Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrau ish-të dashurën dhe veten, familja e autorit sherr me policinë

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vrau ish-të dashurën dhe veten, familja e autorit sherr me policinë

Babai, vëllai dhe nëna e autorit Xhafer Mata, kanë pasur një përplasje të dhunshme me dy efektivë të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012, por që bëri bujë të madhe mediatike në zonën e “Don Boskos”.

Çlirim Mata, Taip Mata dhe Sejfie Mata po lëviznin me një motor, kur një postbllok i Policisë Rrugore u bëri shenjë që të ndalonin. Çlirimi, i cili po drejtonte mjetin, jo vetëm që nuk ndaloi, por shtoi me tej shpejtësinë duke tentuar të largohej nga vendngjarja. Ata janë ndjekur nga një patrullë e Policisë deri në afërsi të banesës së tyre në “Don Bosko”, ku më pas janë përleshur me ata.

Nga përleshja, u lënduan dy efektivët dhe u dëmtua mjeti i Policisë. Përplasja përfundoi me arrestimin e të treve.

Mirëpo, babai i Xhafer Matës, Taip Mata, ka pretenduar gjithnjë se ka qenë Policia ajo që ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Ai, madje, e ka ndjekur çështjen deri në Gjykatën e Lartë, duke ngritur padi ndaj Policisë së Shtetit. Ndërsa Xhafer Mata rezulton pa precedentë të mëparshëm penalë.

Ai është kallëzuar një herë nga Xhuljeta Çuni, më 7 maj, për përndjekje, por Prokuroria e Tiranës nuk i nisi hetimet, pasi materiali i referuar nga Policia ishte i paplotë.

Ndërsa një ditë më parë gazetari Spartak Koka u shpreh se: “Familja Mata është e njohur në rrugën ‘Jordan Misja’. Nuk është se ka pasur raportime këto kohët e fundit për ngjarjen. Më rezulton se në 2012, në 23 shtator, ne kishim raportuar për një përplasje të ashpër të dhunshme, mes familjes së Xhafer Matës me dy punonjës të policisë së komisariat nr.3. Në atë kohë kemi filmuar dhe një automjet të policisë që ishte prishur. Ndërkohë kryefamiljari i familjes Mata pretendonte se bashkëshortja e tij dhe djali i tij ishin dhunuar nga policia në kohën kur vëllai i Xhafer Matës, i kishte ikur punonjësve të policisë me një motor pa letra dhe ishte futur në oborrin e banesës. Ata ishin zënë me lopata, dhe sende të forta. Për këtë pati kallëzime të ndërsjellët. Xhafer Mata në atë kohë u la i lirë për mungesë provash për dhunë ndaj policisë. Ndërsa i ati e ka ndjekur çështjen deri në Gjykatën e Apelit me pretendimin se ndaj tij ishte ushtruar dhunë nga policia. Është familje me evidencë policore. Si Xhaferi dhe familja e tij. Xhafer Mata ka pasur vet dy denoncime në polici. Një në vitin 2008 për tentativë grabitje nga ana e 5 personave, një në 2011 që është kanosur nga një person me inicialet F.Sh. Është shoqëruar për një aksident rrugor në 2009-ën. Ndërsa ka pasur dhe një raport shoqërimi për vjedhje të energjisë elektrike në 2017. Nuk figuronte që të kishte denoncime për ushtrim dhune ose kallëzime ndaj tij nga ana e Xhuljeta Çunit apo ndonjë personi tjetër. Çka e bën këtë panoramë sikur kjo ngjarje ndodhi beftas dhe nuk ishte e paralajmëruar. Por ne kemi investiguar dhe i kemi shkuar përtej kësaj historie. Megjithëse kemi kërkuar një konfirmim zyrat nga policia në rast se Xhuljeta Çuni kishte bërë kallëzim ndaj Xhafer Matës. Policia ka mohuar ose ska dhënën informacion të saktë duke devijuar tematikën, pse duke mos u përgjigjur për pyetjen që i bëhet. A kishte apo jo kallëzim nga Xhuljeta, apo kallëzim të ndërsjellët nga Xhaferri. Në një hulumtim që kam bërë, të paktën për këto 24 orë, rezulton e provuar se shtetasja Xhuljeta Çuni është paraqitur në komisariatin nr. 3 në datë 7 maj të vitit 2018″.

Tags: “vrau"Autoritdashurënfamiljaish-tëpolicinësherrveten

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Next Post
Nis prishja e Teatrit/Si Tabaku i prishi ‘planin’ Vokshit për…

Nis prishja e Teatrit/Si Tabaku i prishi 'planin' Vokshit për...

Vendimi i beftë i Austrisë tërbon Erdogan: Hesapet lahen me luftë!

Vendimi i beftë i Austrisë tërbon Erdogan: Hesapet lahen me luftë!

Habit Vali Corleone: Jerusalemi u bë i Izraelit me vendimin tim, si e binda Trumpin

Habit Vali Corleone: Jerusalemi u bë i Izraelit me vendimin tim, si e binda Trumpin







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com