Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç dhe Macron: Shpresojmë në zgjidhje kompromisi për Kosovën

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Vuçiç dhe Macron: Shpresojmë në zgjidhje kompromisi për Kosovën

Në prag të takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se zgjidhja e problemit të Kosovës nuk është çështje e lehtë për Serbinë, por shpreson se në fund të procesit do të arrihet një zgjidhje kompromisi e cila do të jetë e pranueshme për dyja palët.

“Që të gjithë duhet të bëjmë gjithçka të arrijnë deri te një zgjidhje kompromisi për të dyja palët. Gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëgjoj nga Macron idetë e tij origjinale dhe të përparuara për të arritur pranë marrëveshjes. Do ta prezentoj në mënyrë të sinqertë platformën tonë dhe jam i sigurt se me udhëheqjen e tij ne do të arrijmë rezultate në periudhën e ardhshme”, tha presidenti Vuçiç.

Presidenti serb në profilin e tij në Instagram tha se me homologun e tij francez do të bisedojë për tri tema: zgjidhjen për Kosovën, integrimet evropiane të Serbisë dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Takimi pritet të mbahet të hënën (1 shkurt) në Paris.

Edhe presidenti Macron gjatë një adresimi para gazetarëve në Paris ka thënë se në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit është e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje për të cilën bien dakord të dyja palët.

“Në këtë çështje, të vetmet zgjidhje që çojnë në përpara, janë zgjidhjet për të cilat të dyja palët pajtohen, dhe të cilat do të na mundësonin të zgjidhim përfundimisht këtë çështje të rëndësishme që është në zemër të Evropës”, ka thënë Macron.

Ai u tha gazetarëve se ai gjithashtu do të angazhohej dhe do të siguronte mbështetje për të gjithë ata që janë të interesuar në zgjidhjen e çështjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Bisedimet e fundit të tyre, Vuçiç dhe Macron i kanë pasur në korrik të vitit 2020 kur u mbajt një video-samit për Kosovën dhe Serbinë, i organizuar nga Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Macron zhvilloi një vizitë dy-ditore në Serbi më 15 korrik 2019.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt./REL/

Tags: Aleksandër VuçiçEmanuel Makronkosova

TË LIDHURA

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke
Analizë

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke

10:38 | 16/01/2026
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Next Post
Pandemia/ Rezulton pozitiv një mjek tek Urgjenca e Traumës

Covid-19/ 13 viktima në 24 orët e fundit, rritet numri i pacientëve në spitale

Zbulohen konluzionet e para për vdekjen e Maradonës, akuza të rënda për mjekët

“Bullafiqi do të vdesë i vetëm”/ Dalin audiot tronditëse të mjekut të Maradonës

Goditi policët dhe u arratis nga komisariati, arrestohet 30-vjeçari (Emri)

Goditi policët dhe u arratis nga komisariati, arrestohet 30-vjeçari (Emri)







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit
Politikë

“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit

by mirseda
13:36 | 20/01/2026
0

Noka: Rama ka kërkuar përjashtimin e opozitës, do të marrë peng parlamentin. Afati përjashtimit vazhdon e shtyhet...

Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

13:28 | 20/01/2026
Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

13:22 | 20/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i Reanimacionit deklaratë : Nuk u cënua kujdesi ndaj pacientëve

Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i Reanimacionit deklaratë : Nuk u cënua kujdesi ndaj pacientëve

13:16 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com