Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e ish-policit Malko/ Zbardhen rolet e 9 të akuzuarve, nga lëvizjet e tyre tek motivi i atentatit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vrasja e ish-policit Malko/ Zbardhen rolet e 9 të akuzuarve, nga lëvizjet e tyre tek motivi i atentatit

Policia ka zbardhur vrasjen e ish-policit Santiago Malko të ndodhur më 27 gusht dhe ka shpallur në kërkim 8 persona, ndërsa një i nëntë ndodhet pas hekurave prej 15 shtatorit. Policia ka pranuar kërkesën e prokurorisë për t’i klasifikuar në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuarit për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Por si i kishin ndarë rolet të akuzuarit ditën e ngjarjes. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur për “BalkanWeb” një pjesë të dosjes dhe detyrave që kishin 8 të shpallurit në kërkim dhe i arrestuari tashmë Blendi Teta.

ROLET

Leonard Duka dhe Erlis Duka vëllezër me njëri-tjetrin janë pronarë të një lokali në zonën e Freskut ku dyshohet se është thurur plani për vrasjen e Malkos.

Këta persona dyshohet se ndoqën dhe ekzekutuan më 27 gusht në rrugën ‘Xhanfize Keko’, shtetasin Santiago Malko, ish-oficer policie dhe më pas një personazh i njohur në botën e krimit për sa kohë rezultonte i përfshirë në disa ngjarje kriminale, mes të tjerave edhe atë të ndodhur 4 tetorin e vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj edhe ky një personazh i njohur i botës së krimit.

Në dosjen që disponon News24, specifikohen të gjitha lëvizjet e autorëve. Ata kanë lëvizur me dy makina, konkretisht në automjetin tip ‘Scoda Roomster’ kanë qenë të ulur këta persona Ilir Selmani, i cili drejtonte këtë automjet, në vendin e parë Blendi Tetaj, i cili është tashmë i arrestuar me akuzën për moskallëzim krimi, Leonard Duka dhe Ervis Metani, ky i fundit i larguar pak minuta para se të ndodhte ngjarja. Këta persona kanë bërë disa lëvizje. Ndërkohë që në automjetin tip ‘Volkswagen’, golf janë ndodhur personat Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga, Dritan Aga dhe Fatmir Hyseni. Ata fillimisht kanë lëvizur nga zona e Freskut, pasi kanë darkuar në fakt, në drejtim të banesës së Santiago Malkos pas shumë ecejakesh në atë zonë dhe disa rrugica.

Në dosjen hetimore thuhet se Leonard Duka i ka kërkuar Ilir Selmanit që të kthente automjetin sepse më në fund kishte arritur ta identifikonin dhe lokalizonin objektivin e tyre. Ata janë kthyer dhe janë ndaluar pikërisht në rrugën ‘Xhanfize Keko’ ku u qëllua pak minuta më vonë edhe Santiago Malko. Duhet theksuar se të gjithë këtë dëshmi e ka dhënë shtetasi i arrestuar Blendi Teta, i cili nuk është gjendur në momentin e ngjarjes që ishte larguar pak minuta para ngjarjes dhe ka qenë i fshehur në shtëpinë e bashkëjetueses së tij. Ndërkohë që shtetasi Ervis Metani rezulton i përfshirë vetëm për faktin se automjet ‘Golf 5’ është në pronësi të këtij shtetasi.

Mbetet për t’u parë nëse ai është realisht i përfshirë apo prokuroria mund të ndryshojë qëndrim lidhur me të. Sa i përket motivit Santiago Malko ka pasur një debat dhe një konflikt të hershëm me Leonard Dukën, i ka kërcënuar me armë babain dhe dy kushërinj. Megjithatë nuk është ky motivi përfundimtar. Prokuroria është duke hetuar në disa pista, si konflikte për shkak të trafikut të drogës apo ngjarje të tjera kriminale.

Gjithashtu prokuroria e Tiranës më herët ka hetuar dhe ka rrëmuar rreth një ngjarje të rëndë të ndodhur së fundmi në qytetin e Durrësit. Megjithatë janë edhe mjaft pista të tjera të hapura që janë duke u verifikuar për të arritur edhe në një konkluzion final lidhur me arsyet se përse këta persona vendosën të ekzekutonin Santiago Malkon./BW

Tags: autoretngjarjaroletSantiago MalkoZbardhet

TË LIDHURA

Berisha: Atentatin në Rinas e kryen komando policie me urdhër politik
Politikë

Berisha: Atentatin në Rinas e kryen komando policie me urdhër politik

19:19 | 04/02/2026
Rama vizitë në Vatikan, publikon foto nga Bazilika me flamurin shqiptar
Aktualitet

Rama vizitë në Vatikan, publikon foto nga Bazilika me flamurin shqiptar

19:06 | 04/02/2026
Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 37-vjeçari, shoqërohet në polici autori
Aktualitet

Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 37-vjeçari, shoqërohet në polici autori

18:49 | 04/02/2026
Next Post
“Basha s’ka asnjë shpresë ekzistence si lidership”

"Komisioni i Venecias e shkarkoi Metën", Ngjela komenton raportin e publikuar

Shpopullimi nuk ndalet as me thirrje as me predikime

Shpopullimi nuk ndalet as me thirrje as me predikime

Mel Bernstein, kush është amerikani i armatosur me mbi 2500 armë të gjitha llojeve

Mel Bernstein, kush është amerikani i armatosur me mbi 2500 armë të gjitha llojeve







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Berisha: Atentatin në Rinas e kryen komando policie me urdhër politik
Politikë

Berisha: Atentatin në Rinas e kryen komando policie me urdhër politik

by mirseda
19:19 | 04/02/2026
0

Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ngriti zyrë krimi me Ergys Agasin, duke dhënë urdhra për...

Rama vizitë në Vatikan, publikon foto nga Bazilika me flamurin shqiptar

Rama vizitë në Vatikan, publikon foto nga Bazilika me flamurin shqiptar

19:06 | 04/02/2026
Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 37-vjeçari, shoqërohet në polici autori

Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 37-vjeçari, shoqërohet në polici autori

18:49 | 04/02/2026
75 kongresmenë kundër pezullimit të vizave që prek edhe Shqipërinë

75 kongresmenë kundër pezullimit të vizave që prek edhe Shqipërinë

18:06 | 04/02/2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

18:02 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com