Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrau 8 të afërmit/ Dënohet me burgim të përjetshëm Ritvan Zykaj

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vrau 8 të afërmit/ Dënohet me burgim të përjetshëm Ritvan Zykaj

Autori i masakrës së Selenicës Ritvan Zykaj është dënuar ditën e sotme me burgim të përjetshëm. Vendimi në fjalë është dhënë sot në Gjykatën e Shkallës së Parë, Vlorë. Kujtojmë se hetimet janë ndjekur nga prokurori Saimir Smaka.

DOSJA E PROKURORISË SË VLORËS:

“Më datë 11.08.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, mbi bazën e materialit hetimor të referuar nga shërbimet e Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka regjistruar procedimin penal nr.1434 për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Nga përmbajtja e materialit referues rezulton se më datë 11.08.2018, ora 06:30, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ritvan Zykaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë për kryerjen e dy veprave penale të përmendura më sipër, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë: Më datë 10.08.2018, rreth orës 16:45, në lagjen “Resulaj” të Bashkisë Selenicë, shtetasi Ritvan Zykaj ka vrarë me armë zjarri në banesat e tyre shtetasit: Demir Zykaj, i ditëlindjes 1942; Perri Zykaj, e datëlindjes 1940; Azem Zykaj, i datëlindjes 1969; Afërdita Zykaj e datëlindjes 1971; Besim Zykaj, i datëlindjes 1973; Vasilika Zykaj, e datëlindjes 1978; Sara Zykaj, e datëlindjes 2003; dhe Ledion Zykaj, i datëlindjes 2010.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi Ritvan Zykaj është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me armën e krimit dhe gjatë ndjekjes policore në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë, më datë 11.08.2018, rreth orës 04:30, pas negocimit u është dorëzuar forcave të Policisë, ku ka treguar dhe vendin ku kishte fshehur armën e krimit. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 14 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e kalibrit 7.62 mm, një predhë, një fishek arme zjarri model 56, e kalibrit 7.62 mm.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, automatik model 56, me numër 14230145, kalibër 7.62 mm, së bashku me 2 krehra automatiku model 56 dhe përkatësisht me 30 dhe 20 fishekë, si dhe një sasi prej 51 fishekësh model 56 të kalibrit 7.62.

Në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethanat e hetimit janë pyetur shtetasit: Sadik Zykaj, Lindita Zykaj, Hoveljando Zykaj, Kujtim Zykaj, Bujar Zykaj, Spartak Hoxhaj, Pashako Hoxhaj, Olardio Hoxhaj dhe Fiqiri Serjanaj. Nga deklarimet ka rezultuar se më datë 10.08.2018, familja e shtetasit Bujar Zykaj, Sadik Zykaj dhe Spartak Hoxhaj kanë organizuar një drekë në banesën e shtetasit Kujtim Zykaj.

Rreth orës 13:30, shtetasi Bujar Zykaj, së bashku me nipin e tij Ritvan Zykaj dhe pas tyre shtetasja Lindita Zykaj, së bashku me vajzën e saj Noçe Zykaj janë nisur nga banesa e Sadik Zykajt për të shkuar te banesa e Kujtim Zykajt, ku do të zhvillohej dreka.

Gjatë rrugës, shtetasja Vasilika Zykaj ka kontaktuar, duke i folur me tone të larta, me shtetasen Lindita Zykaj, ku ka akuzuar të dy djemtë e kësaj të fundit si autorë të vjedhjes së disa pulave të detit, vjedhje e ndodhur sipas saj në të njëjtën ditë. Në këtë debat ka ndërhyrë për ta qetësuar dhe shtetasi Bujar Zykaj dhe së bashku me Linditën dhe Vasilikën kanë shkuar te shtëpia e kësaj të fundit për të sqaruar mosmarrëveshjen, nisur nga lidhja farefisnore që kanë midis tyre.

