Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja në Milot, flasin fqinjët: Kujtimi e rrihte, Violeta e mbyllte në shtëpi

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vrasja në Milot, flasin fqinjët: Kujtimi e rrihte, Violeta e mbyllte në shtëpi

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik mëngjesin e sotëm. 35-vjeçarja Violeta Donaj vrau me armë zjarri bashkëshortin, Kujtim Donaj. Krimi ndodhi në tregun e Milotit, ku çifti dilte çdo të diel dhe shiste rroba.

Fqinjët e çiftit zbulojnë për Tirana Today marrëdhënien që çifti ka pasur. Ata thonë së Kujtimi luante bixhoz dhe se që prej fillimit mes tyre ka pasur debate, të cilat shkonin deri në dhunë fizike ndaj Violetës.

“Marrëdhënie e tyre ka qenë abuzive. Ai e rrihte, lekët i linte në bixhoz. Kujtimi nuk ishte njeri i keq, të paktën jo për të tjerët pasi ishte një shok i mirë dhe njeri i respektueshëm. Por, në shtëpi gjithçka ndryshonte. Violeta është 10 vjet më e vogël dhe Kujtimi gjithmonë e ka nënshtruar dhe trajtuar keq.

Vitet e fundit, Violeta kishte vendosur të dilte në treg dhe të shiste rroba dhe të gjitha lekët që ajo fitonte, ky i merrte dhe i harxhonte në bixhoz. Nuk është e vërtetë që ai ishte pijanec, por që luante me lojërat e fatit.

Para disa muajsh, Violeta kishte shkuar në Itali dhe ndihmonte vëllain duke i mbajtur fëmijën. Rrinte tre muaj dhe merrte një shumë të caktuar. Pasi u kthye, lekët që morri i futi në bankë, sepse e dinte që ai ia merrte. I kishte bërë ca lojëra duke e gënjyer dhe arriti t’ia merrte edhe ato që kishte në bankë.

Ka pasur raste që Violeta e ka mbyllur burrin në shtëpi dhe ka ikur për te vjehrrit, pasi ka pasur frikë prej tij.  Edhe familjarët e Kujtimit e kanë ditur, që ai ishte problematik. Ajo ka dashur të ndahet disa herë prej tij, por ai e kërcënonte dhe nuk e linte. E rregullonin marrëdhënien për pak kohë, Kujtimi hiqe dorë nga veset. Por, zgjaste pak dhe i rikthehej dhunës dhe bixhozit.”

Ata rrëfejnë për Tirana Today se mbrëmë në darkë çifti pati një zënkë të madhe dhe Violeta u largua për në Lezhë. Dhe se sot në mëngjes ishte ajo që i kërkoi të takoheshin në Milot.

 “Violeta është me origjinë nga Lezha dhe mbrëmë në darkë pas një debati që patën, mori makinën, ka një Smart dhe iku për te prindërit. Dhe në mëngjes i tha të sillte rrobat në Milot për të shitur. Violeta kishte më shumë se një javë që ishte nervoze, e tensionuar dhe nuk fliste me asnjë njeri. E shihnim që ishte ndryshe, por nuk e mendonte njeri se gjendja do të shkonte deri në këtë pikë. Por, duket se ajo e ka menduar gjatë gjithë kësaj kohe veprimin që bëri.”

Banorët thonë se vajza e çiftit, e cila është në klasë të tetë, është në gjendje të traumatizuar dhe se po qëndron me prindërit e Kujtimit. Ndërkohë, djali minoren mendohet të jetë në Lezhë, pasi sipas tyre, Vjoleta e mori me vete kur u largua mbrëmjen e të shtunës. TIRANA TODAY

Tags: e mbylltee rrihteflasinfqinjëtKujtimiMilotshtepiVioletavrasja

TË LIDHURA

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC
Aktualitet

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

10:53 | 06/03/2026
Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme
Aktualitet

Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

10:49 | 06/03/2026
Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

10:18 | 06/03/2026
Next Post
Formacionet/Low lë në stol Hector, Meksika për të surprizuar

Formacionet/Low lë në stol Hector, Meksika për të surprizuar

“Fituesi i Kupës së Botës është me fanellë të verdhë”

“Fituesi i Kupës së Botës është me fanellë të verdhë”

Ford Mustang Shelby GT350, makinë fantastike

Ford Mustang Shelby GT350, makinë fantastike







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC
Aktualitet

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

by mirseda
10:53 | 06/03/2026
0

Në procesin ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, për herë të parë SPAK ka relatuar komunikimet në...

Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

10:49 | 06/03/2026
Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

10:18 | 06/03/2026
Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës

Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës

10:05 | 06/03/2026
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, vështirësi në qarkullim

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, vështirësi në qarkullim

09:56 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com