E premte, 23 Korrik, 2021
28.5 C
Tirana

Yuri Kim si kurrë më parë, qëllon me mitraloz dhe pistoletë

Diplomatja amerikane Yuri Kim, ka qenë e pranishme sot në një prej seancave stërvitore në kuadër të “DefenderEurope 21”, në zonën e trajnimit në Bizë. Teksa ka marrë situatën në dorë, ajo nuk i është frikësuar armatimeve, ku dhe ka bërë qitje me armë automatike dhe pistoletë. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Gjeneral Major Jim Eifert (Garda Kombëtare e Floridës) dhe Brigadieri Jo Chestnutt (Mbretëria e Bashkuar) vizituan Zonën e Trajnimit në Bizë. Aty ku trupat amerikane dhe shqiptare po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë “DefenderEurope21”, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë.

Ata ndoqën nga afër ushtrime zjarri, pjesë e Stërvitjes të Përgjigjes së Shpejtë (një nën-stërvitje e Defender 21), ku ushtarë shqiptarë dhe amerikanë kryen trajnime të përbashkëta gatishmërie, për të rritur ndërveprimin e NATO-s dhe për të treguar aftësitë e tyre në parandalimin e konflikteve dhe aftësinë për të mbajtur kombet e sigurta.
“DefenderEurope 21” është stërvitja më e madhe e bërë në Ballkan. Ushtrimi i udhëhequr nga SHBA-ja dhe forcat e NATO-s do të mbledhë gjithsej 28. 000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe. Po kryhen operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shtatorja e Sali Butkës/ Hajdari: Vështirësi në finalizimin e projektit

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari teksa ka folur për përurimin e shtatores së patriotit të madh shqiptar, Sali Butka, është shprehur se finalizimi i...

Shpejtësia në rrugë, një marrëzi që duhet ndalur

Nga Luan Rama Mendohej përgjithësisht se aksidenti i rëndë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti në autostradën Fier – Vlorë, pra vetëm një...

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Raimond Kola, Zëri i Amerikës Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen...

Për të tretën herë, zbulohet kokainë në kontejnerët e ”Alba Exotic Fruit”

Pasditen e sotme, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Në kuadër të operacionit policor të koduar ''Rada'',...

Aksident në Divjakë, motori përplas për vdekje 85-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjisruar pasditen e sotme në vendin e njohur si Kthesa e Gungasit, në aksin rrugor...