Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Xhaçka feston me ushtaraket: Jeni të admirueshme, gra e vajza!

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Xhaçka feston me ushtaraket: Jeni të admirueshme, gra e vajza!

Në një takim të zgjedhur me gratë dhe vajzat në uniformë, ku merrnin pjesë edhe ambasadorët e vendeve të NATO-s të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi rolin e gruas në shoqëri, duke veçuar sakrificën e grave dhe vajzave ushtarake.

“Të gjitha ju, jeni të admirueshme të dashura, gra e vajza! Jeni shembulli frymëzues, për modelin që jepni dhe dashurinë që dhuroni me përkushtimin për ta dashur e mbrojtur Shqipërinë tonë, për të mbrojtur lirinë dhe paqen e vendeve, ku ju, shpesh angazhoheni në misione, larg familjes.”-u shpreh ministrja Xhaçka, e cila theksoi edhe rolin e çdo gruaje për më shumë të drejta.

“Detyrimi im, detyrimi ynë është disafish karshi jush. Misioni ynë do të jetë i paplotë nëse nuk lobojmë fuqishëm për të drejtën e gjithësecilës për të qenë kudo e suksesshme, edhe ndër radhët e Forcave të Armatosura.”

Gjithashtu ministrja Xhaçka u shndërrua në zërin e disa nga grave dhe vajzave ushtarake shqiptare, të cilat pavarësisht vështirësive, përmes sakrificave, kanë arritur t’ia dalin mbanë. “Sot, simbolika e kësaj dite është shumë e fuqishme, për të bashkuar mendjen, zërin dhe forcën tonë, për t’u dhënë zë të gjitha grave, kudo qofshin ato.

Veçanërisht sot, do të doja të isha zëri i Vehbies, i Vehbie Kurtit, e cila ndodhet sot këtu në këtë takim, mes 400 grave e vajzave. Vite më parë ajo erdhi nga zonat e largëta të Peshkopisë për tu anëtarësuar në Forcat e Armatosura e për të na përfaqësuar denjësisht edhe në strukturat e NATO-s.

Do doja të isha zëri i Majore Merita Allmuçës, e cila përballon e vetme jetën me dy fëmijët, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit;

Do doja të isha zëri i nënkolonele Arta Drizës, nënës shkodrane të tre fëmijëve, që krahas misionit të saj si ushtarake, na ka nderuar me përfaqësimin cilësor të saj, si shahiste në disa aktivitete ndërkombëtare.

Do doja të isha zëri i Enkelejda Tyrkut, që ia la foshnjën prindërve të për të kontribuuar pranë strukturave të NATO-s për paqen në Afganistan.

Do doja sot të isha zëri edhe i më shumë se 1 mijë e 300 grave e vajzave të Forcave të Armatosura, të cilat çdo ditë luftojnë mes misionit të të qenit grua e nënë, mes kufizimeve e sakrificave të profesionit,në emër të sigurisë së familjeve të tyre e të mijëra familjeve shqiptare e jo vetëm.”

Të pranishmit i përshëndeti edhe gruaja e parë gjenerale në Forcat e Armatosura, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Manushaqe Shehu, e cila inkurajoi gratë dhe vajzat për të ecur përpara dhe për të bërë karrierë në FA.

Në aktivitet foli edhe ushtare e tretë Kristina Dajko, e cila është bërë vitet e fundit pjesë e Forcave të Armatosura, çka tregon për mjedisin miqësor që është rikrijuar tashmë në strukturat ushtarake shqiptare, edhe për gratë e vajzat.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ministrja Xhaçka u kujdes t’u dhuronte nga një lule me urimin përkatës mbi 1300 grave dhe vajzave që shërbejnë në Forcat e Armatosura Shqiptare.23005d9e-859f-4543-a464-1b1c60a0e88f3fd430e8-83b9-47dd-9fed-da2811fe7a5e4be506be-8066-4d2f-bed1-af293aefc293943713ab-efbc-441a-a5a0-4c895422348deccbce0a-76a8-482f-bb3a-6e56bab8a7fc95cb01c0-c630-4ef9-83e1-b28ca2f00e41e6b6c190-75b5-43f7-b31f-59e0797fc4cc

Tags: admirueshmeDashuragraJeniVajza

TË LIDHURA

“Ju them gabimin që bëri Veliaj”/ Meta rrëfen historinë e bidonëve të shpuar në qeli
Aktualitet

“Ju them gabimin që bëri Veliaj”/ Meta rrëfen historinë e bidonëve të shpuar në qeli

22:27 | 24/09/2025
FOTO/ Aksident në aksin Peshkëpi–Kot, raportohet për dy persona të plagosur
Aktualitet

FOTO/ Aksident në aksin Peshkëpi–Kot, raportohet për dy persona të plagosur

22:16 | 24/09/2025
Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’i heqë sanksionet Kosovës
Politikë

Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’i heqë sanksionet Kosovës

21:44 | 24/09/2025
Next Post
​Arlind Ajeti lë pas emra të mëdhenj, më i miri në Serie A

​Arlind Ajeti lë pas emra të mëdhenj, më i miri në Serie A

Si po vilet Taksa e Pronës nga Ujësjellësi? Prilli nis me fatura të fryra

Si po vilet Taksa e Pronës nga Ujësjellësi? Prilli nis me fatura të fryra

Berlusconi: S’ka zgjedhje të reja, objektivi im qeveria e re

Berlusconi: S’ka zgjedhje të reja, objektivi im qeveria e re

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Identifikohet personi që vrau dy persona dhe më pas u vetëvra në Teksas të SHBA-së
Bota

Identifikohet personi që vrau dy persona dhe më pas u vetëvra në Teksas të SHBA-së

by mirseda
22:54 | 24/09/2025
0

Një burrë 29-vjeçar, Joshua Jan, është identifikuar nga autoritetet amerikane si i dyshuar për të shtënat në...

“Ju them gabimin që bëri Veliaj”/ Meta rrëfen historinë e bidonëve të shpuar në qeli

“Ju them gabimin që bëri Veliaj”/ Meta rrëfen historinë e bidonëve të shpuar në qeli

22:27 | 24/09/2025
FOTO/ Aksident në aksin Peshkëpi–Kot, raportohet për dy persona të plagosur

FOTO/ Aksident në aksin Peshkëpi–Kot, raportohet për dy persona të plagosur

22:16 | 24/09/2025
Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’i heqë sanksionet Kosovës

Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’i heqë sanksionet Kosovës

21:44 | 24/09/2025
Sindikatat franceze bëjnë thirrje për protesta të mëtejshme për të ushtruar presion mbi kryeministrin e ri

Sindikatat franceze bëjnë thirrje për protesta të mëtejshme për të ushtruar presion mbi kryeministrin e ri

21:32 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com