Pasi siguroi shërbimet e sulmuesit Nikola Kaliniç, Roma është duke tentuar një tjetër goditje të bujshme në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin e Arsenalit, Henrik Mikhitarian.
Sipas “Sky Sport”, palët janë në negociata, teksa marrëveshja duket shumë pranë. Armeni pritet që të kalojë si huazim me të drejtë blerje nga “topçinjtë”. Transferimi i ish-futbollistit të Dortmundit, Mançester Junatjtid dhe Arsenalit do ta rriste ndjeshëm cilësinë në skuadrën e Romës.
30-vjeçari dëshiron të rikthehet protagonist pas sezonit jo shumë pozitiv me skuadrën londineze. Kalimi në Serinë A do të ishte ideal për mesfushorin armen.