Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja për hakmarrje në Mamurras, si lindi konflikti mes fiseve Tafa e Mamli

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vrasja për hakmarrje në Mamurras, si lindi konflikti mes fiseve Tafa e Mamli

Me anë të një njoftimi për media Prokuroria e Kurbinit bëri të ditur se ka kërkuar gjithsej 107 vjet burg për 4 persona, të cilët akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese”.  Me anë të një njoftimi të shpërndarë për media Prokuroria, kërkon burg për vëllezërit Mamli dhe Tafa. Mësohet se konflikti mes sy familjeve në fjalë ka nisur në Suedi, por përplasjet kanë vijuar dhe në Shqipëri.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Kurbinit kërkoi dënimet si më poshtë:

 Tom Mamli të dënohet me 33 vjet burgim

Elton Mamli të dënohet me 26 vjet burgim

Gazmir Tafa të dënohet me 24 vjet burgim

Taulant Tafa të dënohet me 24 vjet burgim

Si ndodhi ngajrja në Mamurras? 

Masakra e Mamurrasit, që la dje një viktimë dhe 4 të plagosur erdhi si pasoj e një konflikti në Itali. 

Sapo është kthyer në Mamurras, ish-i dënuari Naim Tafa ka hyrë në bisedime me Dorian Mamlin, kushëri i autorit të ngjarjes, por edhe mik i viktimës, në mënyrë që t’i mundësonte një takim me Enrik Mamlin.

Tafa kërkonte nga Mamli 250 mijë euro, që ai ia kishte borxh që nga koha kur ata punonin bashkë në Itali, pak para se viktima të arrestohej.
Sipas të njëjtave burime, kjo shumë ishte përfituar nga viktima e autori, që dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti të shfrytëzimit të prostitucionit atje.

Tani që kishte përfunduar burgun në Itali dhe ishte kthyer në Shqipëri, Tafa kërkonte paratë që pretendonte se i përkisnin atij, duke qenë se kishte bërë edhe burg për këtë arsye.

Duke dashur që konflikti të zgjidhej pa gjakderdhje, Naim Tafa ka tentuar të ndërmjetësojë me anë të mikut të tij, Dorian Mamli, duke i kërkuar që të bindte kushëririn e vet, Enrikun, për një takim me të.

Por duket se kjo nuk është pranuar nga autori i ngjarjes, i cili madje është konfliktuar edhe fizikisht me kushëririn e vet 31-vjeçar.

Çfarë thoshte policia

Me datë 23.09.2015 rreth orës 11:30 në qytetin e Mamurrasit rrethi Kurbin, ka ndodhur një konflikt mes shtetasve Erik Mamli dhe Dorian Mamli, të cilët janë kushërinj mes tyre, ku shkaku i konfliktit mes dy kushërinjve ishte shoqerimi i Dorianit me shtetasin Naim Tafa. Enriku i kishte kërkuar kushëririt te vet, qe te mos shoqerohej me shtetasin Naim Tafa dhe të afërmit e tij pasi me këta persona ka pasur konflikt të mëparshëm jashtë shtetit. Por shtetasi Dorian Mamli, nuk i eshte bindur kusheririt te tij duke i thene qe i ka shoke dhe do shoqërohet me ta. Ky konflikt verbal mes dy kushërinjve ka agravuar në konfrontim fizik.
Me pas shtetasi Dorian Mamli ka lëvizur me makinen tip Audi A4 me targe AA 111 BN në drejtim të banesës së tij dhe është kthyer për tu mjekuar në ambulancën e qytetit Mamurras, ndërsa Erik Mamli është larguar me automjetin e tij tip Range Rover me targa AA 481 JT në drejtim të banesës së vet.

Gjatë rrugës në hyrje të qytetit Mamurras, pikërisht në hyrje të rrugës për tek Stacioni i Trenit, mjeti tip Benz me targa AA 077 CN, në të cilën ndodheshin shtetasit Naim Tafa, Arjan Tafa (alias Taulant Bedri), Gazmir Elezi (alias Gentjan Tafa) ka përplasur automjetin tip Range Rover me targa AA481JT të drejtuar nga shtetasi Erik Mamli.

Në këto momente , makinat në fjalë kanë ndaluar dhe personat që gjendeshin në to, nga brenda makinave kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri tjetrit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Naim Tafa dhe janë plagosur shtetasit Arjan Tafa, , Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku. Ku këta të fundit kanë qënë jashtë automjeteve. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë. Në vendin e ngjarjes janën sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 gëzhoja fishekësh të armëve të zjarrit, 11 prej të cilave brenda në makinën e shtetasit Erik Mamli, e cila është gjetur e braktisur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes. Në vijim të veprimeve të kryera lidhur me këtë ngjarje, është bërë e mundur kapja e njërit prej autorëve të ngjarjes Enrik Mamli si dhe arma e zjarrit e tip automatik mod 56 kal 7.62mm e përdorur prej tij, arme e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu janë marrë e sekuestruar automjetet e përfshira në vendin e ngjarjes, si dhe një sere veprimesh të tjera hetimore. Në lidhje me këtë ngjarje është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Enrik Dod Mamli, 28 vjeç, lindur dhe banues në Zheje, Njesia Administrative Mamurras, rrethi Kurbin per veprat penale “Vrasje e kryer në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , e 278/5 i K.Penal. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (Viktima Naim Tafa ka qënë i dënuar në Itali për vjedhje, dhe ka dalë nag burgu me datë 08.09.2015 ku është kthyer në Rinas si i depërtuar, me masë 10 vjet, të mos qarkullojë në hapësirën Shengen.)

