Sot është paralajmëruar për një protestë masive, e cila pritet të “shkundë” Ministrinë e Arsimit. Organizatorët e studentëve kanë paralajmëruar një tubim më masiv se ai i së enjtes dhe të premtes, ku në shesh u mblodhën mbi 15 mijë vetë.
Të gjithë studentët janë përbetuar për një manifestim gjigant, të pa ndodhur ndonjëherë më parë. Por teksa këto janë orë vendimtare, dhe pas deklaratës në video live në Facebook të Ramës, deklarata të rënda vijnë kundrejt pedagogëve.
Këta të fundit nuk janë lejuar që të jenë pjesë e protestës, por përtej rryshfeteve që kërkojnë, ata edhe kanë abuzuar.
Këtë dëshmi tronditëse e kanë dhënë një studente, e cila ka thënë se pedagogët përpos lekëve, kërkojnë edhe favore seksuale.
Studentja Gresa Hasa, e ftuar në “360 Gradë” në “Ora News”, tha se protestat e ndryshme në vend, kanë ndikuar tek protesta e studentëve.
“Në universitetin publik, kemi pedagogë që kërkojnë 700 euro për provim. Kemi pedagogë që kërkojnë favore seksuale, për t’u dhënë provimin vajzave”.