“Bullafiqi do të vdesë i vetëm”/ Dalin audiot tronditëse të mjekut të Maradonës

Pas zbulimit se mjeku Leopoldo Luke dhe psikiatria Agustina Kosaçov, të cilër janë në hetim për vdekjen e Diego Armando Maradonës, kanë falsifikuar disa firma, Infobae ka publikuar disa biseda audio telefonike, që u përkasin ditëve të fundit të jetës së legjendës argjentinase të futbollit.

“Rri e qetë Agustina, bëmë gjithçka mundëm. Familja ishte në dijeni të situatës dhe se po flasim për një pacient të vështirë. E vetmja gjë që dua të bësh tani për mua është që të më lajmërosh për lëvizjet e familjarëve të Diegos, duke qenë se janë shumë nervozë në këtë periudhë”, i drejtohej Leopoldo, Agustinës.

Ndërkohë, një tjetër bisedë sheh sërish mjekun personal që t’i drejtohet një kolegu tjetër, me ton satirik: “Ai bullafiq ia futi vetes duke vdekur”.

Tashmë, Luke dhe Kosaçov do të merren shumë shpejt sërish në pyetje, teksa pas daljes së këtyre fakteve të reja, Dalma, vajza e parë e Armando Maradonës, me anë të një postimi ka mallkuar mjekun Luke dhe ka kërkuar drejtësi të plotë.