Udhëheqësi i partisë NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka konfirmuar se ka ndodhur një takim sot ndërmjet udhëheqësve të AAK’së, VV e NISMA’s për Kosovën, ka thënë për Gazetën Express.
“Kemi diskutuar edhe për koalicione parazgjedhore dhe pas zgjedhore”, ka thënë Krasniqi. Ai ka treguar se në takim ishte edhe ish-Ambasadori Wolker, ndërsa, takimi ka ndodhur në Parkun Gërmia, në periferi të Prishtinës. Muharrem Nitaj i AAK’së ka thënë se takimi i udhëheqësve të partive ishte ide e Ambasadorit Wolker.