Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e teknikut të kondicionerëve, një orë filmim nga tre kamerat e sigurisë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vrasja e teknikut të kondicionerëve, një orë filmim nga tre kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë së një lokali pranë vendit të ngjarjes janë prova më e fortë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, lidhur me vrasjen e teknikut të kondicionerëve. Raportohet se grupi hetimor ka analizuar kapjet e tri kamerave të sigurisë, që kanë filmuar për afro një orë, nga ora 10:33 deri në orën 11:24, të gjitha veprimet e dyshimta të autorëve.

Nëpërmjet këtyre pamjeve është bërë i mundur identifikimi i vëllezërve Griseldo dhe Alban Kusi, të dyshuar si autorë të vrasjes së 26- vjeçarit, Indrit Çelaj. Ndërsa është rrëzuar përfundimisht alibia e babait të tyre, Bujar Kusi, i cili pretendonte se djemtë e tij ndodheshin në plazh, te Gjiri i Lalzit me dy shoqe.

Në dëshminë e tij, i ati i dy djemve pretendonte se i kishin kërkuar lekë, dhe se ai i kishte tërhequr në bankë. “Rreth orës 11:00 më ka marrë në telefon djali im, shtetasi Griseldo Kusi dhe më ka kërkuar shumën e parave prej 50 mijë lekësh të rinj. Unë e kam pyetur se për çfarë i duhen, dhe ai më ka thënë se do të dalë ai dhe vëllai, Albano me dy shoqe. Unë më pas shkova dhe tërhoqa shumën e parave që më kërkoi djali tek banka. Kam edhe faturën e bankës në banesë, dhe këtë shumë parash ua kam dhënë dy djemve. Më pas unë shkova në banesën time, të cilën e sqarova më lart”. Kjo është një pjesë e dëshmisë së Bujar Kusit.

Në dosjen e Prokurorisë theksohet se Griseldo Kusi është filmuar në orën 10:27:30, kur shfaqet në fillim të rrugës, dhe me hap të shpejtë afrohet drejt lokalit. Diku në mes të rrugës dallohet se e afron dorën e djathtë, tek bën sikur i merr erë dhe e sheh me vëmendje. Po kështu dallohet një si njollë e kuqe në brendësi të dorës së djathtë, shkruan “Panorama”. Ndërsa Alban Kusi, në orën 11:24:16, ndodhet në pjesën e pasme të lokalit duke biseduar me shtetasin Agron H., dhe bën lëvizje dhe gjeste të pakontrolluara.

Kronologjia e vrasjes

Nga veprimet e para hetimore doli se shtetasit Ferdinand Bakalli, Bujar Kusi, Ali Sula dhe Luan Çaka nuk kanë dhënë deklarime në përputhje me të vërtetën. Kjo është vërtetuar me pamje filmike, që nuk lënë vend për dyshime.

Konkretisht, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një DVR, te lokali i një shtetasi… Është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik kompjuterik të DVR-së së sekuestruar. Nga ana e ekspertit kriminalist është përpiluar procesverbali ku thuhet se pamjet filmike, për shkak të kapacitetit të madh të tyre, u shkarkuan dhe vihen në dispozicion në DVD me kapacitet prej 25 GB, të cilat janë tërhequr në Institutin e Policisë Shkencore, Tiranë.

Është përpiluar procesverbali për këqyrjen e pamjeve filmike të DVR-së, ku pamjet filmike të këqyrjes fillonin me kamerën nr. 1, e cila monitoron pjesën e brendshme të lokalit me emrin “V…”. DVR shënon 11 minuta mbrapa orës reale.

Në orën 10:33, në lokalin me emrin “V…” hyn shtetasi i identifikuar nga ana jonë si Agron H., i cili shkon në banjën e lokalit për të larë duart dhe pas disa sekondash del nga banja duke shkundur duart, ku dallohet që i ka larë. Në orën 11:15, në lokal hyn shtetasi Ferdinand Bakalli, i cili futet në banjë dhe qëndron rreth 40 sekonda, pastaj del nga banja dhe largohet nga lokali.

Në orën 11:22:29, në lokal hyn shtetasi Agron H., i cili komunikon me kamerierin e lokalit dhe dikë tjetër, të cilin fokusi i kamerës nuk e kap. Në orën 11:27:08, në lokal hyn shtetasi E. Kusi, i cili drejtohet nga tavolina, të cilën fokusi i kamerës nuk e kap, ku mendohet se është ulur edhe shtetasi Alban Kusi.

Në orën 11:27:40, në lokal hyn shtetasi Agron Hasrama dhe shkon në drejtim të tavolinës ku janë ulur shtetasit Alban dhe E. Kusi, ku pasi qëndron dhe bisedon me ta për rreth 35 sekonda, ai largohet përsëri nga lokali.

Ora 11:32:22, shtetasit Alban dhe E. Kusi çohen dhe dalin jashtë lokalit. Më pas, këqyrja vazhdon me kamerën nr. 2, e cila është e vendosur në pjesën e jashtme të lokalit.

