Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç: Po propozohet anëtarësimi i Kosovës në OKB për hyrjen e shpejtë të Serbisë në BE

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Serbia shpall marrëveshjen trevjeçare të gazit me Rusinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë më 8 tetor se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE, dhe ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike”, ka thënë Vuçiç në një adresim para gazetarëve.

Sipas tij, një propozim i tillë është i papranueshëm për Serbinë. “Për Serbinë, për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja”, ka thënë mes tjerash ai.

Sipas tij, gabimi më i madh që ka bërë Serbia është kur ka pranuar që BE-ja të menaxhojë procesin e zgjidhjes së statusit final të Kosovës.

“Prej atëherë, pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, ne nuk kemi qenë në gjendje të fusim në agjendë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Vuçiç.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 7 tetor, se mbështet “çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Komunave tashmë u lejohet që të bashkohen në asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ”, ka thënë mes tjerash ajo, teksa ka komentuar çështjen e Asociacionit.

Presidenti serb ka thënë se pozicioni i Serbisë në relacion me Kosovën është duke u komplikuar secilën herë më shumë.

“Sepse shtetet e Perëndimit do të tentojnë, siç besojnë ato, të zgjidhin problemin e Kosovës në një mënyrë apo tjetër përmes anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe sepse besojnë se në atë mënyrë janë duke zgjidhur çështje brenda-evropiane”.

Një tjetër arsye, sipas tij, lidhet me përpjekje e Perëndimit që presidenti rus, Vladimir Putin të mos ketë argument Kosovën për synimet e tij në Ukrainë.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Kosova thotë se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”. /evropaelire

Tags: Aleksandar VuçiçkosovaPresidenti serb

TË LIDHURA

Turqi/ Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president
Rajoni

Turqi/ Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

14:20 | 22/05/2025
Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros
Aktualitet

Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros

08:41 | 22/05/2025
Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb
Kosovo

Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb

18:54 | 21/05/2025
Next Post
Nju Jorku shpall emergjencë për “krizën” e emigrantëve

Nju Jorku shpall emergjencë për "krizën" e emigrantëve

Një test i ri gjaku zbulon mbi 50 lloje kanceri

Një test i ri gjaku zbulon mbi 50 lloje kanceri

Zbardhet vendimi/Nga ky vit leksionet në universitetet publike janë me detyrim

Zbardhet vendimi/Nga ky vit leksionet në universitetet publike janë me detyrim

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë
Bota

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë

by mirseda
23:14 | 22/05/2025
0

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin....

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com