Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ylli Manjani: Monopartizmi qeverisës nuk e shpëton administratën nga politizimi

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ylli Manjani: Monopartizmi qeverisës nuk e shpëton administratën nga politizimi

“Na jepni fuqinë e plotë dhe ne do bëjmë 4-fishin, askush nuk do ndërhyjë në timonin e qeverisjes”, është kjo një nga fjalitë që kemi dëgjuar më së shumti në mitingjet e kreut të PS-së, Edi Rama.

Ky i fundit kërkon të qeverisë patjetër i vetëm, duke u premtuar qytetarëve se pa ndërhyrjen e partive të tjera, Partia Socialiste do bëjë shumë më tepër, duke zhdukur politizimin e administratës.

Por, duket se jo të gjithë e logjikojnë në këtë mënyrë. Është ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ai që mbron me argumente krejt të kundërtën.

Sipas tij, nëse nuk ka qeverisje me koalicion, atëherë do të kemi monopartizëm.

Manjani shkruan se monopartizmi qeverisës e bën administratën shumë më të korruptuar sepse qarku mbyllet brenda partisë së vetme që qeveris, dhe askush nuk do të guxonte të denonconte askënd.

Ish-ministri i Drejtësisë shton se interesi publik e do që administrata civile të mos ketë lidhje me partitë fare, por sipas teje, këtë nuk e ofron asnjëri nga kandidatët.

Manjani thotë gjithashtu se zgjidhje ka disa, ndërsa sjell në vëmendje platformë me 60 pika të akademikut Fuga, por thekson se është politika ajo që nuk e do një gjë të tillë.

SHKRIMI I PLOTË I MANJANIT:

Administrata politike për publikun.

———-

Nuk ka dyshim që politizimi i administratës është origjina e të gjitha të këqijave që ajo mbart.

Emërimet politike që bëjnë partitë ulin cilësinë e personelit, rrisin papërgjegjshmërinë, shtojnë shkeljen e ligjit dhe korrupsionin, ulin ndjeshëm shërbimin dhe cilësinë e tij.

Çështja është si të shpëtojmë nga kjo gjendje?

Edi Rama sugjeron që të heqim dorë nga qeverisja me koalicion dhe të shkojmë në monopartizëm. Kjo sipas tij e shpëton administratën!!!

E vërteta është se monopartizmi qeverisës e shpëton administratën nga fragmentimi, ose copëzimi, për shkak se administrata ndahet në parcela partish.

Por nuk e shpëton nga politizimi!!!

Përkundrazi, monopartizmi qeverisës e bën administratën shumë më të korruptuar sepse qarku mbyllet brenda partisë së vetme që qeveris!

Në kushtet kur nuk kemi arritur dot të ç’politizojmë administratën, ballanca dhe ndarja politike ka qenë e vetmja garanci që të paktën ruan disi përgjegjshmërinë, sepse nënpunësit të motivuar nga partitë ruajnë dhe denoncojnë nënpunësin e partisë tjetër.

Ky lloj Ëatch-dog ka bërë të mundur zbulimin e skandaleve në administratë. Braktisja e këtij koncepti, siç sugjeron Rama për arësyet e tij politike nuk e zgjidh, por e përkeqëson situatën.

Askush nuk do guxonte të dënonconte asgjë, sepse të gjithë janë e njëjta gjë!

Çështja është se as Rama e askush tjetër nuk po propozon se si do ta ç’politizojmë administratën?

Interesi publik e do që adminsitrata civile të mos ketë lidhje me partitë fare, po fare, fare!

Këtij interesi nuk po i përgjigjet askush! Asnjë parti, asnjë kryetar, as edhe një kandidat i vetëm!

Akademik Artan Fuga ka bërë 60 propozimet e tij, të cilat i gjej me vend, por askush nuk reagoi! As Basha të cilit i referoheshin ato propozime direkt!

Askush nuk mendon se si do ta shpëtojmë autoritetin kushtetues të Ministrit, nga tenderokracia dhe emërimet politike! Askush! E pra këtu fillon zgjidhja e problemit.

