E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Zakoni i vjetër i spiunimit të miqve

Nga Binoy Kampmark “Eurasia Riview”

Agjencia po e zbulonte me këtë operacion, megjithëse në fakt konfirmoi thjeshtë një praktikë shekullore në politikë:Ne nuk kemi besim as tek miqtë dhe as tek armiqtë tanë. Pasi dekonspiroi informacione aq shumë të vlefshme, Eduard Snouden na përgatiti për atë që duhej konsideruar si banale, madje edhe një farsë.

Sikurse shprehet Stiven Aftergud i Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë:“Rregulli është se spiunët i përgjojnë që të gjithë, përveçse kur kanë urdhër që të mos e bëjnë këtë”.  Dhe në rast se do të kishit dyshime “ata mund të sillen ende në këtë mënyrë”.

Për sa i përket Shteteve të Bashkuara, ai nuk ishte aspak hezitues:“Ne jemi duke fotografuar dhe përgjuar të gjithë globin”. Natyrisht kjo e fundit përfshin edhe të parit punët e aleatëve.  “Edhe në mesin e miqve ka një aktivitet të caktuar spiunazhi, dhe një pjesë e tij ka të bëjë me sigurisë kombëtare”- deklaroi në vitin 2013 eksperti Çarls Kupçan i Universitetit Xhorxhtaun.

Dhe ai e sheh këtë aktivitet si një përllogaritje dhe analizë të ftohtë. “Ekziston një mbledhje e zakonshme dhe e përditshme e informacioneve të inteligjencës, që fokusohet tek çështjet që janë të rëndësishme për SHBA-në. Për shembull, kush ka të ngjarë të jetë ministri i jashtëm i ardhshëm, apo cili është pozicioni i Gjermanisë në negociatat me Iranin?”- thekson ai.

Snouden tregoi se si NSA-ja amerikane e shfrytëzoi partneritetin e saj me rrjete të ndryshme të inteligjencës, për të kryer përgjimin e aleatëve të ndryshëm. Një nga këto partneritete përfshinte Danimarkën. Marrëdhënia me Shërbimin e Inteligjencës së Mbrojtjes Daneze (Forsvarets Efterretningstjeneste, ose FE), përfshiu kryerjen e mbikëqyrjes së zyrtarëve të lartë në Suedi, Norvegji, Francë dhe Gjermani.

Ky operacion pati shumë domethënie për eksperimentin politik danez, një institucion i vogël në kërkim të një qëllimi të rëndësishëm. Për këtë qëllim, bashkëpunimi FE-NSA përfshiu përdorimin e “Xkeyscore”, një softuer i zhvilluar nga NSA dhe i zbuluar për publikun nga Snouden, që përgjon telefonatat, tekstet dhe mesazhet e marra dhe të dërguara nga telefonët e zyrtarëve të lartë.

Zbulimi i bujshëm i vitit 2013, nxiti një hetim të brendshëm në Shërbimin e Inteligjencës së Mbrojtjes Daneze të koduar “Operacioni Dunhammer”. Gjetjet e atij raporti u transmetuan më pas në formë selektive nëpër një sërë rrjetesh mediatike:Danmarks Radio, NRK, SVT Nyheter, NDR, WDR, Süddeutsche Zeitung dhe Le Monde.

Kur u pyet për të komentuar mbi këtë çështje, Ministrja daneze e Mbrojtjes Trine Bramsen përsëriti se “qeveria aktuale daneze ka të njëjtin qëndrim të shprehur nga ish-kryeministri në vitet 2013 dhe 2014:se përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë është një praktikë e papranueshme”.

Dhe siç ndodh gjithmonë me zbulime të tilla, ka shumë zemërim publik, një befasi të shtirur dhe një naivitetet të pabesueshëm. Kjo bazohet tek dëshpërimi dhe pritshmëritë e gabuara:besnikëria midis miqve minohet dhe kompromentohet.

Në raste të tilla, ka pretendime plot indinjatë se ata nuk e kishin idenë mbi këto përgjime, madje edhe përpara lajmeve që ishin tashmë të vjetra. Deklaratat e Per Shtajnbryk për televizionin gjerman ARD ishin plot mllef. Por ato ishin tipike të kësaj sjelljeje hipokrikte. Ish-kandidati për kancelar i Partisë Social Demokrate, tha se ishte grotesk “fakti që shërbimet e inteligjencës të aleatëve tanë… spiunojnë përfaqësuesit tanë më të lartë”.

Ndërkohë, Patrick Sensburg i komisionit për mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës në Gjermani, përpiqet që ta zhdramatizojë gjithçka. Danimarka, supozon ai, nuk i kishte përgjuar qëllimisht komunikimet e politikanëve të lartë.

Edhe Ministri francez për Evropë, Klement Bione, i qëndroi skenarit, duke i quajtur gjetjet “jashtëzakonisht serioze”, edhe pse pikëpamjet e tij duhet të merren me një farë rezerve.

Sipas Beaune “ne duhet të shohim nëse partnerët tanë në BE, danezët, kanë bërë gabime në bashkëpunimin e tyre me shërbimet amerikane”.

Më pas ai bëri një paralajmërim naiv, madje disi komik:“Midis aleatëve, duhet të ketë besim, dhe një bashkëpunim minimal”. Ndërkohë midis shteteve të Evropës Veriore, ministri suedez i Mbrojtjes Peter Hultkvist vështirë se mund të thuhet se ishte i zemëruar gjatë një intervistë që tha për SVT Nyheter.

Sjellja e figurave të tilla para këtij skandali,është që ta trajtojnë atë sipas interesit. Ai e pranoi përgjigjen e Danimarkës se një përgjim i tillë i aleatëve ishte “i papranueshëm”, gjë që për të ishte shumë domethënëse.

Gjithashtu ai ishte i prerë kur tha se aktiviteti i spiunazhit nga vendi i tij nuk drejtohej ndaj politikanëve danezë apo norvegjezë (gjermanët dhe francezët nuk kanë nevojë që të përmenden), duke sugjeruar se suedezët janë shumë më të aftë në të gjitha këto veprimtari.

Ndërkohë ka pasuar një heshtje varri në Uashington dhe Kopenhagë sidomos nga komuniteti i inteligjencës. Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, NSA, dhe Shërbimit Informativ Mbrojtës në Danimarkë, kanë refuzuar që të komentojnë mbi këtë çështje.

Ashtu siç ndodhi me presidentin Barak Obama, Xho Bajen do të përballet me disa pyetje gjatë vizitës së tij në Evropë brenda 2 javësh. Sipas pikëpamjes së Snouden, ai ishte i “mirë-përgatitur për të dhënë përgjigje mbi këtë çështje kur të vizitojë së shpejti Evropën, dhe natyrisht që ai ishte i përfshirë thellë në këtë skandal”.

Sipas tij duhet të ketë një kërkesë të qartë për zbulimin e plotë të këtij aktiviteti dhe jo vetëm në Danimarkë. Gjëja e vetme me interes që mund të dalë nga këto takime, është kuptimi i faktit që spiunazhi i zvogëlon të gjitha marrëdhëniet midis aleatëve, gati në një nivel me ato të kundërshtarëve. Miqve të emërtuar gabimisht si të tillë, nuk mund t’u zihet besë në biznesin e mbledhjes së informacioneve të inteligjencës.

burimi: https://www.eurasiareview.com/02062021-that-old-story-spying-on-friends-oped

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...