Sot në orën 12:00 pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda të japë masën e sigurisë për 2 të plagosurit në ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok.
Prokuroria mori dje në pyetje biznesmenin Ervis Martinaj, ndërsa do kërkojë arrest me burg për të dhe mikun e tij Eljon Hate, po ashtu i plagosur. Të dy Martinaj dhe Hate ndodhen në spital, ndërsa janë në masë arresti.
Dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti, teksa tentonte të kalonte kufirin. Hoti dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal.
Shkak i sherrit ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, mendohet të jetë Elvana Gjata. Këngëtarja ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, Ervin Mata i cili është në kërkim.
Po ashtu, në kërkim janë edhe shtetasit Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Mevjol Bilo, 41 vjeç, truprojë i Elvana Gjatës dhe autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës.