Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kirurgu shqiptar mahnit fushën e mjekësisë, bën zbulimin e rëndësishëm

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Një kirurg shqiptar në Gjermani ka zbuluar instrumentin për stentim të dyanshëm pa prerje, i cili do të përdoret dhe do i shërbejë  fushës së mjekësisë në pjesën më të madhe të botës.

Ky zbulim, meqë tashmë është patentuar në emër të kirurgut shqiptar, mundëson trajtimin e sëmundjeve të arterieve dhe venave të gjakut në tërë trupin, në drejtim të zemrës dhe të këmbës, pa prerje apo shpim të dyfishtë.

Emri Dr. Halil Krasniqi është tashmë emër i njohur ndërkombtarisht në shkencën e mjekësisë. Me më shumë se 15 mijë operacione kirurgjike, është ndër mjekët me së dhunti përvojë në trajtimin operativ dhe endovaskular të sëmundjeve kirurgjike dhe vaskulare.

Dr. Dr. Krasniqi është drejtor i klinikës vaskulare dhe endovaskulare, në Spitalin Helios në Pforzheim të Gjermanisë, spital ky i Qendrës Klinike Universitare të Heidelbergut.

Gjatë gjithë karrierës së tij, gjatë trajtimeve në sallën operative, Dr. Dr. Krasniqi është interesuar që bëjë përmirësime në procedura dhe instrumente, që të ju mundësojë pacientëve trajtim të lehtë në aspektin profesional. Brenga kryesore e tij gjithmonë ishin prerjet e mëdha gjatë intervenimit kirurgjik. Andaj, fokusi i tij ishte që këto intervenime të bëheshin pa prerje por vetëm me shpim, duke ju mundësuar pacientëve rikuperim shumë më të shpejtë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Për trajtimin e sëmundjeve të zgjerimit (Aneurizma) apo ngushtimit (stenoza) të arterieve dhe venave, duhej prerje kirurgjike, hapja e abdomenit apo Bypass-a. Deri më tani, kirurgët kishin mundësi që këto sëmundje të i trajtonin me një punkcion në ije dhe atë në drejtim të zemrës, ose në drejtim të këmbës. Por nuk ishte e mundur që kjo të kryhej në të dyja drejtimet në të njëjtën kohë, dhe pa prerje dhe hapje të arteries, apo një shpim të dytë i cili rrezikonte të i shkaktonte pacientit dëmtimin e arteries apo gjakderdhje pas intervenimit.

Përvoja dhe angazhimi në shkencën e mjekësisë i Dr. Dr. Krasniqit, sollën në zbulimin shpikës të instrumentit “Krassa – Shipkë dy drejtimëshe”.

Shipka “Krassa“ tani e bënë të mundur trajtimin intervencional të enëve të gjakut me një shpim me gjilpërë, duke mundësuar bllokimin dhe implantimin e stentave në çdo arterie dhe venë, në drejtim të zemrës dhe në drejtim të këmbës, pa bërë asnjë prerje.

Shumica e këtyre intervenimeve do të mund kryhen vetëm me një shpim me gjilpëre, futjen e shpikësit “Krassa“ në enën e gjakut, duke vazhduar me sondimin e telit dhe përmes tij ballonit dhe stentit. Trajtimi përmes Krassa-s, do ju mundësojë pacientëve rikuperim shumë të shpejtë, ndërsa kirurgëve vaskular, radiologëve, angiologëve por edhe të kardiologëve në tërë botën, do të ju mundësojë intervenim shumë më të lehtë, pa prerje dhe pa komplikime.

Shpikja e zbuluar do të futet në tregun botëror të instrumenteve të mjekësisë pas disa muajsh. Kirurgët vaskular, kardiologët dhe kolegët e tjerë në Gjermani dhe vendet e tjera, janë shprehur të kënaqur me këtë zbulim, duke mirëpritur që sa më shpejtë të kenë në përdorim këtë instrument.

Për këtë zbulim kanë shkruar edhe të mediat gjermane, duke vlerësuar lartë përkushtimin dhe punën e Dr. Dr. Krasniqit në shkencën e mjekësisë.

Në anën tjetër, Dr. Dr. Krasniqi shprehet i lumtur që zbulimi i tij do të ju mundësojë pacientëve intervenime më të lehta, kurse kolegëve të tij do të ju lehtësoj punën dhe përgjegjësinë që kanë në sallat operative të spitaleve. Ai po ashtu u shpreh i gatshëm që të vazhdoj kontributin e tij shkencor dhe profesional, në të mirë të pacientëve.

TË LIDHURA

Bota

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026
Bota

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026
Rajoni

I dehur në timon u fut me makinë në lokalin në Selanik, lirohet me kusht shqiptari

21:02 | 13/10/2026
Next Post

Disa lagje të Tiranës sot pa drita. Ja kush janë zonat problematike

Edhe Beyoncé këndon nëpër dasma

Taulant Muka i nxjerr bojën Ramës me mesazhet për punën







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com