Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka nisur një vizitë në Britaninë e Madhe, ku thotë se ka marrë premtim për mbështetje konkrete për operacionin “Forca e Ligjit” dhe për Bashkëpunim për operacione dypalëshe.
“Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në Neë Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit”, shkroi ministri Xhafaj në Twitter.
Xhafaj tha se përvoja e shkëlqyer britanike është model për Shqipërinë në procesin e Vettingut në polici.
“Modeli për ne – përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin “Forca e Ligjit”. Bashkëpunim për operacione dypalëshe”, tha Xhafaj.