Ora 10:27:30, shtetasi Griseldo Kusi shfaqet në fillim të rrugës, me hap të shpejtë afrohet drejt lokalit dhe diku në mes të rrugës dallohet se e afron dorën e djathtë, tek bën sikur i merr erë dhe e sheh me vëmendje. Gjithashtu dallohet një si njollë e kuqe në brendësi të dorës së djathtë.

Ora 10:58:48, nga pjesa e pasme e lokalit dalin shtetasit Ferdinand Bakalli, Griseldo Kusi dhe Agron H.. Pasi bisedojnë për pak sekonda, Ferdinand Bakalli dhe Agron H. ikin me hap të shpejtë dhe në momente të caktuara me vrap, në drejtim të vendit të ngjarjes. Ndërsa Griseldo Kusi shkon në drejtim të pjesës së përparme të lokalit.

Ora 11:00:42, nga pjesa e përparme e lokalit dallohet shtetasi Bujar Kusi, i cili ikën me hap të shpejtë në drejtim të objektit, në të cilin ka ndodhur ngjarja.

Ora 11:01:19, nga fillimi i rrugicës del me vrap shtetasi Agron H., i cili shkon në drejtim të automjetit tip “Audi A8”, në dukje ngjyrë gri, në pronësi të shtetasit E. Kusi.

Ora 11:01:29, shtetasi Agron Hasrama komunikon nga dritarja e djathtë e mjetit tip “Audi” me personin ose personat që ndodhen në mjet.

Ora 11:04:41, nga rrugica në drejtim të lokalit, me shpejtësi vjen një automjet tip “Opel Corsa”, me ngjyrë gri, që figuron në pronësi të Ferdinand Bakallit. Nuk dallohet kush është në mjet.

Ora 11:05:57, nga rrugica e vendit të ngjarjes, në drejtim të lokalit, vjen me hap shtetasi Agron H..

Ora 11:15:05, nga rrugica që të çon në vendin e ngjarjes dalin shtetasit Bujar Kusi dhe Ferdinand Bakalli, të cilët ecin së bashku në drejtim të lokalit.

Ora 11:17:45, nga rrugica që të çon në vendin e ngjarjes, dalin shtetasit Alban Kusi dhe E. Kusi, të cilët drejtohen nga pjesa e përparme e lokalit.

Ora 11:21:20, nga rrugica që të çon në vendin e ngjarjes del shtetasi Luan Çaka, i cili është me personin e identifikuar si Agron H., të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin dhe shkojnë në drejtim të lokalit, në pjesën e përparme.

Ora 11:23:42, shtetasi Alban Kusi, i shoqëruar nga shtetasi Agron H., lëvizin nga para lokalit dhe futen në pjesën e pasme të tij, ku pasi qëndrojnë për disa sekonda, dalin përsëri në drejtim të pjesës së përparme dhe dallohet se Alban Kusi komunikon në telefon. Më pas, këqyrja vazhdoi me kamerën nr. 3, e cila është e vendosur në pjesën e pasme të lokalit.

Ora 11:24:16, Alban Kusi dhe Agron H. ndodhen në pjesën e pasme të lokalit duke biseduar me njëri-tjetrin dhe shtetasi Alban Kusi bën lëvizje dhe gjeste të pakontrolluara.

 

 

Tags: Alban KusiGriseldoIndrit Çelaj

TË LIDHURA

Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie
Aktualitet

Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie

11:52 | 27/01/2026
Malaj: Ulje e informalitetit në turizëm, u rrit me 5% numri i punonjësve 18% fondi i pagave
Ekonomi

Malaj:Fermerët në2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë.508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin

11:27 | 27/01/2026
Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet
Aktualitet

Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet

11:24 | 27/01/2026
Next Post
Qëlloi me armë tre persona në spital, zbardhet dinamika e ngjarjes

Qëlloi me armë tre persona në spital, zbardhet dinamika e ngjarjes

FNSH dhe policia blindojnë spitalin e Fierit, pika kontrolli në qytet

FNSH dhe policia blindojnë spitalin e Fierit, pika kontrolli në qytet

“I mori armën policit”/ Arrestohen dy persona, ja si ndodhi konflikti (foto)

"I mori armën policit"/ Arrestohen dy persona, ja si ndodhi konflikti (foto)







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie
Aktualitet

Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie

by mirseda
11:52 | 27/01/2026
0

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 22.01.2026 dhe bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025,...

Malaj: Ulje e informalitetit në turizëm, u rrit me 5% numri i punonjësve 18% fondi i pagave

Malaj:Fermerët në2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë.508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin

11:27 | 27/01/2026
Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet

Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet

11:24 | 27/01/2026
Vlorë, Presion ndaj punonjësve pas peticionit, pezullohet puna zv.drejtori Hipotekës

Vlorë, Presion ndaj punonjësve pas peticionit, pezullohet puna zv.drejtori Hipotekës

11:19 | 27/01/2026
Kërkoi akt-ekspertim për faksin “Për Shkëlzenin”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi akt-ekspertim për faksin “Për Shkëlzenin”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

11:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com