Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vuçiç gati të bëjë lëvizjen e madhe për Kosovën

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Vuçiç gati të bëjë lëvizjen e madhe për Kosovën

Nga Giorgio Fruscione, “eastwest.eu”/Beograd – “Asnjë Aleksandar nuk ka mbretëruar për një kohë të gjatë në Serbi”- deklaroi pak ditë më parë presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një intervistë për “Financial Times”.

Deklarata, me tonet e zakonshme melodramatike, i referohej drejtpërdrejti Mbretit Aleksandar, i vrarë bashkë me Mbretëreshën Draga në grushtin e shtetit të vitit 1903, që i dha fund mbretërimit të dinastisë Obrenoviç.

Megjithatë, në mënyrë të tërthortë, ai iu referua njohjes së pavarësisë së Kosovës, që mund t’i kushtojë Vuçiçit një rënie drastike në popullaritet, por edhe një hap historik për të ardhmen e vendit.

2018-a mund të hynte në histori si viti i një ndryshimi epokal për Serbinë, dhe ndoshta për të gjithë rajonin. Në fakt, për disa muaj, spekulime të ndryshme mediatike, kanë sugjeruar se ky do të jetë viti vendimtar, për t’u përgatitur për zgjidhjen e çështjes së vjetër të Kosovës.

Në veçanti, bilanci politik i Beogradit, luhatet mes ruajtjes së asaj që ‘de jure’ vazhdon ta konsiderojë si krahinën e vet autonome, dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, të cilën Brukseli ka parashikuar se mund të ndodhë në vitin 2025.

Në një intervistë tjetër, dhënë 4 muaj më parë për “Happy”, një televizion pranë qeverisë, presidenti serb i ishte drejtuar kombit duke deklaruar se Serbia ose duhet të zgjidhë “problemin e Kosovës” ose do të përballet me falimentimin, duke shtuar se vendi s’mund të hyjë në Bashkimin Europian pa një marrëveshje ligjore të detyrueshme, që nënkupton një përcaktim të qartë të kufijve të saj.

“Vuçiç flet dhe kujton me kujdes, i vetëdijshëm për gjendjen shpirtërore të serbëve, se Kosova është e humbur, se ka pasur një luftë, se kemi nënshkruar një kapitullim, se nuk ka shtet serb në Kosovë, se aty nuk ka institucione serbe, se Kosova është shpallur e pavarur, dhe se Gjykata Penale Ndërkombëtare e ka konfirmuar se kjo nuk është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, as me të drejtën ndërkombëtare, dhe as me Rezolutën 1244.

Po ashtu thekson se sot serbët në Kosovë nuk janë shumë më shumë se 5  për qind, se po largohen, dhe se edhe vetë Serbia po zbrazet, se njerëzit janë vënë në radhë për të ikur në vendet perëndimore. E gjitha kjo është e vërtetë.

Së fundmi, Vuçiç pretendon se është kundër një konflikti të ngrirë”- u shpreh për Radion Europa e Lirë, ish ministri i Jashtëm serb Vuk Drashkoviç. Në verën e vitit 2017, Vuçiç përuroi të ashtuquajturin “Dialog të brendshëm mbi Kosovën”, për të trajtuar publikisht gjendjen e asaj që tanimë është një ish-provincë e Serbisë.

Sidoqoftë, dialogu nuk pati ndërmjetës të panjohur për qeverinë dhe vetë Vuçiç, që është në fakt i vetmi i plotfuqishëm për përgjigjen ndaj pyetjes që e mundon më shumë – siç pranoi edhe “Financial Times”.

Pika e dobët e presidentit, ka të bëjë me të gjitha pasojat e rënda politike, që mund të kenë njohja ligjore e pavarësisë së Prishtinës. Elita nacionaliste serbe, opozita, por mbi të gjitha Kisha Ortodokse Serbe, mund ta etiketojë Vuçiçin si një ndër “tradhtarët e atdheut”, duke marrë parasysh ngarkesën simbolike që Kosova vazhdon të ketë në epikën kombëtare serbe.

Afrimi i momentit historik, duket se po distancon shumë qëndrimet e presidentit dhe të qeverisë, nga ato të Kishës Autoqefale Serbe. Më 10 maj, në Patriarkanën e Pejës, në Kosovë, u mb ajt Sinodi i udhëheqësve të kishës, të cilët shprehën mëdyshje mbi këtë çështje: “Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve tanë shtetërore, që të mos japin kurrë pëlqimin e tyre për tjetërsimin e Kosovës dhe Metohisë, pasi ajo që rrëmbehet më forcë, herët a vonë do të rikthehet, ndërsa ajo që i dhurohet dikujt është e humbur përgjithmonë, dhe serbët dhe Serbia nuk mund ta lejojnë këtë”.

