Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrau 19-vjeçarin nga Elbasani për hakmarrje, Gjermania nuk e fal shqiptarin

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vrau 19-vjeçarin nga Elbasani për hakmarrje, Gjermania nuk e fal shqiptarin

Dy vjet pas vrasjes së një të riu shqiptar në Gjermani, gjykata e qarkut në Ulm dënoi një nga dy autorët e dyshuar me burgimi të përjetshëm. Sipas gjykatësit Gerd Gugenhan motivi i vrasjes ishte gjakmarrje, pasi dy familje shqiptare ishin në hasmëri me njëra tjetrën prej kohësh. Por avokati mbrojtës i të pandehurit është shprehur se krimi është kryer nga personi tjetër i shpallur në kërkim i quajtur me pseudonimin Don. Për gjykatësin kjo nuk kishte rëndësi pasi i pandehuri dhe njeriu tjetër kishin bashkëpunuar në vrasje.

Viktimë mbeti 19-vjeçari Xhoi Musaj, dhe autori i dënuar është një 47-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk behet i ditur. Edhe pas mbylljes së hetimeve gjermanët e mbajnë sekret emrin për shkak të ndonjë vrasjeje tjetër, raporton media gjermane main-echo.de.

Ngjarja ka ndodhur në Prill të viti 2017, ku trupi i të riut u gjet në liqenin e qytetit të Erbach më 24 Maj 2017. Sipas ekspertizës viktima ishte goditur me çekiç e më pas e kishin hedhur në liqen. Sipas mediave gjermane të cilat i referohen hetimeve krimi kishte ardhur si pasojë e gjakmarrje. Mediat gjermane shkruajnë se fillimisht i pandehuri ka joshur 19-vjeçarin duke u prezantuar me një identitet fals. Sipas të dhënave që ka mbledhur prokuroria dhe i ka faturuar në dosjen e vrasjes së të riut shqiptar, vetëm 19 vjeç, mësohet se vrasja ka ndodhur jo nga një person po të paktën nga dy.

LEXO EDHE: Vrasja e të riut shqiptar për gjakmarrje, autori fshihet pas zarfit në gjyq

Motivi

Sipas gjykatësit Gugenhan, spiralja e hakmarrjes që çoi në vrasjen e 19-vjeçarit Xhoi M., kishte filluar që në vitin 2000. Në atë kohë, në qytetin e Elbasanit, një burrë ishte qëllua për vdekje pas një debati për një borxh. Autori i krimit ishte dënuar me disa vite burg në Shqipëri. Ndërsa i riu shqiptari i vrarë në prill 2017 në Erbach ishte nipi i këtij njeriu. Sipas aktakuzës, personi i dënuar në Gjermani ishte gjithashtu i prekur nga hakmarrja përmes lidhjeve familjare.

Vrasja

Në fillim të Majit është gjetur një kufomë në liqenin Anglersee të qytetit gjerman Erbach. Fillimisht kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët që alarmuan policinë, ndërsa më pas nga rezultatet e ADN-së u identifikua edhe identiteti i viktimës, i cili u tha se ishte Xhoi Musaj nga Shqipëria, 19 vjeç, shkruante asokohe “BILD”. Pas hetimeve disamujore më në fund grupi hetimor i përbërë prej 30 vetash ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është vrasësi i 19-vjeçarit.

LEXO EDHE: E masakroi dhe e hodhi në liqen, gjakmarrja shqiptare trondit Gjermaninë

Agresori fillimisht kishte dhunuar viktimën dhe më pas kishte gjasa që nga plagët e marra të kishte ndërruar jetë Musaj. Xhoi Musaj sipas të dhënave kishte jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Westfalen. Gjithashtu në mes të prillit miqtë e tij kishin dëshmuar se ai kishte qenë gjallë pasi kishin qëndruar me të. Policia asokohe tha se do të shpërblejë 3000 euro atë i cili ndihmon në zbardhjen e vrasjes së Xhoi Musajt, djalit që thuhet se ishte me origjinë nga Elbasani.

Tags: 19-vjeçarinelbasaniGjermaniaGjykataHakmarrjeshqiptarinVendimin

TË LIDHURA

Finalizohet projekti i inspektorateve, Rama vlerëson reformën e Hajdarit
Aktualitet

Finalizohet projekti i inspektorateve, Rama vlerëson reformën e Hajdarit

10:37 | 29/01/2026
Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen
Aktualitet

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen

10:07 | 29/01/2026
Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë
Aktualitet

Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

09:52 | 29/01/2026
Next Post
Krimet serbe/ “Rezalla, një plagë e hapur për Kosovën”

Krimet serbe/ “Rezalla, një plagë e hapur për Kosovën”

Kërkuan azil, riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca

Kërkuan azil, riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca

“Zhgarravitës në mënyrë absolute”, Berisha shpërthen ndaj Ramës: Kufomë politike

Berisha publikon denoncimin: 7 mln euro ilaçe të skaduara në QSUT







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Finalizohet projekti i inspektorateve, Rama vlerëson reformën e Hajdarit
Aktualitet

Finalizohet projekti i inspektorateve, Rama vlerëson reformën e Hajdarit

by mirseda
10:37 | 29/01/2026
0

Tiranë – Gjatë Konkursit Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve & Kompleksin e Ri të Inspektorateve...

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen

10:07 | 29/01/2026
Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

09:52 | 29/01/2026
Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve

Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve

09:43 | 29/01/2026
Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë

Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë

09:37 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com