Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasjet në mesnatë/ Velipoja drejt brakstisjes. Ja reagimet

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Vrasjet në mesnatë/ Velipoja drejt brakstisjes. Ja reagimet

“Pushimet nuk i kemi përfunduar, mirëpo ndodhi kjo ngjarje dhe do ikim!” Kjo është e vetmja gjë që mund të thotë një pushues në Velipojë, Besimi, teksa mbledh plaçkat me shpejtësi për t’u larguar drejt vendlindjes së tij, në Prishtinë. Nuk ka ndërmend të dëgjojë asgjë nga policia. Ka gjithë natën pa gjumë dhe tashmë nuk i intereson më se do të humbë disa para që i ka paguar për të ndjenur më gjatë.  Ai është vetëm njëri nga ata që po braktis pushimet, ndërkohë që nuk dihet nëse të tjerë që kishin pronotuar do të mund të nisen drejt këtij plazhi, që tashmë ka hijen e frikës nga përballjet që mund të vijojnë.

Ngjarja, hapësira për shezllonet kushton katër viktima e dy të plagosur

Hapësira mes shezlloneve në një vend publik solli katër viktima dhe dy të plagosur. Pronarët e hotel “Fantazia” dhe pronarët e hotel “Gocaj” mësohet se e kanë nisur sherrin lidhur me hapësirat publike në plazh që pasditen e së shtunës, duke sjellë më pas, në mesnatë, në orën 00.30 të së dielës, përplasjen me armë, që shënoi katër viktima, mes të cilëve edhe 20 vjeçarin Myzerim Zeneli, i cili thuhet se kish nisur punë vetëm një ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë, nga ana e familjes Ferracaku ka mbetur i vdekur Kujtim Ferracaku dhe është plagosur nipi i tij, Elmilind Dyli, 17 vjeç, si dhe i vëllai i tij, Kujtimit, Hasan Ferracaku. Ndërkaq, nga krahu i Gocajve kanë mbetur të vrarë vëllezërit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj, si  dhe Myzerin Zeneli, 20 vjeç.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë shoqëruar 20 persona me cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen, janë shpallur dy në kërkim për lidhje me personat në konflikt, si dhe janë sekuestruar gëzhojat e armëve që flasin për katër deri në gjashtë të tilla. Njëkohësisht, mësohet se janë sekuestruar pamjet filmike të  dy biznesve në konflikt dhe të biznesve përreth. Sipas dyshimeve të para policore, vëllezërit Ferracaku kanë pasur secili nga një pistoletë sipas dyshimeve dhe dy personat në kërkim dyshohen se kanë qenë të armatosur. Nga ana tjetër edhe vëllezërit Gocaj kanë pasur njëri pistoletë dhe tjetri automatik kallashnikov. Policia ka sekuestruar vetëm një pistoletë deri më tani dhe disa prej gëzhojave që janë nga disa armë të ndryshme.

Kryebashkiakja Ademi: Ngjarja mund të evitohej nëse shteti do vepronte

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, është shprehur se, humbja e 4 jetëve njerëzore mund dhe do ishte evituar nëse Ministria e Turizmit, Agjensia Kombëtare e Bregdetit që administron edhe hapësirën e plazhit në Velipojë, do të kishte vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit. “Konflikti i armatosur në mes të Velipojës, një zonë turistike dhe në mes të sezonit, mund dhe duhej të ishte parandaluar, nëse policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese do të ishin të pranishme në territor, në zbatim të Akteve Normative për orën policore për pandeminë, nëse do të kishin vepruar pērpara sapo janë njoftuar gjatë ditëve të fundit për konflikt të mundshëm”, ka shkruar në statusin e saj në rrjetet sociale Ademi. Ajo kërkoi, në emër të shkodranëve, që strukturat e shtetit të veprojnë dhe të mos jenë thjesht vëzhgues. “Në Velipojë ngjarje të tilla janë shumë të rënda, konflikte të shkaktuara për sjellje dhe vendimarrje të vonuara apo të munguara të shtetit”, shkruan Ademi.

