Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e studentes, motra e Ariela Muratajt tregon momentet e tragjedisë

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vrasja e studentes, motra e Ariela Muratajt tregon momentet e tragjedisë

Në emisionin e kësaj të hëne në “Pasdite në Top Channel” kanë folur për herë të parë familjarët e studentes 21 vjeçare, Ariela Murataj, që u vra në Tiranë pak ditë më parë nga Aldison Belulaj. Motra e viktimës tregon të vërtetën e ngjarjes dhe lidhjen që kishte viktima me vrasësin.

Bora Murataj ka treguar se më 21 janar ajo ka qenë në shtëpi bashkë me motrën kur ka marrë një telefonatë nga djali i dajës që i thotë se Aldisoni ishte nisur drejt Tiranë me mendje të keqe. Bora tregon se kanë marrë në telefon prindërit për të folur për situatën e më pas kanë tentuar të lidhen me policinë, e cila nuk i është përgjigjur.

Ajo tregon se më pas do të niseshin për te komisariati Nr.4 për të bërë edhe denoncim, dhe po ruheshin që t’i fshiheshin Aldisonit.

“Ai vjen shumë shpejt, e kap motrën në dorën e djathtë dhe menjëherë para derës së Mjekësisë nxjerr pistoletën dhe e godet. Ne kemi bërtitur, por asnjëri nuk na ndihmonte. Ai e godet motrën në këmbën e djathtë, që të mos lëvizte. Më pas na drejton pistoletën edhe neve. Më tej godet sërish motrën, ndërsa më tej nuk e pashë se ku mori plumbi tjetër dhe godet edhe veten. Kemi marrë policinë, ambulancën dhe nuk na përgjigjej njeri. Njerëzit nuk na ndihmonin. Kemi kërkuar ndihmë vetë, ambulanca u vonua më shumë se 20 minuta. I vetmi që na ka ndihmuar ishte një doktor, i cili na thoshte se motra është gjallë. Aldi pasi plagosi motrën ishte ende me pistoletë në dorë. Ai u zvarrit në mënyrë që ta godiste sërish motrën në mënyrë që të mos shpëtonte. Na dërgojnë në rajon më pas dhe kishte mbaruar gjithçka”, tregon motra e viktimës me lot në sy.

Më pas motra e Arielës tregon se ajo dhe Aldisoni nuk kanë qenë kurrë të lidhur, kanë pasur shumë shoqëri, por asgjë më tepër.

“Intervista e plotë”

“Asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur. Ata mund të kenë qenë shokë sepse njiheshin kushërinjtë tanë, që ne i themi vëllezër. Vetëm në mendjen e tij mund të kenë qenë të lidhur. Unë kam jetuar me motrën dhe më mirë se mund t’ia dijë motra-motrës sekretet nuk mund t’ia dijë askush tjetër. Nëse motra do të kishte diçka, ajo do të ma thoshte mua. Asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur. Ata mund të kenë pirë edhe ndonjë kafe shoqërore, por asgjë më tepër. Ai e konsideronte motrën shoqe, ndërsa pasi ai e ka propozuar atë, ajo është shkëputur prej tij. Ai edhe më tej vazhdonte ta propozonte, por motra i thoshte jo”, thotë Bora.

Familjarët e tjerë të Arielës tregojnë se Aldisoni e përndiqte vajzën dhe e kërcënonte herë pas here se do t’i vriste motrën nëse ajo nuk i përgjigjej apo nuk i tregonte se ku ndodhej.

Aldison Belulaj, i cili qëlloi me armë zjarri mesditën e të dielës së kaluar 21-vjeçaren Ariela Murataj para portës së Fakultetit të Mjekësisë, ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Traumës një ditë më parë.

Pasi qëlloi me studenten e juridikut, Belulaj qëlloi edhe veten në një tentativë për t’u vrarë, por pas një jave në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku ndodhej në gjendje kome, 23-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë.

 Top Channel
Tags: Ariela Muratajtmomentetmotrastudentestragjedisëtregonvrasja

TË LIDHURA

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan
Politikë

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë
Politikë

“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

20:02 | 15/12/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 30 janar 2018

Shtypi i ditës, 30 janar 2018

Shtypi nga bota, 30 janar 2018

Shtypi nga bota, 30 janar 2018

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Janar?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Janar?







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
Showbizz

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

by mirseda
22:41 | 15/12/2025
0

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit...

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com