E hënë, 25 Maj, 2020
14 C
Tirana

Hajdari jep lajmin e mirë, “Qendra e Solidaritetit” pranë përfundimit

Më të lexuarat

Koronavirusi në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave

Në Shqipëri është rritur numri i viktimave nga COVID-19, duke shkuar në 32. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mbrëmjen e sotme ka ndërruar...

Si do bëhet hapja e transportit publik? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se hapja e transportit publik do të bëhet “pjesë-pjesë”. Kreu i Qeverisë sqaroi qytetarët se deri në fund të...

“Rreth 131 mijë debitorë nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje”, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e...

Aksident rrugor në aksin Seman-Fier, plagosen dy persona

Së fundmi ka ndodhur një aksident rrugor në aksin Seman-Fier. Aksidenti ka ndodhur përkatësisht në zonën e njohur si Çlirim i Fierit. Raportohet se kanë mbetur...

COVID-19/ Kur do hapen kufijtë? Rama tregon datën

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët, më datën 1 Qershor. “Duke nisur nga 1 Qershori do...

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se 50 persona kanë humbur jetën në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të...

Zbulohet biznesmeni që mbante milionat në makinë, ja ku do i çonte

Të dhëna të reja kanë dalë nga hetimet paraprake, sa i takon vjedhjes së lekëve nga bagazhi i mjetit të një biznesmeni. Me datë...

Grabitja e milionave/ Vëllai dhe i dashuri i spikeres ndoqën biznesmenin

Lidhur me grabitjen e një shume të majme parash në Tiranë, mësohet se dy grabitësit janë njerëzit e afërt të një ish-spikereje. Donald Hoxha...

“E ndoqa me vrap derisa u lodh”, flet i riu që ndali rrëmbimin e fëmijës në Korçë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmë në Korçë, teksa një vajzë 4-vjeçare është tentuar të rrëmbehet ndërsa ishte me nënën e saj. Ishin banorët...

Ekzekutohet para derës së shtëpisë, 25-vjeçari para 3 muajve kishte ardhur nga Belgjika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një i ri është ekzekutuar me kallashnikov, pranë shtëpisë së tij në zonën e “Ujit të...

Nga Anxhela Ferra

Është një nga projektet më ambizioce në të gjithë Ballkanin dhe Fondacioni ‘Fundjavë Ndryshe’ duket se është i vendosur për ta përfunduar sa më shpejt. Bëhet fjalë për Qendrën e Solidaritetit e cila do të jetë edhe qendra më e madhe sociale në Ballkan. Teksa faza e parë pritet të mbyllet në fund të muajit shtator, i gjithë projekti mendohet të jetë gati në 2021. Drejtuesi i fondacionit, Arbër Hajdari zbulon për Tirana Today se veç shkollës profesionale, qendrës spitalore, mensës e një sërë shërbimesh të tjerë, janë duke planifikuar edhe krijimin e një azili.

“Punimet po shkojnë shumë mirë,ishte planifikuar që faza e parë e projektit të shkonte 2 vite. Ne e kemi nisur punën në 26 maj dhe kemi punuar intensivisht. Ndaj besoj se në fund të shtatorit, do të kemi të realizuar fazën e parë të projektit. Kjo është një qendër sociale, e cila për nga përmasat do të jetë më e madhja në Ballkan.

https://www.youtube.com/watch?v=cT3IS1HO4b0

Sepse do të përfshijë kapanonet e mëdha të magazinimit të ndihmave për të gjithë Shqipërinë. Do të përfshijë qendrën spitalore, e cila do të ofrojë shërbimet falas për njerëzit. Do të jetë shkolla profesionale, mensat për njerëzit që nuk kanë mundësi e të vijnë të ushqehen 2 vakte në ditë.

Gjithashtu do të ketë librari, biblioteka të ndryshme, të hapura. Ne jemi në diskutim për të realizuar një tjetër projekt shumë të rëndësishëm. Një azil pleqsh në standarde evropiane. I kemi ruajtur një hapësirë, rreth 10 mijë metra katror, e cila do të jetë totalisht në hapësirën që i duhet këtij kompleksi të azilit. Jemi duke bërë projektin dhe do ta bëjmë publik, sapo ta mbarojmë.”

Projekti i cili është duke u ndërtuar në disa mjedise të ish-uzinës së artilerive në nisje të Rrugës së Arbrit, synon t’i vijë në ndihmë të gjithë njerëzve. Pasi edhe shërbimet që do të ofrohen në fokus kanë formimin dhe ofrimin e kushteve që çdo individ të sigurojë një jetë më të mirë. Që nga edukimi e deri tek punësimi.

“Fillimisht jemi marr me një sipërfaqe rreth 3200 metra katror ndërtim. Kemi bërë hapësirat për zyrat juridike, të cilat do të ofrojnë gjithë shërbimet juridike për njerëzit në nevojë. Kemi planifikuar salla konferencash, njëra është për një kapacitet 120 personash. Po ashtu ndodhen katër kabina përkthimi, ku do të përkthehet në katër gjuhë. Është një sallë e cila do të jetë në shërbim të komunitetit për çdo aktivitet.

Kush ka nevojë për një sallë konferencash dhe e do këtë pa para, mjafton të trokasë e të regjistrohet. Salla do t’i vihet në shërbim, me gjithë kapacitetet që ofron. Duke filluar që nga parkingu, energjia, fonia, gjithçka në shërbim të njerëzve. Kjo është salla e vogël e jona, pasi në fazën e dytë të projektit do të bëhet dhe një sallë tjetër e cila ka një kapacitet për 1700 persona.