Kreu i Komunitetit Mysliman: Asnjë motiv nuk e justifikon marrjen e një jete

Pas ngjarjes së rëndë të Velipojës ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 persona ka reaguar edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu. Ai ka shkruar në një status se, nuk ka asnjë motiv që të justifikojë marrjen e jetës dhe thekson se kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun. “Nuk ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit. Profeti (a.s.) ka thënë: ‘Ndër mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Zotit shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve’.Ne kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun, nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Ai që e jep, Zoti”, shkruan kreu i KMSH.

Reagon politika/ Çfarë shkroi  për “Velipojën” Meta, Braçe, Basha e Brahimllari

Lidhur me vrasjet në Velipojë ka reaguar politika, që ka dënuar ngjarjen. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përsëriti thirrjen për Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera të sigurisë dhe zbatimin e ligjit për t’u angazhuar maksimialisht për të mbajtur nën mbikëqyrje territorin e vendit. “Përplasja me armë zjarri në Velipojë, me 4 viktima dhe 2 të plagosur, është një tjetër ngjarje tronditëse, që kërkon hetim të plotë të rrethanave dhe shkaqeve. ..Në këtë situatë, që duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe që çdo ditë prodhon fatkeqësisht viktima, secili autoritet i lartë shtetëror duhet të mbajë përgjegjësitë e tij të detyrës dhe të heqë dorë nga propaganda cinike, që nuk mund të mbulojë të vërtetat, që i shohim të gjithë. Rendi dhe siguria publike është dëmtuar seriozisht dhe kërkojnë masa të reja efektive për garantimin e tyre, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe të pronave të qytetarëve ”, shkruan ndër të tjera presidenti Meta.

Ndërkaq, nga Qeveria, pas fshirjes nga rrjetet sociale të përshendetjes së mëngjesit të Kryeministrit Rama me një foto artistike nga plazhi i Velipojës, reagoi zv/ Kryeministri Erion Braçe. Përmes një reagimi në rrjetet sociale Braçe theksoi se është koha që shteti të marrë atë që kudo në botë është publike. Sipas Braçes, problemi është te lënia në dorë e privatëve e disa fushave, për të cilat ai, beson ende se është më mirë t’i menaxhojë shteti. “Beteja me armët dhe të zotët është çështje vullneti e institucioneve nga Policia tek Prokuroria e Gjykata; Ligji është, i ashpër madje!”, u shpreh zv/Kryeminsitri Braçe.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në reagimin e tij pas ngjarjes tragjike në Velipojë, iu referua postimit të kryeministrit Edi Rama që përshëndeti mëngjesin e sotëm me një foto nga bregdeti i Velipojës, pa përmendur ngjarjen dhe më pas e fshiu.  Basha dënon postimin e Ramës, të cilin e quan cinik, teksa shkruan se shteti është gjunjëzuar përpara krimit. Kreu i PD bën përgjegjës për situatën kryeministrin Rama. “Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik. Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”, shkroi Basha në “Twitter”.

Edhe LSI ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, duke e konsideruar ngjarjen si “dështim të shtetit të Rilindjes”. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari tha se ngjarja tregon qartë se Policia e ka humbur funksionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. “Ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë në kulmin e sezonit turistik tregon qartë dështimin e shtetit të Rilindjes. Policia e Shtetit ka humbur funksionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, në parandalimin e ngjarjeve kriminale. Rilindja e ktheu Policinë e Shtetit në institucion statistikash dhe në strukturë elektorale në mbështetje të militantëve dhe grupeve kriminale të Rilindjes”, shkroi Braimllari./ Tirana Today

 

Tags: bashabracebrahimllariMetaVelipoje

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Next Post
Durrës/ Plehrat nuk grumbullohen, qyteti në mesin e sezonit turistik

Durrës/ Plehrat nuk grumbullohen, qyteti në mesin e sezonit turistik

Kush e merr seriozisht në Perëndim një kryeministër që thotë ‘gruas sime i ha…’

Aty ku qeveritarët e hanë shtetin, shtetasit hanë kokën e njëri tjetrit!

Zgjedhjet në PD/ Basha-demokratëve: Të bashkuar kundër regjimit Rama-Doshi

Reagon përsëri Basha: "Peshku qelbet nga koka, boll akuzuat njerëzit!







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com