Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është tallur me fotografinë e delegacioneve qeveritare, me simbolin e shqiponjës me duar, realizuar një ditë më parë. Ai i ka cilësuar dy liderët si pula dhe se janë larg të bërit shqiponjën. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, mjaft i revoltuar ai shtoi se po ta bënin serbët këtë gjest, do të shkonin në Gjykatën e Hagës.
“Më shumë më ngjan me një pulë, sesa me shqiponjë. Mua ashtu më duket, ku di unë. Po ta bënim ne atë, menjëherë do të shkonim në Hagë. Ata askund s’e mbajnë flamurin e Kosovës. A e keni parë diku në institucione të Kosovës? E kanë një ditë të flamurit, të flamurit shqiptar”, tha Vuciç për televizionin publik serb.
https://tiranatoday.com/e-dini-se-kush-e-shpiku-shqiponjen-me-duar-kengetarja-na-tregon-detajet-video/