Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Vrasja e Ivanoviç/Beogradi lë pa informacione Prishtinën

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ekzekutimi i liderit serb, gjithçka ndodhi për 2 minuta

Autoritetet në Prishtinë nuk po arrijnë të sigurojnë informacione nga Beogradi në lidhje me zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Katër kërkesa, në formë të shkruar, i janë nisur Qeverisë së Serbisë nga Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, por asnjë prej tyre nuk është kthyer në Prishtinë me përgjigjet në lidhje me informatat që u janë kërkuar autoriteteve serbe.

Qeveria e Kosovës, sipas ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri është shumë e interesuar që autori apo autorët e kësaj vepre kriminale të dalin para drejtësisë.

Oliver Ivanoviç, ishte qëlluar për vdekje më 16 janar, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Ai ishte qytetar i Kosovës, por kishte edhe shtetësinë e Serbisë, andaj ishte paralajmëruar që hetimet të përfshijnë edhe shkëmbimin e informatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Por, sipas ministrit Tahiri, autoritet serbe deri më tani nuk kanë kthyer asnjë përgjigje nga katër shkresat sa kanë dërguar autoritetet e Kosovës në adresë të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë.

“Gjatë kësaj jave ne do të dërgojmë edhe një kërkesë tek autoritet serbe në Beograd, përmes së cilës do të kërkojmë të na bëjnë të ditur statusin e këtyre katër kërkesave. Do të thotë se ku janë. A kanë vullnet të na përgjigjen në to apo si qëndron puna”, tha Tahiri.

Institucionet e Republikës se Kosovës, nënvizoi Tahiri, kanë vullnet që të bashkëpunojnë me palën serbe në Beograd, sa i përket zbardhjes së vrasjes së politikanit serb.

Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, tha Tahiri, i është përgjigjur Ministrisë së Drejtësisë në Beograd, në secilën kërkesë që ka dërguar.

“Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që kryesit e kësaj vepre t’i nxjerrim sa më parë para drejtësisë. Kemi bërë progres jashtëzakonisht të madh në këtë drejtim. Ne kemi vullnetin që të bashkëpunojmë edhe me palën serbe, me Qeverinë e Beogradit, në rast se kanë mundësi të na ndihmojnë çfarëdo prove, që kryesit e kësaj vepre t’i nxjerrim para drejtësisë”, tha Tahiri.

Të shtunën, me urdhër të prokurorit të rastit, autoritetet kompetente kanë arrestuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, në Mitrovicën e Veriut.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin Mitrovicës së Veriut, tha se ata janë arrestuar dhe suspenduar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale manipulim me prova.

“Prokurorët kanë ngritur dyshime për dëmtime të mundshme të provave të vendit të ngjarjes. Për shkak të mossigurimit si duhet të vendit të ngjarjes. Mbi këtë bazë janë arrestuar dy zyrtarë policorë dhe janë suspenduar për 48 orë”, tha Hoti.

Ndryshe, edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, që është mbajtur më 7 shkurt, është diskutuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se gjendja e sigurisë në Kosovë është kërcënim edhe për rajonin derisa, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, duke iu referuar vrasjes së Ivanoviqit ka thënë se autoritetet kosovare nuk do të lënë gur pa lëkundur derisa përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.

Tags: beogradiinformacioneIvanoviçlë paPrishtinënvrasja

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
NBA/Celtic tërheq numrin që ka mbartur “The captain and the truth”

NBA/Celtic tërheq numrin që ka mbartur “The captain and the truth”

Tërheqja e Llallës/Donald Lu: Largimi s’e shpëton nga përgjegjësitë penale

Tërheqja e Llallës/Donald Lu: Largimi s’e shpëton nga përgjegjësitë penale

“Fundjavë Ndryshe” mbjell 200 pemë të reja në Liqenin e Farkës

“Fundjavë Ndryshe” mbjell 200 pemë të reja në Liqenin e Farkës







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Tiranë – Policia ndalon 25 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
Aktualitet

Tiranë – Policia ndalon 25 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

by mirseda
15:34 | 10/11/2025
0

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin për lirimin e korsive të dedikuara për transportin publik dhe...

Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, policia mbërrin për të shoqëruar dy personat e përfshirë

Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, policia mbërrin për të shoqëruar dy personat e përfshirë

15:19 | 10/11/2025
Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

Berisha përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

14:39 | 10/11/2025
SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

SPAK i çon fletëthirrje Sali Berishës, do të pyetet për 21 janarin

14:17 | 10/11/2025
AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

14:06 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com