Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Vuçiç: Perëndimi me “kuadër të ri” të bisedimeve me Kosovën

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vuçiç: Perëndimi me “kuadër të ri” të bisedimeve me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se diplomatët perëndimorë kanë propozuar një “kuadër të ri” të bisedimeve me Kosovën, dhe kanë shtuar trysninë ndaj Serbisë për qasjen e saj ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti serb mblodhi të shtunën në mëngjes Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas takimit të së premtes në mbrëmje me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këto bisedime, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune.

“Sipas tyre, bisedimet duhet të çojnë në zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi dhe të të gjitha çështjeve të pazgjidhura”, tha presidenti serb, sipas të cilit “marrëveshja do të nënkuptonte – nuk mund të them njohje të Kosovës – mirëpo do të ishte njohje të gjithçkaje që ata mendojnë se është realitet”.

Presidenti serb tha se fuqitë perëndimore dhe Turqia besojnë se zgjidhja e mundshme e çështjes së Kosovës, do t’i jepte përgjigje edhe presidentit rus, Vladimir Putin në lidhje me Krimenë. Diplomatët evropianë, tha ai, theksuan se presidenti Putin “e ka ngritur perden dhe se vendet duhet të deklarohen se në cilën anë do të qëndrojnë”.

Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Presidenti serb tha se, përfaqësuesit evropianë e kanë bërë të qatë se Evropa nuk ka nevojë për konflikte të reja, ndërsa ritheksoi qëndrimin se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se është e gatshme për zgjidhje kompromisi, por pa dhënë asnjë hollësi se çfarë nënkupton një zgjidhje e tillë.

Tre diplomatët evropianë qëndruan të premten fillimisht në Prishtinë e pastaj në Beograd në një përpjekje për të nxitur përparim në procesin e bisedimeve. I dërguari evropian Miroslav Lajcak i cilësoi të “thella dhe të rëndësishme” bisedimet në të dy kryeqytetet dhe paralajmëroi se “procesi do të vazhdojë ditët në vazhdim”.

Me 27 gusht Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, pas tensioneve që pasuan vendimin e qeverisë qendrore në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës. Një masë e tillë është zbatuar nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi gjatë 11 viteve të fundit.

Më një shtator ka filluar të rrjedh afati dy muajsh për konvertimin e targave të makinave për qytetarët serbë që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës RKS, por kjo kundërshtohet nga Beogradi.

Tensionet e fundit nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik ndërsa forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë se janë të gatshme të ndëhyjnë nëse “rrezikohet qëndrueshmëria”.

Të shtunën forcat e KFOR-it thanë se nga 27 shtatori deri më 2 nëntor “do të zhvillojë një stërvitje rutinë për një nga njësitë e saj rezervë. Kjo do të çojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren”.

Në një njoftim të KFOR-it thuhet se “një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të mbërrijë në Kosovë më 11 shtator” dhe njësitë do të kryejnë veprimtari stërvitore për të ruajtur shkallën e lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

Bashkimi Evropian shpreson që palët do të arrijnë një pajtim rreth targave të makinave sipas marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet në Bruksel, të cilat synojnë të sigurojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që është kusht për integrimet evropiane.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicës se vendeve perëndimore, por kundërshtohet nga Serbia e cila deri përpiqet të mbajë një qëndrim asnjanës ndërmjet perëndimit dhe Rusisë. /VOA

 

 

 

 

 

Tags: Aleksandar VuçiçkosovePresidenti serb

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
“Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe veten
Rajoni

“Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe veten

21:22 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Next Post
Perandoria e Amerikës mundi perandorinë e terrorit!

Perandoria e Amerikës mundi perandorinë e terrorit!

Numri i nxënësve në arsimin para universitar përgjysmohet në tre dekada

Numri i nxënësve në arsimin para universitar përgjysmohet në tre dekada

Viti i ri shkollor/Rama nga shkolla “Jeronim De Rada”: Bëni qejf edhe punë (VIDEO)

Viti i ri shkollor/Rama nga shkolla “Jeronim De Rada”: Bëni qejf edhe punë (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com