Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç thirrje Ballkanit: Duhet të bashkohemi ekonomikisht

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Vuçiç: Me Kosovën bisedojmë vetëm përmes BE-së

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një opinion të publikuar të cilin e titullon ‘Ballkani Perëndimor duhet të heqë barrierat tregtare’, thotë se qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit do ta bëjë rajonin tonë më tërheqës për investime.

Shkrimi i Vuçiç dominohet nga termi Ballkani Perëndimor dhe nga një frymë avokimi për rajonin tonë. Serbia përmendet vetëm një herë, duke na ofruar kështu një qasje më të gjerë të Vuçiç të paktën në mënyrën si do të prezantohet.

Ai e nis me të shkuarën e afërt të luftërave, vrasjeve dhe përçarjes rajonale për të ardhur te realiteti i tanishëm i afrimit dhe komunikimit.

“Ne vendosëm të mësojmë nga gabimet e së shkuarës. Ne vendosëm që të parët janë vendet dhe njerëzit tanë. Ne duhet ta festojmë këtë arritje. Por duhet gjithashtu të njohim se ka ende shumë punë për të bërë. Tani që Ballkani Perëndimor është i bashkuar në ambicien tonë për t’u bërë pjesë e BE-së që së fundmi ka publikuar një strategji për rajonin – ne kemi një mundësi unike”, shkruan Vuçiç.

Sipas tij, Evropa po kupton rëndësinë dhe vlerën e biznesit me vendet e rajonit tonë dhe për këtë ka disa të dhëna – gjatë 10 viteve të fundit, tregtia ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE është dyfishuar, duke arritur në 44 miliardë euro në 2016, me eksportet në BE duke u rritur nga 7 miliardë në 18 miliardë euro.

“Por, ndërkohë që kompanitë evropiane gjithnjë e më shumë po shohin vlerën e bërjes së biznesit në Ballkanin Perëndimor, investimet private ende mbeten shumë prapa. Në të vërtetë, investimet ndërkufitare në Ballkanin Perëndimor janë katër herë më të ulëta se në BE”, shkruan ndër të tjera Vuçiç.

Vuçiç vlerëson si të ulëta investimet private, si problem papunësinë e rinisë çka sugjeron si rrugëdalje optimale duke krijuare një treg të përbashkët mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, tregu i përbashkët rajonal do të sillte 8 deri 9 miliardë dollarë investime vjetore krahasuar me 4.6 miliardë që është aktualisht.

“Krijimi i një tregu të përbashkët midis vendeve të Ballkanit Perëndimor do të dyfishonte nivelin aktual të investimeve të huaja direkte dhe do të sillte të paktën 8 – 9 miliardë dollarë në investime në vit, krahasuar me 4.6 miliardë dollarë të vitit të kaluar. Do të krijonte mijëra vende të reja pune dhe do t’i bënin ekonomitë tona më konkurruese”, shkruan ai.

“Kjo do të shërbente si pikë konvergjence mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Vuçiç, sipas të cilit tregu rajonal i përbashkët do të frenonte edhe emigrimin masiv të njerëzve.

“Historia tregon se bashkimi ekonomik është kyç për stabilitetin politik”, vijon ai, shkruan Telegrafi. Sipas tij CEFTA është gur themeli i një procesi që duhet përmbyllur me krijimin e tregut të përbashkët.

“Ne hodhëm themelet për një integrim më të ngushtë ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor, kur u bashkuam me homologët tanë të Evropës Qendrore dhe Lindore në CEFTA. Tani ne duhet ta bëjmë unitetin ekonomik një realitet duke krijuar një treg të përbashkët”, shkruan ai.

Çështja e tregut të përbashkët nuk është mbështetur nga Qeveria Mustafa dhe ajo e Malit të Zi, por është mbështetur nga qeveria shqiptare.

Tags: Ballkanitduhetekonomikishttë bashkohemithirrjeVucic

TË LIDHURA

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke
Analizë

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke

10:38 | 16/01/2026
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Next Post
I sulmuan shtëpinë, anglezi grushton 5 grabitësit e armatosur (Video)

I sulmuan shtëpinë, anglezi grushton 5 grabitësit e armatosur (Video)

Video/Grushte dhe thika para ndeshjes, tifozët ukrainas përplasen me rusët

Video/Grushte dhe thika para ndeshjes, tifozët ukrainas përplasen me rusët

Sheiku i PSG-së nuk e përtyp dot disfatën, ankohet për arbitrimin

Sheiku i PSG-së nuk e përtyp dot disfatën, ankohet për arbitrimin







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

U vra në burgun grek/ E shkuara kriminale e Jani Aliajt, autor i vrasjes së Elton Çiços
Aktualitet

U vra në burgun grek/ E shkuara kriminale e Jani Aliajt, autor i vrasjes së Elton Çiços

by mirseda
17:10 | 19/01/2026
0

Jani Aliaj është vrarë brenda burgut të Korydallos. Sipas mediave greke i burgosuri shqiptar Jani Aliaj është...

Shpërthim në një hotel në qendër të Kabulit, 7 viktima dhe 20 të plagosur

Shpërthim në një hotel në qendër të Kabulit, 7 viktima dhe 20 të plagosur

17:07 | 19/01/2026
Rama reagon ndaj Safe Journalists: Keqkuptim i shtrembëruar për RTSH-në

Rama reagon ndaj Safe Journalists: Keqkuptim i shtrembëruar për RTSH-në

16:35 | 19/01/2026
Dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Mondi Mëhallës, Gjykata e Apelit lë në burg Xhino Agon

Dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Mondi Mëhallës, Gjykata e Apelit lë në burg Xhino Agon

16:33 | 19/01/2026
Sesioni i ri parlamentar nis mes debateve dhe tensioneve politike

Sesioni i ri parlamentar nis mes debateve dhe tensioneve politike

16:28 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com