që do të vijojnë garën janë: Jetmira Rragami, Rezarta Melo (Cenaj), Sokol Sadushaj, Ervin, Pupe, Theodhor Sollaku, Kestrin Katro, Ilir Panda dhe Ardita Buna Alsula.
Ndërkohë, kandidatët e skualifikuar janë: Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Aldona Sulaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Agron Lamaj, Vjosa Bodo Mujo, Shaqir Hasanaj, Anton Lleshaj dhe Altin Binaj.