Ish e dashura e djalit të deputetit të PS-së, Xhisiela Maloku, di si të marrë vemendjen. Pas një kohe të gjatë shkëputje nga mediat, ajo ka ngacmuar sërish, ndërsa ka postuar një foto në rrjetin e saj social.
Në foton e publikuar në Instagram, Xhisiela ka treguar një unazë me gurë, mbi kutinë e të cilës shkruhej: Veçanërisht për ty.
Mbi foto Xhisiela tregonte se kjo ishte një dhuratë, por duke zgjedhur që ta linte anonim personin që ia kishte dhuruar.
Teksa kthehemi pas në kohë, kujtojmë këtu faktin se historia e dashurisë së Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës pushtoi të gjitha mediat, pasi 26-vjeçarja e denoncoi partnerin e saj për dhunë dhe presion.
Ishte ish-oficeri Emiljano Nuhu, ai i cili denoncoi historinë mes dy te rinjve, ku sipas tij, Xhisiela Maloku ka rrëfyer për dhunën që Rrexhep Rraja ka ushtruar ndaj saj në dhomën e një hoteli.
Dëshmia është marrë nga ish oficeri Nuhu në komisariatin e policisë në Krujë, më datë 30/07/2018. Ajo tregon se në 19.07.2018 është takuar me Rexhep Rrajën, dhe pas një debati me tone të ashpra në makinën e tij, nën kërcënimin e armës e ka dërguar në hotel.
Në dhomë ajo tregon se është dhunuar nga djali i ish deputetit të PS, është djegur me cigare në këmbë prej tij, dhe është goditur në kokë me qytën e pistoletës.
Por pak kohë më vonë, 26-vjecarja Xhisiela Maloku tha se ka tërhequr padinë ndaj ish të dashurit të saj, duke theksuar se gjithçka e ka bërë për motive xhelozie.