Aktualitet

“I mori armën policit”/ Arrestohen dy persona, ja si ndodhi konflikti (foto)


               Publikuar në : 22:07 - 31/08/19 M. S

Dy persona janë vënë në pranga nga blutë e Fierit, pak pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ne ambientet e Urgjencës se Spitalit mbrëmjen e sotme.

Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Andon Marko, tha se policia ka arrestuar dy persona, dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Z. Marko ka sqaruar edhe dinamikën e ngjarjes, sipas të cilit, një sherr ka nisur ne Levan dhe ka përfunduar me përdorimin e armëve në spital.

Sipas drejtorit, një person nga pjesëtarët e sherrit i ka marrë armën policit të Patrullës së Përgjithshme aksidentalisht, dhe me të ka qëlluar në drejtim të të plagosurve.

“Kanë qenë dy persona që janë nisur në drejtimt të spitalit, dhe persona që kanë qenë pjesë e sherrit, të gjithë të identifikuar.

Në momentin që personat e dëmtuar kanë ardhur në spitalin e Fierit, ka ndodhur një incident ku policit të Patrullës së Përgjithshme, i kanë marrë aksidentalisht armën nga brezi dhe njëri shtetas që ne tani e kemi identifikuar, ka qëlluar ndaj dy personave me të cilin kishin pasur konfliktin e mëparshëm.

Kemi shoqëruar në polici dy persona, dhe po punojmë për kapjen e dy të tjerëve”, tha drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Andon Marko.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT