Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Vrasja e Almirit 4-vjeçar, gjykata e Kumanovës merr sot vendimin

8 vjet ago
in Të Gjitha
Vrasja e Almirit 4-vjeçar, gjykata e Kumanovës merr sot vendimin

Gjykata e Kumanovës do të vendosë sot për rastin e vrasjes së Almir Aliut, vrasje kjo e ndodhur më 25 qershor të vitit 2016.

Sot jepet vendimin për Boban Iliqi, i cili akuzohet për “vrasje me paramendim dhe tentim për vrasje”.

Prokuroria akuzon për dhunë babain e Almirit, Sedat Aliun, dhe dy të afërm të tij, vepër e cila parasheh dënim me burg prej tre muaj deri në tre vjet.

Ngjarja fatale ndodhi në natën e 25 qershorit, kur prindërit e kishin dërguar të birin Almirin në spital për të marrë injeksion. Ata ishin duke pritur në radhë, për shkak se i lëshuan radhën një personi tjetër që ishte shumë i sëmurë, po ashtu shqiptar. Në atë moment ka ndërhyrë Boban Iliq, i cili ishte i shoqëruar me të dashurën tij.

Këtu filloi një zënkë verbale mes babait dhe të akuzuarit Iliq, e cila më pas në momentin që dolën nga spitali shkaktoi ngjarjen tragjike. Boban Iliqi me një veturë të tipit “Mercedes C200”, në të cilën ishte edhe vëllai i tij Bojan Iliqi, shtypi për vdekje vogëlushin. Por, duke mos përfunduar me kaq, vëllai Bojani doli nga vetura dhe me një shufër hekuri goditi Sedatin, babain e Almirit dhe dy familjarët e tjerë. Almiri për gati një javë luftoi për jetë, por më pas humbi jetën nga lëndimet e rënda.

Boban Iliqi ngarkohet me veprën penale “vrasje me paramendim dhe tentim për vrasje”, ndërsa tre familjarët e Almirit Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri, akuzohen për vepër penale “dhunë”. Për të njëjtën akuzoheshj edhe vëllai i Bobanit, por Prokuroria e ka tërhequr padinë ndaj tij.

Nëna e Almirit, Mixhevere Kasumi, e kishte shumë të vështirë të fliste, pasi dhimbjen nga humbja e Almirit e ka ende të freskët, ndërsa uron që kjo fatkeqësi të mos i ndodhë as armikut.

“Unë kisha dasht që kjo fatkeqësi të mos i ndodhë as armikut më të madh, sepse të të humbë fëmiu prej një dore të keqe nuk është e lehtë. Unë shkova me shëru djalin, e djali më ndërroi jetë, unë nuk mundem ta përballoj këtë të keqe,” thotë Mixhevere Kasumi, nëna e Almirit në një intervistë për TV Shenja.

Duke folur për natën kur ndodhi fatkeqësia, ajo thotë se ende i rrinë në vesh fjalët e Almirit, i cili vazhdimisht po e kërkonte të atin.

“Nuk e harroj kurrë atë natë megjithëse Almiri gjithë atë plagë të rëndë që e ka pasur, thoshte babi ku është, mendonte që e ka mbytur edhe atë”.

Mixhevrja thotë se e gjithë kjo situatë ka bërë që ajo të mos mund të ju kushtojë shumë kujdes dy fëmijëve të tjerë, nga mërzia dhe e keqja që e ka kapluar që nga dita kur ka humbur të birin.

“Unë çdo moment jam me të, mendjen e kam tërë kohën tek ai, vetëm me trup jam këtu, se mendjen e kam gjithë kohës te ai. Kur i shoh shokët, gjeneratën e atij, unë nuk mundem ta përjetoj këtë të keqe, megjithëse i kam edhe dy tjerë, por unë nuk jam e aftë as për këto tjerët, me ju ndihmu të shkojnë në shkollë, me i kry detyrat, nuk jam e aftë pasi e mbaj mendjen vetëm tek ai”.

Ndërsa për atë që Prokuroria ka vendosur që t’ia tërheq akuzat vëllait të Bobanit Bojan Iliqit, Mixheverja tha se është krejtësisht kundër këtij vendimi, duke theksuar se edhe ai është po aq fajtor sa i vëllai.

Tags: almir aliugjykata e Kumanovesjepetvendimivrasja

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Demarkacioni/ “Goditja” amerikane ndaj Kosovës

Demarkacioni/ "Goditja" amerikane ndaj Kosovës

Mesazhi i fortë i Ramës: Ç’do ndodhë me policinë dhe grupet kriminale. Flet dhe ministri Xhafaj

Mesazhi i fortë i Ramës: Ç'do ndodhë me policinë dhe grupet kriminale. Flet dhe ministri Xhafaj

Mezini shuplakë Bashës: PD – automjet privat “mos i fol shoferit”!

Mezini shuplakë Bashës: PD - automjet privat “mos i fol shoferit”!

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025




TË FUNDIT

Do shtrëngojmë masat ligjore për zjarrvënësit”, Rama: Kush humbi banesat dhe krerët e bagëtive nga flakët, do dëmshpërblehet qindarkë për qindarkë
Aktualitet

“Së shpejti hap dyert Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”, Rama njofton edhe flotën e dronëve: Kemi nisur porositë

by mirseda
14:06 | 04/10/2025
0

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të hapet Akademia e Forcave Ajrore, që do të...

Prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë, arrestohet 43-vjeçari i armatosur në Tiranë

Prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë, arrestohet 43-vjeçari i armatosur në Tiranë

14:02 | 04/10/2025
Berisha djeg kandidaturat politike për Tiranën: Ka më shumë shanse për ata që vijnë nga…

Berisha djeg kandidaturat politike për Tiranën: Ka më shumë shanse për ata që vijnë nga…

13:59 | 04/10/2025
Aksident në Durrës/ Makina përplas biçikletën, plagoset 63-vjeçari

Aksident në Durrës/ Makina përplas biçikletën, plagoset 63-vjeçari

13:56 | 04/10/2025
U gjet i pajetë në Lezhë/ Zbardhet ekspertiza, Gjergj Tushën e vrau demi. Bashkëshortja: Kafsha ishte e egër

U gjet i pajetë në Lezhë/ Zbardhet ekspertiza, Gjergj Tushën e vrau demi. Bashkëshortja: Kafsha ishte e egër

13:25 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com