Dhe sipas disa spekulimeve, për të kapërcyer mosmarrëveshjet që mund të përbënin një goditje ndaj qeverisë serbe, Vuçiç mund të thërrasë një referendum popullor.

Nuk është e qartë se cila do të jetë pyetja që do të shtrohet, por ka gjasa që presidenti të mund të përfitojë nga thirrja e veçantë në votime, për të testuar vlerësimin e qytetarëve.

Në fakt, përmes referendumit serbët do të ftoheshin të zgjedhin midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian; pra midis të shkuarës dhe së ardhmes.

Megjithatë, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Instituti për Çështjet Evropiane, 81 për qind e të anketuarve nuk do të mbështesin një njohje të Kosovës, në këmbim të një anëtarësimi më të shpejtë në BE.

Një e dhënë shqetësuese që mund të detyrojë Vuçiç të anashkalojë këtë pyetje në referendum, për t’u kujdesur personalisht për këtë çështje – edhe pse në fakt ai është tashmë kontakti i vetëm me Prishtinën dhe Brukselin.

Për më tepër, në këtë mënyrë ai do të forconte besnikërinë e elektoratit të tij, duke pasur parasysh zgjedhjet e parakohshme, që mund të pasonin njohjen historike të Kosovës.

“Vuçiç ndodhet në pozitën e përsosur për të zgjidhur këtë problem, si asnjë politikan që Serbia ka pasur ndonjëherë në 20 vitet e fundit”- tha për Radion Europa e Lirë, Sonja Biserko, drejtuese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, duke iu referuar dobësisë së partive opozitare.

Ajo shton: “Kjo është në fakt, një çështje e guximit politik, një çështje e zemrës, inteligjencës dhe racionalitetit”. Ajo që është e sigurt, është se tani kjo është vetëm një çështje kohe. Me të panjohurat e referendumit, që e shtojnë ankthin.

Në këtë rast, populli serb do të duhet të vendosë nëse do të jetë i gatshëm të sakrifikojë një pjesë të mitit të tij kombëtar, në këmbim të një të ardhmeje në klubin evropian.

Ndërkohë, negociatat në Bruksel mund të çojnë në ngritjen e Asociacionit të shumëpritur të Komunave serbe në Kosovë, që do të ndihmonte qindra mijëra serbë të mbetur ende në Kosovë, për ta bërë më pak të hidhur vendimin.

2019-a do të jetë 800 vjetori i lindjes së Kishës Ortodokse Serbe, e cila ka origjinën e saj në Kosovë, dhe që mund të çojë në shkishërimin politik të Vuçiç. Por ndoshta më në fund, do të jetë edhe fillimi i një periudhe paqeje për të gjithë rajonin.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: bëjëKosovënlevizjenmadheVucic

TË LIDHURA

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit
Aktualitet

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane
Aktualitet

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025
Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa

19:18 | 09/08/2025
Next Post
Ja si të trajtoni stresin në bazë të shenjës së horoskopit

Ja si të trajtoni stresin në bazë të shenjës së horoskopit

(VIDEO) A po merr fund përdorimi i shqiptarëve si “mish për top” nga politika?

(VIDEO) A po merr fund përdorimi i shqiptarëve si “mish për top” nga politika?

Tmerr/Shqiptarja u torturua nga burri dhe vjehrrit, nga përdhunimi te goditjet me gurë

Tmerr/Shqiptarja u torturua nga burri dhe vjehrrit, nga përdhunimi te goditjet me gurë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Shkrumbohet ‘Fordi’ në aksin Kuç-Qeparo, flakët djegin plotësisht makinën
Aktualitet

Shkrumbohet ‘Fordi’ në aksin Kuç-Qeparo, flakët djegin plotësisht makinën

by mirseda
09:01 | 11/08/2025
0

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor që lidh Kuçin...

Sulm me raketa i Izraelit në Gaza, vri*en 2 gazetarë dhe 3 kameramanë të Al Jazeera-s

Sulm me raketa i Izraelit në Gaza, vri*en 2 gazetarë dhe 3 kameramanë të Al Jazeera-s

08:59 | 11/08/2025
Po kalon super formë në kampionatin rus, klubi i Serie A ofron 20 milion euro për Dakun

Po kalon super formë në kampionatin rus, klubi i Serie A ofron 20 milion euro për Dakun

08:56 | 11/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com