Sigurisht Rama ska si ta mendojë këtë gjë sepse ministri, sipas tij, është zëdhënës i kryeministrit dhe jo autoritet ekzekutiv. Pra Rama përjashtohet menjëherë nga mundësia për reformën e administratës!

Ai në fakt është edhe më “i sinqerti” sepse po kërkon një administratë të tijën PERSONALE. Pra as të PS…

Të tjerët nuk kanë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë!

Asnjë fjalë për përzgjedhjen mbi bazë merite, për garancinë në detyrë, për mos përzierjen e administratës në punët politike.

Asnjë fjalë për përmbysjen e skemave të deri sotme të DAP dhe që mbarojnë me task-forca si kjo e tanishmja!!! As ligji i ri që u shit si “ligji i integrimit” nuk arriti asgjë të re! Vetëm hiqi DAP-in e PD dhe vuri DAP-in e PS.

Zgjidhje ka plot! Mjafton të hapet një diskutim me specialistë e njerëz me përvojë. Por nuk ka ende një politikë që të dëgjojë dhe aq më pak të veprojë!

Paltforma e Akademik Fugës është nga më seriozet, nga ku mund të çelet një debat i shëndetshëm e profesional.

Partitë duhet ta kuptojnë se më këtë administratë që bëjnë, jo vetëm nuk shtojnë vota, por i heqin vetes edhe ato që kanë!

Sa më shpejt ta kuptojnë më mirë do jetë.

Ndërkohë që politika që duhet nuk po shfaqet në horizont, do vijojë kjo gjendje pavarësisht përrallave elektorale që tregojnë politikanët në fushatë!

Të presim e të shpresojmë, por ndërkohë publiku nuk do ta ketë administratën e tij!

Tags: edi ramamonopartizem qeverisespolitizimi i administratesylli manjani

TË LIDHURA

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

22:35 | 19/05/2025
U rendit si kandidatja grua më e votuar, Tabaku: Mirënjohje demokratëve
Aktualitet

U rendit si kandidatja grua më e votuar, Tabaku: Mirënjohje demokratëve

21:50 | 19/05/2025
Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët e kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit
Aktualitet

Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët e kuvendit pas zgjedhjeve të 11 majit

21:16 | 19/05/2025
Next Post
Përfundon provimi i Gjuhë-Letërsisë, testohen 40 mijë maturantë

Përfundon provimi i Gjuhë-Letërsisë, testohen 40 mijë maturantë

Luan Rama sulmon dyshen Rama-Basha: Kryetari i Rilindjes dhe zëdhënësi i tij nuk e trembin LSI-në

Luan Rama sulmon dyshen Rama-Basha: Kryetari i Rilindjes dhe zëdhënësi i tij nuk e trembin LSI-në

Banorët e Vorës në protestë, thirrje kryeministrit: Vër dorën në zemër!

Banorët e Vorës në protestë, thirrje kryeministrit: Vër dorën në zemër!

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Finalja e Europa League do vendosë fatin e United
Sport

Finalja e Europa League do vendosë fatin e United

by mirseda
15:18 | 20/05/2025
0

Finalja e Europe League po shihet si një udhëkryq që do të vendos fatin e Manchester United....

Debati dhe gjyqi me G-Banin, Arsida rrëfen prapaskenat me ish-banorët e BBV

Debati dhe gjyqi me G-Banin, Arsida rrëfen prapaskenat me ish-banorët e BBV

15:11 | 20/05/2025
Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, pretendimet e Serbisë

Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit, pretendimet e Serbisë

15:07 | 20/05/2025
Nicole Kidman: “Nuk do bëja kurrë një film me bashkëshortin tim sepse…”

Nicole Kidman: “Nuk do bëja kurrë një film me bashkëshortin tim sepse…”

15:02 | 20/05/2025
Vrasja e komisarit Artan Çuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin

Vrasja e komisarit Artan Çuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin

14:29 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com