Për vrasjen pak javë më parë të politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviç, ka reaguar së fundmi raportuesi në Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister. Ai është shprehur se dënon këtë krim dhe kërkon që institucionet gjyqësore kompetente duhet të bëjnë një hetim të menjëhershëm dhe profesional për të.
“Unë dënoj në çdo mënyrë dhe i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së tij. Institucionet gjyqësore kompetente duhet të bëjnë një hetim të menjëhershëm dhe profesional dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë”.
McAllister është shprehur më tej se misioni EULEX duhet të mbështesë autoritetet brenda mandatit të saj.
“Nuk ka alternativë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Ne nuk duhet të lejojmë një krim të tillë të tmerrshëm që të inkurajojë retorikën e rrezikshme në rajon”, tha mes tjerash eurodeputeti McAllister.
Ai ka shtuar gjithashtu se ky vit do të jetë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Komisioni Evropian do të paraqesë Strategjinë e Zgjerimit në Shkurt, raportet individuale të vendit, duke përfshirë Serbinë, në prill dhe samiti BE-Ballkani Perëndimor në Maj në Sofje do të zhvillohet gjithashtu”, deklaroi McAllister./KlanKosova