Këtu gjithë punimet janë bërë cilësore, është linja e fundit e teknologjisë, sigurisht pa e tepruar. Ne kemi një numër të madh njerëzish që kërkojnë të punësohen, sidomos pasi kanë marr vesh lajmin për shkollën profesionale.

Jemi duke mbajtur shënim dhe në momentin e parë që do t’i japim jetë të gjithës, sigurisht që do t’i ftojmë të bëhen pjesë e projektit. Kemi analizuar gjithë postet e punës para se të nisnim projektin dhe ka një kapacitet prej 320 personash të cilët do të punojnë këtu me kohë të plotë. Me qëllim administrimin e gjithë pjesës operative.”

Hajdari bën me dije se janë duke u ndërtuar gjithashtu edhe kapanone magazinimi. Ku do të mblidhen të gjitha sendet e dhuruara nga shqiptarët për familjet në nevojë. Dhe më pas do të kryhet seleksionimi e shpërndarja e tyre në çdo familje sipas nevojave përkatëse.

“Kapanoni i magazinimit është rreth 3 mijë metra katror dhe ka kapacitetin për të mbajtur ndihma për të gjithë Shqipërinë. Krahas kësaj ne e kishim të nevojshme një hapësirë të tillë. Pasi donacionet sa vijnë edhe shtohen me ndihma materiale. Edhe nuk kishim ku t’i magazinonim që t’i klasifikonim. Ndaj ky kapanon është gjigant dhe ka për të na dhënë një krah shumë të madh në projektin e Fundjavës.

Krahas kësaj ne po ecim me çdo aktivitet të Fundjavës, duke mos e lënë pas. Gati çdo javë po bëhen një a dy banesa, vazhdon shpërndarja e ushqimeve e shumë të tjera. Veç meje, i gjithë stafi i Fundjavës është i angazhuar në projekte siç ka funksionuar Fundjava. Kurse unë jam 24/7 këtu, ku së bashku me një grup inxhinierësh po drejtojmë këtë projekt. Është një projekt ku shumica e biznesmenëve në Shqipëri, kur e shohin çuditen. Se si kemi arritur në krye të 3 muajve edhe pragun e inaugurimit e kemi e 20 ditë larg.”

Që prej hapave të parë të fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’ qëllimi është të jenë pranë njerëzve. Për këtë arsye edhe ndërmorën realizim e këtij projekti, i cili pritet të ndryshojë jetën e qindra shqiptarëve. Projekti është i mbështetur nga shumë biznese, por edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dita ditës bashkohen me njeri-tjetrin për të qenë pranë atyre që kanë nevojë.

“Ne presim që ky projekt të ketë goxha impakt. Pasi kemi bërë një studim të gjithë rasteve që Fundjava ka trajtuar. Ndaj kemi ardhur në këto konkluzione që Shqipërisë i duhet një qendër e tillë, e cila të ketë këtë multi-funskionalitetin që ka. Ky projekt mbyll gjithë fazat e integrimit të një mikro-ekonomie të brendshme të një familje. E cila fillon që nga rregullimi i shtëpisë, trajtimi i problemeve shëndetësore, kujdesi ndaj ushqimit të përmuajshëm. Deri sa familja të punësohet, të krijojë një ekonomi të sajën e të bëhet e pavarur.

E veçanta e këtij projekti është se deri tani janë rreth 200 biznese që kanë dhuruar nga 1 mijë euro. Në mënyrë që ky projekt të realizohet. Ndaj ne në hyrje të kampusit do të ndërtojmë një memorial në shenjë falënderimi të të gjithë kontribuuesve. Do të vendoset emri i secilit individ apo kompani që kanë kontribuar për këtë kampus. Targeti që ne duam sigurisht që është një shumë edhe më e madhe. Por ne e kemi nisur dhe po shkon mirë.

Prandaj unë i bëj thirrje gjithë bizneseve që të vazhdojnë e të bashkohen me këtë projekt. Pasi kemi akoma shumë gjëra për të bërë. Ama na duhet ndihma e çdo lloj biznesi në Shqipëri, sado pak të përfshihen në këtë projekt. Në mënyrë që ne të arrijmë e ta përfundojmë sa më shpejt. Këtu nuk ka fonde nga asnjë vend i botës, kjo është forca e shqiptarëve. I gjithë ky projekt po realizohet nga kontribuuesit e thjeshtë të këtij vendi.”/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtari i SHBA: Kina fshehu virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik...

Koronavirusi/ Një lajm i mirë vjen nga Kosova

Mbrëmjen e sotme një lajm i mirë ka ardhur nga Kosova lidhur me koronavirusin. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë...

“Europa Nostra” për Teatrin: Le të shënojë kjo ngjarje fillimin e një zgjimi

Organizata “Europa Nostra” i ka dërguar ditën e sotme një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në ditën e Bajramit, si një mbështetëse e kauzës...

Policia bllokoi liqenin me shirita, “rebelohen” qytetarët

Me urdhër të qeverisë, Tirana gjatë kësaj fundjave i është nënshtruar masave izoluese. Këtë të dielë të gjitha aktivitetet dhe bizneset janë mbajtur të mbyllura,...

Rama: Kjo do të jetë java e fundit e kufizimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se kjo do të jetë java e fundit e kufizimit të orareve. Në vijim, ai pohoi se fundjava do...
WhatsApp KONTAKTO TT