Këtu Ritvani, së bashku me motrën e tij, kanë vazhduar rrugën për te shtëpia e Kujtimit. Shtetasi Bujar Zykaj dhe Lindita Zykaj, pasi kanë diskutuar mosmarrëveshjen me Vasilikën dhe familjarë të tjerë të Vasilikës, i kanë sqaruar se djemtë nuk kishin lidhje me vjedhjen e pulave të detit dhe për momentin mosmarrëveshja është sqaruar qetësisht. Pas kësaj, Bujari dhe Lindita kanë shkuar te shtëpia e Kujtimit ku do të zhvillohej dreka. Gjatë drekimit familjarisht, ku vetë Ritvani është shprehur dhe është ankuar se shtetasja Vasilika Zykaj për çdo rast të tillë akuzonte atë me të pa drejtë.

Rreth 30 minuta para se të ndodhte ngjarja, Ritvani është ngritur nga dreka dhe është larguar nga banesa e Kujtimit. Familjarët që mbetën pasi mbaruan drekën kanë dalë në verandën e banesës, duke qëndruar aty dhe në këtë moment kanë dëgjuar disa krisma arme zjarri, të cilat vinin nga drejtimi ku ndodhet dhe banesa e shtetasit Sadik Zykaj, por nga vendi ku ndodheshin nuk mund të saktësohej vendi se ku po gjuhej me armë. Pasi krismat kanë pushuar, shtetasit Sadik dhe Lindita Zykaj janë larguar nga banesa e Kujtimit për në banesën e tyre.

Pak minuta pas largimit të tyre, shtetasit Olardio Hoxhaj, në telefonin e tij celular, në aplikacionin “Mesenxher”, i ka ardhur një video e dërguar nga shtetasi Ritvan Zykaj, në të cilën shfaqeshin dy persona të shtrirë në tokë, në oborrin e banesës së shtetasit Demir Zykaj. Këtë video Olardio ia tregoi dajës së tij Bujar Zykaj dhe babait të tij, Spartakut, të cilët pasi e panë këtë video, shtetasi Spartak Hoxhaj i ka thënë djalit ta fshinte pasi pamjet ishin të rënda.

Spartaku me familjen e tij është nisur me automjetin e tij për të shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Panaja dhe gjatë rrugës nusja e Spartakut ka komunikuar në telefon me Sadikun, i cili në gjendje të rënduar psikologjike i ka pohuar asaj se djali i tij Ritvani kishte vrarë me armë zjarri shtetasit Azem dhe Afërdita Zykaj. Komunikim telefonik ka pasur edhe midis Sadik Zykajt dhe Bujar Zykajt, ku sërish Sadiku i ka pohuar të njëjtat fakte atij. Në të njëjtën kohë, Sadik Zykaj ka komunikuar në telefon dhe me Policinë, të cilën e ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur.

VIKTIMAT:

1. Demir Zykaj, 75 vjeç, vëllai i gjyshit të autorit,

2. Perrie Zykaj, 78 vjeç, gruaja e Demirit,

3. Besim Zykaj, 42 vjeç, djali i Demirit,

4. Vasilika Zykaj, 40 vjeçe, gruaja e Besimit,

5. Sara Zykaj, 15 vjeçe, vajza e Besimit,

6. Ledjon Zykaj, 8 vjeç, djali i Besimit,

7. Azem Zykaj, 49 vjeç, djali i Demirit,

8. Afërdita Zykaj, 47 vjeçe, gruaja e Azemit”.

Tags: “vrau"8burgimRitvan Zykaj

TË LIDHURA

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta
Aktualitet

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim
Aktualitet

Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim

22:13 | 22/05/2025
E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij
Aktualitet

E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij

22:11 | 22/05/2025
Next Post
Tirana përzgjidhet nga OKB si një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare

Tirana përzgjidhet nga OKB si një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare

Faturat e luksit/ Përmeti: 700 euro nata. Gjonaj: Jo pre e lajmeve të rreme

Faturat e luksit/ Përmeti: 700 euro nata. Gjonaj: Jo pre e lajmeve të rreme

A e ka arritur Evropa kulmin e populizmit?

A e ka arritur Evropa kulmin e populizmit?

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë
Bota

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë

by mirseda
23:14 | 22/05/2025
0

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin....

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com