Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Xavi Hernandez i ka kushtuar një letër prekëse Andres Iniestas

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Xavi Hernandez i ka kushtuar një letër prekëse Andres Iniestas

Xavi Hernandez eksperiencën e tij në futboll e ka ndarë pothuajse të gjithën me Andres Iniestën, ata u rritën bashkë dhe në harmoni me njëri-tjetrin ndryshuan futbollin dhe bënë Barcelonën legjendare. Xavi dha lamtumirën nga katalanasit pak vite më parë, ndërsa tani erdhi edhe momenti i Iniestës. Për këtë lamtumirë Xavi ka shkruar një letër të hapur dhe prekëse për mikun e tij.Një letër e hapur për mikun tim, Andres Iniesta:

Herën e parë që pashë Andres duke luajtur do ta mbaj mend përgjithmonë. Dikush nga klubi më tha: ‘Xavi, tek ekipi i moshave është një lojtar që do të bëhet i mrekullueshëm. Ata thonë se është i paparë, dhe shumë i ngjashëm me ty.’ Më pas, e pashë duke luajtur, dhe i thashë vetes: ai është ndryshe. Ai mund të driblojë, mund të luajë në shumë pozicione. Që i vogël kishte pamjen e një artisti për mënyrën sesi përdorte trupin përpara se të merrte topin, duke përdorur të dyja këmbët njësoj mirë.

Ta shihje duke luajtur ishte spektakolare. Ato që imagjinoje jashtë fushës, ai i bënte brenda saj. Kishte momente që dukej sikur të lexonte mendjen. Andres gjithmonë lidhet mirë me lojtarët e tjerë, luante me kokën lart dhe nuk e humbiste asnjëherë topin.Për mendimin tim Andres është lojtari më i talentuar i historisë së Spanjës. Ai ka një talent të madh. Nëse flasim për personin, nuk do të dija ku të filloja.

Ai është i admirueshëm në çdo këndvështrim. Një shembull për të tjerët dhe personifikimi i një lojtari. Ai është një lider në fushë, i cili kërkon gjithmonë topin. E dini rëndësinë e kësaj gjëje? Kur shumë nuk duan topin pasi nuk kanë asnjë rrugëdalje, ai e kërkon. Ai gjithmonë do topin.

Ai është një bekim për shokët e ekipit. Ai është një lider i heshtur, por autentik. Si një pasues natyral gjatë gjithë jetës sime, kisha nevojë për lojtarë si Andres, si Leo, si Busquets. Ata kanë qenë partnerët më të mirë që mund të imagjinosh, duke më dhënë gjithmonë mundësi edhe kur situata dukej keq. Nuk e di, por Andres gjithmonë shfaqej për mua në momentin e duhur. Shiko jam këtu! Por asnjëherë nuk e thoshte duke folur.

Asnjëherë nuk kemi folur shumë në fushë në 10 vitet që luajtëm bashkë. Nuk ishte e nevojshme. E kuptonim njëri-tjetrin me një shikim. Ndonjëherë në ndeshje të caktuara ne e shihnim me mahnitje – si dreqin ia arriti të dilte nga ajo situatë e vështirë? Ishte e pamundur. Kishte përshtypjen se asgjë nuk ishte e pamundur për të. Driblim, pasimi fundit, shpejtësi, pasime me një takim, ai është i lumtur të luajë në mesfushë ashtu siç është kur luan në krah. Një maestro i vërtetë.

Njerëzit mendonin se Andres nuk ishte i fortë. Por kur kërkonte t’ia merrte topin dikujt, nuk e ndalonte njeri. Ai ka qenë edhe i fortë mendërisht, sidomos në ato momente që jo të gjithë i dinë. Ai kaloi një periudhë të vështirë larg familjes, dhe po ta pyesësh jam i sigurt që do të thotë se ia vlejti. Ishte mentaliteti i tij i fortë që e solli kaq larg.Në fund, Andres është një djalë me një engjëll mbrojtës. Ai është si Iker Casillas. Të tjerët nuk e kanë atë gjënë e veçantë, por këta të dy e kanë. Kemi jetuar me Andres te Barcelona dhe te përfaqësuesja. Në Stamford Bridge, në Johannesburg. Nëse e shihni me vëmendje finalen e Afrikës së Jugut, ishte vetëm një person që logjikisht mund të shënonte golin e fitores: Andres.

Ndonjëherë kam përshtypjen se nuk mund ta përshkruash me fjalë se çfarë përfaqëson Andres si lojtar. Ai i bën të gjitha me një lehtësi të paimagjinueshme. Askush nuk mund ta bëjë si ai. Në fushë, ai transformohet.

Aty shfaqet personaliteti i tij i vërtetë. Aty ai është në habitatin e tij natyral. Nëse nuk e prek topin, nuk është i lumtur. tani që jam pak i shkëputur nga futbolli i nivelit të lartë, kuptoj se çfarë përfaqëson Iniesta.

Kur të largohet nga Barcelona, do ta kuptojë se për çfarë e kam fjalën. Ai i ka fituar të gjitha, duke luajtur në një mënyrë të mrekullueshme, dhe respektohet në botë. Ai po largohet ashtu siç e meriton, pasi nuk ka thënë asnjëherë diçka të keqe për askënd. Shikoni sesi duhet në botë.

Shumë shpejt do ta kuptosh dhe vlerësosh se çfarë ke bërë për futbollin, miku im, Andres.

Tags: Andres IniestaskushtuarLetërprekëseXavi Hernandez

TË LIDHURA

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë
Sport

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

21:18 | 16/04/2026
Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias
Sport

Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

19:57 | 16/04/2026
Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit
Sport

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

19:08 | 16/04/2026
Next Post
Protesta masive kundër Macron, përgjaken demonstruesit

Protesta masive kundër Macron, përgjaken demonstruesit

Makina përplas për vdekje kalimtaren në Fier

Makina përplas për vdekje kalimtaren në Fier

Skandali/Futbollistët e Napolit të lidhur me Camorran, Reina pagoi…

Skandali/Futbollistët e Napolit të lidhur me Camorran, Reina pagoi...







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com