 Sherri në Suedi për motive të dobëta

Dosja për autorët e vrasjes së Naim Tafës si pasojë e hakmarrjes, është dërguar dje për gjykim nga Prokuroria e Kurbinit. Në njoftimin zyrtar thuhej se pas një hetimi disamujor, Prokuroria e Kurbinit ka ngritur akuzat për kushërinjtë Gazmir dhe Taulant Tafa, të cilët akuzohen për “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.

Ndërkaq, Elton dhe Tom Mamli (vëllezër me njëri-tjetrin) akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese”, dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake si dhe Dorjan Mamli që akuzohet për “moskallëzim krimi”. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Kurbinit, të pandehurit kanë zhvilluar një konflikt të ashpër të armatosur me njëri-tjetrin, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të trenit, ku mbeti i vdekur një person i përfshirë në përleshje dhe u plagosën dy kalimtarë të rastit. Ngjarja ka ndodhur në datën 23.09.2015, ku kushërinjtë Gazmir, Taulant dhe Naim Tafa janë përplasur me armë me vëllezërit Elton dhe Tom Mamli.

Nga konflikti i armatosur ka mbetur i vdekur Naim Tafa, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin bashkë me shumë persona të tjerë në zonën e stacionit të trenit. Nga hetimet e Prokurorisë së Kurbinit, rezulton se konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli ka filluar kohë më parë në Suedi, ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli.

Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri. Rreth një muaj para ngjarjes, i dëmtuari në Suedi, Edmond Tafa dhe i pandehuri Gazmir Tafa kanë rrahur në Mamurras Elton Mamlin. Pas kësaj ngjarjeje, vëllezërit Mamli kanë debatuar edhe me kushëririn e tyre, Dorjan Mamli, për faktin se ky i fundit shoqërohej me Tafajt, të cilët ishin “kundërshtarët e tyre”.

Por, pavarësisht presionit, Dorjan Mamli nuk ka pranuar të shkëpusë marrëdhëniet me Tafajt dhe për këtë arsye, ditën e ngjarjes, më 23 shtator 2015, vëllezërit Elton dhe Tom Mamli kanë rrahur kushëririn e tyre, Dorjan Mamli. Pas këtij episodi, vëllezërit Mamli janë larguar me mjetin e tyre Range Rover. Ndërsa Dorjan Mamli është takuar me kushërinjtë Tafa, të cilëve u ka treguar për ngjarjen. Këta të fundit (Tafajt) kanë dalë me mjetin e tyre, tip “Benz”, në kërkim të vëllezërve Mamli. Të dy palët janë përballur me njëri-tjetrin pranë stacionit të Trenit dhe fillimisht kanë përplasur mjetet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pas përplasjes, të dy palët, të armatosur, kanë dalë nga mjetet dhe kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit.

Konflikti i armatosur ka ndodhur në një moment, kur ambienti përreth ka qenë i populluar me shumë njerëz. Nga goditjet me armë, ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Naim Tafa, i cili gjendej nën shoqërinë e kushërinjve Tafa. Nga ekspertiza, rezulton se ai është vrarë nga arma e përdorur nga Tom Mamli. Po ashtu, nga goditjet me armë, kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët ishin rastësisht në vendin e ngjarjes.

Tags: fiseveHakmarrjekonfliktilindiMamliMamurrasTafavrasja

TË LIDHURA

Lëvizje në drejtimin e Kadastrës së Vlorës
Aktualitet

Lëvizje në drejtimin e Kadastrës së Vlorës

16:15 | 06/06/2025
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

16:01 | 06/06/2025
Festa e Kurban Bajramit në Sheshin Skënderbej
Aktualitet

Festa e Kurban Bajramit në Sheshin Skënderbej

15:57 | 06/06/2025
Next Post
OSDN: Vriten 22 civilë në luftimet pranë Damaskut

OSDN: Vriten 22 civilë në luftimet pranë Damaskut

Shkolla artistike në Gjirokastër nuk ka klasa, mësimi zhvillohet në oborr

Shkolla artistike në Gjirokastër nuk ka klasa, mësimi zhvillohet në oborr

Shkrimtari i njohur francez vjen në Shqipëri, ja vepra e tij

Shkrimtari i njohur francez vjen në Shqipëri, ja vepra e tij

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Lëvizje në drejtimin e Kadastrës së Vlorës
Aktualitet

Lëvizje në drejtimin e Kadastrës së Vlorës

by mirseda
16:15 | 06/06/2025
0

Erjon Galanxhi është larguar nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, pas vetëm tre muajsh në këtë detyrë....

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

16:01 | 06/06/2025
Festa e Kurban Bajramit në Sheshin Skënderbej

Festa e Kurban Bajramit në Sheshin Skënderbej

15:57 | 06/06/2025
Fluks pushuesish dhe trafik në Milot-Lezhë këtë fundjavë

Fluks pushuesish dhe trafik në Milot-Lezhë këtë fundjavë

15:50 | 06/06/2025
Shërbimet online, raporti: Vonesa në përditësimet nga institucionet

Shërbimet online, raporti: Vonesa në përditësimet nga institucionet

15:48 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com